Përgjigje ndaj Transparenca.al. E vërteta e reklamave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Filed under: Lajme te reja |

birce-hasko-tellall-trifoni-ne-f-320x180Dje, portali i njohur i Qeverisë “transparenca.al” ka “sqaruar” se shkaku, sipas tyre, për mosdhënien e kontratave të reklamave për 2009-2013 ishte sepse dokumentat e kërkuara nga Res Publica ishin sekret hetimor. Sipas tyre, Ministria e kishte bërë të ditur këtë arsye, por Res Publica e dërgoi çëshjen në gjykatë. Sipas tyre, pas ankimit tonë në Gjykatën e Apelit, ndodhi që hetimi u mbyll dhe dokumentat nuk ishin më sekret dhe për këtë arsye Gjykata pranoi padinë. Përpjekje e mirë kjo e transparenca.al, por që nuk thotë të vërtetën.

Meqënëse lajmi i parë u vu në dyshim dhe versioni i transparenca.al pretendohet të jetë “e vërteta”, po japim edhe një të vërtetë tjetër, sipas parimit “e treta, e vërteta”, si më poshtë:

Së pari, Ministria e Mbrojtjes nuk u përgjigj kurrë as ndaj kërkesës dhe as ndaj ankimit administrativ të bërë më pas, para se Res Publica të niste gjyqin.

Së dyti, nën hetim ishin vetëm reklamat e vitit 2013 sepse pretendohej që ato ishin bërë në kohën e fushatës zgjedhore në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ndërkohë, reklamat e viteve 2009, 2010, 2011 dhe 2012 NUK ishin objekt i ndonjë hetimi.

Gjykata e Apelit vendosi të detyrojë Ministrinë e Mbrojtjes që të japë të gjithë dokumentat e kërkuara për vitet 2009-2012, pikërisht sepse këto dosje (ndryshe nga ato të vitit 2013) nuk kishin përbërë asnjëherë sekret hetimor, ndryshe nga sa pretendon Transparenca.al se gjykata pranoi padinë sepse hetimi u mbyll gjatë kohës së gjykimit.

Vendimin e kemi publikuar online (kliko këtu), në gjuhën shqipe, vetëm 11 faqe, por për t’ia lehtësuar punën operatorëve të Transparenca.al, po u japim edhe një ekstrakt nga faqja 9:

“…konkludohet se ndalimi i palës së paditur për t’i dhënë palës paditëse informacionin e kërkuar konsiston vetëm në ndalimin e dhënies së dokumenteve zyrtare që i perkasin vitit 2013, pjese e procedimit penal të nisur. Për rrjedhojë, për sa kohë që për vitet 2009,2010, 2011 dhe 2012, nuk rezultoi e provuar në gjykim, madje as nuk u pretendua nga pala e paditur, ekzistenca e pengesave të ligjshme, kjo e fundit ka detyrimin për të vënë në dispozicion të palës paditëse të gjithë informacionin e kërkuar…”

Shprehim keqardhje për faktin se kur konstatohet se Transparenca.al gënjen një herë, të krijohet natyrshëm dyshimi se kjo mund të ndodhë edhe për “të vërtetat” e tjera që ndodhen aty.

Do të ishte mirë që Transparenca.al të marrë masa për të përgënjeshtruar lajmin e djeshëm, për të mos cenuar besueshmërinë e saj, si dhe, pse jo, të publikojë vetë të gjitha kontratat që kërkohen, pavarësisht se kanë kaluar dy vjet pritjeje dhe tashmë ka edhe një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *