Dita Botërore e Ligatinave –

Filed under: Lajme te reja,Veprimtari |

Data 2 Shkurt është shpallur si “Dita Botërore e Ligatinave”. Kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 Shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsarit.

Ligatinat, ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, dhe përbëjnë një ekosistem mjaft të rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.

Së bashku me Shoqatën e Ornitologjike Shqiptare (AOS) dhe Pseda Ilira, Res Publica mori pjesë në mbjelljen e 200 fidanëve të pishave në një pjesë të zhveshur të bregdetit në parkun Kombëtar “Divjakë – Karavasta”. Ky ishte një kontribut simbolik në kuadër të projektit “Let’s make Divjaka Natual Again”, por më shumë ishte një ndihmë modeste për natyrën e cila po përjeton shpyllëzim të shpejtë. Ndryshimi nis nga ndërgjegjësimi. Më tej mundimi merret më lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *