Gjykata e Larte me ne fund jep drejtesi per punonjesit e Albpetrol

Filed under: Lajme te reja |

551Ne vitin 2010, perpara se Albpetrol te nxirrej ne shitje, u pushuan nga puna rreth 1200 punonjes. Ne ate kohe kjo kompani u kujdes qe te bente mire proceduren e pushimit nga puna, por nuk njohu shperblimin per vjetersi ne pune. Ne rastin e punonjesve te Albpetrol, shuma e shperblimit per vjetersi ishte shume e madhe, pasi te gjithe punonjesit kishin punuar aty rreth 30-40 vjet dhe u takonte secilit rreth 15-20 paga mujore shperblim. Res Publica e dergoi ceshtjen ne gjyq duke bindur 10 punonjes te kerkonin zgjidhjen me ane te rruges gjyqesore. Shume te tjere ishin te dekurajuar sepse kishin degjuar se gjykata nuk do u jepte te drejte dhe cdo mundim do te ishte i kote. Dhe vertet qe nisi te ndodhte ajo qe kishin frike punonjesit. Gjykata e Rrethit Fier i rrezoi padite. Gjykata e Apelit Vlore gjithashtu. Mbetej vetem te provohej standardi i drejtesise se Gjykates se Larte.

Nga 10 punonjesit qe nisen kete perpjekje, vetem 6 prej tyre rezistuan deri ne Gjykaten e Larte ende me shprese te drejtesia. Res Publica nuk hoqi dore per asnje cast nga perpjekja. Sot, Gjykata e Larte ka nisur te pranoje keto padi. Deri tani 3 prej ceshtjeve jane fituar dhe 3 te tjera presin rradhen per gjykim, duke e ditur rezultatin paradhenie.

Suksesi i vonuar i kesaj perpjekjeje eshte tregues i dy aspekteve: Nga njera ane, tregon se e drejta fiton kur je i vendosur per te shkuar deri ne fund. Nga ana tjeter tregon se drejtesia e vonuar eshte vrasese shprese dhe drejtesi e mohuar per shume te tjere qe kishin me pak besim tek e drejta e tyre.

Ky sukses, pavaresisht se i vonuar dhe i reduktuar, na jep fuqi sot qe te bindim me shume njerez heren tjeter, duke i bindur ata te pakten per dicka: Kur beson se ke te drejte, hidhe nje fare ne toke sot, ujite, dhe pas ca kohesh do korresh suksesin. Nese nuk mbjell asgje, fajin kryesor e ke vete.

Res Publica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *