Nga teoria në praktikë: E drejta e strehimit dhe mbrojtja nga dëbimi, me fokus çështjet e strehimit për komunitetin Rom [Ashkali] dhe Egjyptian

Filed under: Lajme te reja |

banner CoE HELPKëshilli i Evropës, nëpërmjet zyrave të tij në Tiranë dhe Prishtinë dhe me Përkrahjen e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Rome, organizojnë, së bashku me qendrën Res Publica, me seli në Tiranë, në bashkëpunim dhe me Dhomën Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri dhe Kosovë, një trajnim për juristët nga Shqipëria dhe Kosova në lidhje me të drejtën e strehimit, duke pasur fokus të veçantë komunitetin rom [ashkali] dhe egjyptian, në Tiranë, Shqipëri,  në datat 15-16 dhjetor 2014.

Qëllimi i këtij trajnimi është që të promovojë ndërgjegjësimin në mesin e juristëve nga Shqipëria dhe Kosova për kushtet dhe sfidat e komunitetit rom [ashkali] dhe egjyptian, duke prezantuar standartet e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës, si dhe jurisprudencën mbi të drejtën për strehim, me qëllim rritjen e aftësisë së pjesëmarrësve për zbatimin e këtyre standardeve në praktikën e tyre ligjore.

Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë, në ambientet e Hotel Tirana International, më 15-16 dhjetor 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *