Objektivat strategjikë

Objektivat strategjike te qendres Res Publica per vitet 2012-2017 jane:

  • Sigurimi i aksesit efektiv ne drejtesi te individeve ne nevoje;
  • Sigurimi i llogaridhenies se zyrtareve te shtetit, permes advokimit dhe litigimit strategjik;
  • Mbrojtja e te drejtave procedurale te viktimave te shkeljeve te te drejtave te njeriut, me fokus te vecante ne mbrojtjen e te drejtave te viktimave ne procesin penal dhe te miturit ne konflikt me ligjin;
  • Forcimi i transparences dhe mireqeverisjes ne administraten publike, me fokus te vecante ne mbrojtjen e mjedisit dhe sfiden ndaj praktikave korruptive;
  • Promovimi i te drejtes se strehimit, me fokus te vecante ne mbrojtjen e grupeve te ish qiramarresve te debuar nga pronat e kthyera pronareve dhe komunitetin Rom;
  • Zhvillimi i lirise se shprehjes, lirise se informimit dhe gazetarise etike;
  • Si nje objektiv strategjik i lidhur, rritja dhe thellimi i njohurive te avokateve dhe gjyqtareve mbi jurisprudencen e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

Res Publica ofron mbrojtje  per grupet e mëposhtme:

  • Individë në nevojë;
  • Sindikata dhe grupime te tjera profesionistësh;
  • Banorë te zonave të ekspozuara apo të dëmtuara nga veprimtari të rrezikshme;
  • Persona te diskriminuar per shkak te rraces, bindjeve politike, orientimit seksual, etj.;
  • Gazetare dhe aktiviste te te drejtave te njeriut.

Res Publica perzgjedh çështje me profil të përbashkët, kur zgjidhja e ceshtjes ka rendesi jo vetem per nje individ, por per nje kategori me te gjere individesh qe gjenden ne te njejtin pozicion, dhe qe kane nje kauzë të përbashkët. Res Publica synon krijimin e precedentëve për dhënien e një formule efikase zgjidhjeje për raste të ngjashme, si dhe përmirësimin e njohurive të grupeve ekzistuese, per te drejtat e tyre.

Res Publica lobon për arritjen e marrëveshjeve, amendimin e ligjeve, permes konsultimit publik në favor të kategorive te caktuara dhe grupeve vulnerabel;