{"id":2346,"date":"2022-12-27T15:40:01","date_gmt":"2022-12-27T14:40:01","guid":{"rendered":"https:\/\/www.respublica.org.al\/?p=2346"},"modified":"2022-12-27T15:40:05","modified_gmt":"2022-12-27T14:40:05","slug":"kombinat-aty-projektet-e-rindertimit-i-hapen-rruge-shpernguljes-se-detyruar-te-banoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/?p=2346","title":{"rendered":"<strong>Kombinat, aty projektet e rind\u00ebrtimit i hap\u00ebn rrug\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb detyruar t\u00eb banor\u00ebve<\/strong>"},"content":{"rendered":"\n<p>Ekspertiza t\u00eb pasakta, rr\u00ebnime objektesh n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, qytetar\u00eb q\u00eb enden gjykatave e t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn panikun e shp\u00ebrnguljes, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta q\u00eb fshihet pas planeve t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr projektin e KombinArt.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb Mart\u00ebn e 7 korrikut 2020,<a href=\"https:\/\/rindertimi.gov.al\/galeri\/kombinart-prezantimi-i-planit-per-rindertimin-e-kombinatit-nje-nga-zonat-me-te-prekura-nga-termeti-i-26-nentorit-ne-tirane-e-cila-do-te-kthehet-ne-nje-pol-te-ri-zhvillimi-ekonomik-social-kulturor\/\"> <\/a><a href=\"https:\/\/rindertimi.gov.al\/galeri\/kombinart-prezantimi-i-planit-per-rindertimin-e-kombinatit-nje-nga-zonat-me-te-prekura-nga-termeti-i-26-nentorit-ne-tirane-e-cila-do-te-kthehet-ne-nje-pol-te-ri-zhvillimi-ekonomik-social-kulturor\/\">kryeministri Edi Rama<\/a> mblodhi n\u00eb hollin e konferencave nj\u00eb tuf\u00eb zyrtar\u00ebsh ku nuk mungonte Erjon Veliaj si Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe Ministrja e Kultur\u00ebs, Elva Margariti. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, kur nuk kishin kaluar 6 muaj nga t\u00ebrmeti, kreu i qeveris\u00eb kishte vendosur t\u00eb prezantonte projektin \u201cm\u00eb ambiciozi t\u00eb 100 viteve t\u00eb Tiran\u00ebs Kryeqytet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr zon\u00ebn e Kombinatit, nj\u00eb lagje periferike n\u00eb jug-per\u00ebndim t\u00eb Tiran\u00ebs, rreth 6 kilometra larg nga qendra e qytetit. I pag\u00ebzuar m\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr nga Kombinati i Tekstileve \u201cStalin\u201d i nd\u00ebrtuar me mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Sovjetik n\u00eb fillim t\u00eb viteve 50-t\u00eb, sot kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb lufte ku qeverisja socialiste k\u00ebrkon t\u00eb ler\u00eb vul\u00ebn e vet t\u00eb rind\u00ebrtimit, nd\u00ebrsa banor\u00ebt jan\u00eb organizuar kund\u00ebr m\u00ebnyrave abuzive t\u00eb qeveris\u00eb, duke formuar Grupimin p\u00ebr Mbrojtjen e Kombinatit (GMK).<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Rr\u00ebnim dhe shp\u00ebrngulje<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs nuk kishte koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur. Qeveria kishte miratuar zonat e reja zhvillimore dhe ajo q\u00eb vendor\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebnin ishte prodhimi i dokumentacionit administrativ q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonin zbatimin e planeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Tre muaj pas prezantimit t\u00eb projektit t\u00eb shekullit, Bashkia e Tiran\u00ebs nxori vendimet e para q\u00eb do i hapnin rrug\u00eb nd\u00ebrtimeve. E filluan me vendime t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb objekteve t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti i 26 N\u00ebntorit t\u00eb 2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisur nga vendimet e marra, duket se mbledhja e dat\u00ebs 28 Shtator 2020 e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs kishte n\u00eb target vet\u00ebm Kombinatin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb <a href=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1MERwb4ZMz4ukaXmp1jevPGNdVY5wFbko\/view?usp=sharing\">u vendos rr\u00ebnimi i 19 pallateve n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb<\/a><strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shembull, p\u00ebr pallatin nr. 157, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ekspertiz\u00ebs s\u00eb thelluar t\u00eb porositur nga Bashkia Tiran\u00eb, ishte vler\u00ebsuar me shkall\u00eb d\u00ebmtimit DS4, nd\u00ebrsa kostoja e p\u00ebrforcimit t\u00eb objektit e kalonte vler\u00ebn 70% t\u00eb kostos s\u00eb rind\u00ebrtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPallati jon\u00eb nuk kishte p\u00ebsuar asnj\u00eb d\u00ebmtim n\u00eb struktur\u00eb, n\u00eb muret ndar\u00ebse apo edhe n\u00eb kolona. Kishte pak d\u00ebmtime n\u00eb suva dhe ne prisnim q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim riparimet e duhura sipas fondit t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit q\u00eb do t\u00eb nxirrte bashkia\u201d &#8211; tregon p\u00ebr Res Publica nj\u00eb nga banor\u00ebt, shtetasi D.B. i cili ka nisur proces gjyq\u00ebsor kund\u00ebr Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe Institutit t\u00eb Nd\u00ebrtimit. M\u00eb her\u00ebt ky shtetas iu drejtua nj\u00eb studioje private ekspert\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt e vler\u00ebsuan pallatin q\u00eb ishte d\u00ebmtuar n\u00eb shkall\u00ebn DS2.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastet kur pallati \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb shkall\u00ebn DS2 banor\u00ebt p\u00ebrfitojn\u00eb 250 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr familje, nd\u00ebrsa, n\u00ebse shkalla e d\u00ebmtimit \u00ebsht\u00eb DS3, vlera e p\u00ebrfitimit \u00ebsht\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr familje, q\u00eb ato ti b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb riparimet. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto shkall\u00eb d\u00ebmtimi, pallatet nuk duhen shembur, por riparuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Por n\u00eb vend t\u00eb granteve, banor\u00ebve t\u00eb pallatit 157 i mb\u00ebrriti lajmi p\u00ebr prishjen e detyruar t\u00eb godin\u00ebs dhe largimi i tyre nga banesa.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPas asnj\u00eb lajm\u00ebrim zyrtar tek ne vinin punonj\u00ebs bashkiak\u00eb apo edhe polic\u00eb duke na th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb dilnim nga sht\u00ebpia. T\u00eb frik\u00ebsuar, qoft\u00eb nga t\u00ebrmeti, por edhe nga forca e shtetit, disa banor\u00eb braktis\u00ebn banes\u00ebn edhe pse pallati nuk kishte p\u00ebsuar d\u00ebmtime q\u00eb rrezikonte jet\u00ebn ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte u detyruam t\u2019i drejtohemi gjykat\u00ebs\u201d- tregon Balla.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas 10 muajsh procesi gjyq\u00ebsor,m\u00eb 7 Mars 2022 gjykata vendosi t\u00eb shfuqizoj\u00eb aktet e prodhuara nga Bashkia Tiran\u00eb, duke penguar planin e Bashkis\u00eb t\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse pallati sot \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, banor\u00ebt thon\u00eb se ende jetojn\u00eb me frik\u00eb pasi, sipas tyre, plani i Bashkis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballimi i pasojave t\u00eb shkaktuara nga t\u00ebrmeti, por hapja e shesheve t\u00eb reja t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb Kombinat synimi \u00ebsht\u00eb shfarosja e pallateve t\u00eb vjetra dhe degdisja, shp\u00ebrngulja e banor\u00ebve n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr dhe b\u00ebrja e pallateve t\u00eb reja aty.\u201d, tregon nj\u00eb tjet\u00ebr banor i pallatit.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti i pallatit 157 nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm q\u00eb banor\u00ebt e Kombinatit ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb pron\u00ebn e tyre me vendim gjykate.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs jan\u00eb ngritur mbi 20 padi ku banor\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb shfuqizimin e akteve mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vendosur shembja e detyruar e objekteve.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb hetimeve gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se vendimet e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs jan\u00eb bazuar mbi ekspertiza t\u00eb pasakta, t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb certifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt edhe nga Instituti i Nd\u00ebrtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto akte \u00ebsht\u00eb pretenduar se k\u00ebto pallate kan\u00eb nivel d\u00ebmtimi DS4, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt e caktuar nga gjykata i kan\u00eb vler\u00ebsuar me nivel DS1, DS2 ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq DS3, q\u00eb n\u00ebnkupton rikonstruksion dhe jo shembje.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dokumenteve gjyq\u00ebsore, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e ekspertizave t\u00eb porositura nga Bashkia Tiran\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb kontestuar n\u00eb gjykat\u00eb, mbajn\u00eb firm\u00ebn e t\u00eb nj\u00ebjtit inxhinier, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bashkia refuzoi dh\u00ebnien e informacionit p\u00ebr kontratat e n\u00ebnshkruara me k\u00ebt\u00eb inxhinier apo dhe fakteve t\u00eb konstatuara nga gjykata.<\/p>\n\n\n\n<p>Dokumentet gjyq\u00ebsore t\u00eb proceseve t\u00eb hapura nga qytetar\u00ebt flasin p\u00ebr shkelje ligjore e ekpertiza t\u00eb cilat nuk p\u00ebrkojn\u00eb me realitetin. N\u00eb prevetiv\u00eb ka z\u00ebra t\u00eb panevojsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rritur vler\u00ebn e riparimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive. K\u00ebto z\u00ebra p\u00ebrfshijn\u00eb punime dheu t\u00eb panevojshme, prishje t\u00eb suvas\u00eb s\u00eb jashtme aty ku nuk ka fare suva t\u00eb jashtme, \u00e7mimer arbitrare dhe pa asnj\u00eb projekt p\u00ebr instalimet elektrike dhe hidraulike, apo deri dhe te sistemimi i gjelb\u00ebrimit jasht\u00eb, q\u00eb nuk ka kurrfar\u00eb lidhjeje me p\u00ebrforcimin e pallatit.<\/p>\n\n\n\n<p>E nd\u00ebrsa n\u00eb gjykat\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procesh vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura, n\u00eb Kombinat familjet e prekura nga t\u00ebrmeti jetojn\u00eb ende me frik\u00ebn e ruspave dhe shp\u00ebrnguljes.<\/p>\n\n\n\n<p>Edmond \u00c7ata, nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb iu drejtua gjykat\u00ebs, tregon se ekspertiza e kryer n\u00eb pallatin 146, ku ai banon, kishte parregullsi q\u00eb nisnin q\u00eb me sip\u00ebrfaqen e pallatit dhe numrin e kateve, pasakt\u00ebsi k\u00ebto q\u00eb ulnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive vler\u00ebn e rind\u00ebrtimit dhe rrisnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive vler\u00ebn e p\u00ebrforcimit t\u00eb objektit, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihej me sforco raporti 70%, i cili legjitimonte Bashkin\u00eb t\u00eb shembte objektin.<\/p>\n\n\n\n<p>Edmondi ia doli t\u00eb mbroj\u00eb pron\u00ebn e tij me vendim gjykate, por ai thot\u00eb se k\u00ebto \u201cpasakt\u00ebsi\u201d q\u00eb jan\u00eb konstatuar edhe nga gjykata tashm\u00eb nuk duket se jan\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme p\u00ebr rastin e Kombinatit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMbi k\u00ebto akte u bazuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb i hapin rrug\u00eb shesheve t\u00eb reja t\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d- thot\u00eb Edmondi, sipas t\u00eb cilit jan\u00eb mbi 650 familje n\u00eb Kombinatit t\u00eb prekura nga t\u00ebrmeti q\u00eb jetojn\u00eb me frik\u00ebn q\u00eb do t\u00eb zhvendosen n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lagje, t\u00ebr\u00ebsisht periferike.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjendur p\u00ebrball\u00eb vendimeve arbitrare t\u00eb pushtetit por edhe n\u00eb kushtet e nj\u00eb terri informativ, banor\u00ebt e prekur nga procesi i rind\u00ebrtimit kan\u00eb krijuar &#8220;Grupimi p\u00ebr Kombinatin&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Edmondi nj\u00eb nd\u00ebr nism\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij grupimi thot\u00eb se misioni \u00ebsht\u00eb informimi dhe sqarimi p\u00ebr banor\u00ebt dhe bizneset e prekur nga t\u00ebrmeti, pallatet e t\u00eb cil\u00ebve pritet t\u00eb merret nj\u00eb vendim, ose \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi nga Bashkia Tiran\u00eb p\u00ebr shembje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb thuajse e pamundur t\u00eb kesh informacion t\u00eb qart\u00eb t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb po ndodh. N\u00ebse do i referohesh deklaratave apo dhe vendimeve t\u00eb bashkis\u00eb dhe t\u00eb qeveris\u00eb, nuk kupton asgj\u00eb. At\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb para nj\u00eb viti nuk e gjen reale sot. Aktualisht nuk dihet sa pallate jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u shembur, \u00e7do t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebto banor\u00eb apo dhe forma ligjore q\u00eb do t\u00eb ndiqet p\u00ebr ato raste kur nd\u00ebrtesat jan\u00eb shembur\u201d- shpjegon Edmondi.<\/p>\n\n\n\n<p>Res Publica e pati t\u00eb pamundur t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb nga Bashkia e Tiran\u00ebs sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb nd\u00ebrtesave q\u00eb jan\u00eb shembur, apo dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb trajtimit t\u00eb banor\u00ebve q\u00eb humb\u00ebn banesat e tyre, qoft\u00eb nga t\u00ebrmeti, ashtu edhe nga ruspat e bashkis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesat e pafundme t\u00eb qendr\u00ebs Res Publica referuar ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit jan\u00eb refuzuar nd\u00ebrkoh\u00eb <a href=\"https:\/\/docs.google.com\/document\/d\/1rBbjDzMhsfUZaxSeRzpkRlz8zSobgwGC\/edit?usp=sharing&amp;ouid=102092754139969396428&amp;rtpof=true&amp;sd=true\">Ministria e Infrastruktur\u00ebs, konfirmoi<\/a> se n\u00eb zon\u00ebn e Kombinatit jan\u00eb parashikuar p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar 16 banesa kolektive, t\u00eb llojit pallat.<\/p>\n\n\n\n<p>Por nd\u00ebrtimet q\u00eb Ministria i quan nd\u00ebrtesa kolektive, p\u00ebr kryebashkiakun e Tiran\u00ebs konsiderohen si nd\u00ebrtimi i nj\u00eb lagjeje t\u00eb re, e cila do t\u00eb nd\u00ebrtohet p\u00ebr t\u00eb strehuar familjet e prekura nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/tirana.al\/artikull\/kombinart-projekti-qe-e-transformon-kombinatin-ne-polin-e-ri-te-kryeqytetit\">Sipas Erion Veliajt<\/a>, ky \u201c\u00ebsht\u00eb projekti m\u00eb ambicioz i 100 viteve t\u00eb Tiran\u00ebs Kryeqytet\u201d. Sipas tij, p\u00ebrmes k\u00ebtij projekti do t\u2019i jepet zgjidhje jo vet\u00ebm strehimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb prekur nga t\u00ebrmeti, por edhe familjeve t\u00eb tjera. \u201cKy projekt p\u00ebrfshin 1.5 milion metra katror\u00eb nd\u00ebrtim. \u00cbsht\u00eb ndoshta nd\u00ebrtimi m\u00eb ambicioz i 100 viteve t\u00eb Tiran\u00ebs kryeqytet, ku do t\u00eb akomodoj\u00eb 21.534 njer\u00ebz\u201d- deklaroi kryebashkiaku.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb planit p\u00ebr KombinArt, u tha se aty do t\u00eb ket\u00eb &nbsp;4 institucione t\u00eb reja arsimore; 9 pika sociale e kulturore, si dhe 5 sheshe publike me sh\u00ebrbime t\u00eb reja: Sheshi i Teknologjis\u00eb, Sheshi i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe Sheshi i Gastronomis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>P\u00ebrfituesit e projektit t\u00eb shekullit<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tre dit\u00eb pasi K\u00ebshilli Bashkiak vendosi prishjen e detyruar t\u00eb 19 pallateve n\u00eb Kombinat, Bashkia e Tiran\u00ebs nisi procedurat p\u00ebr hapjen e tenderit me objekt \u201cRind\u00ebrtimi i nj\u00ebsive t\u00eb banimit n\u00eb nd\u00ebrtesa (pallat) n\u00eb zon\u00ebn e shpallur p\u00ebr zhvillim t\u00eb detyruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Me her\u00ebt qeveria<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=w-tA4uCUNX4\">, m\u00eb 30 janar t\u00eb 2020,<\/a> kishte p\u00ebrcaktuar lagjen periferike t\u00eb Tiran\u00ebs si nj\u00eb nd\u00ebr 9 zonat ku do t\u00eb nd\u00ebrtoheshin lagjet e reja p\u00ebr banor\u00ebt e prekur nga t\u00ebrmeti i 26 N\u00ebntorit 2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Dokumentet e siguruara nga Res Publica tregojn\u00eb se m\u00eb 1 Tetor 2020 <a href=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/1T3IU_06bXIfc_j2cs3uUJrWi0UGwIB-V\/edit?usp=sharing&amp;ouid=102092754139969396428&amp;rtpof=true&amp;sd=true\">Bashkia hapi 16 procedura tenderimi<\/a> p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 16 objekteve me nj\u00eb vler\u00eb totale investimi prej 6,337,113,514.90 lek\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet procedur\u00ebs, \u201cKontrat\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb Marr\u00ebveshje Kuad\u00ebr\u201d Bashkia i linte afat 12 ditor 15 kompanive t\u00eb p\u00ebrzgjedhura t\u00eb ofronin propozimin e tyre p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objekteve. Kriter kryesor vler\u00ebsues ishte ajo e ofert\u00ebs m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Aranita Brahaj, Drejtoresha e \u201cOpen Data Albania\u201d, organizat\u00eb e cila merret edhe me p\u00ebrpunimin e publikimin e procedurave t\u00eb tenderimit t\u00eb institucioneve shqiptare, thot\u00eb se k\u00ebto lloj kontratash ngr\u00ebn\u00eb shum\u00eb flamuj t\u00eb kuq:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAutoriti kontraktues p\u00ebrmes Procedurave t\u00eb Kufizuara ose Negocimit pa Shpallje, i p\u00ebrzgjedh vet\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb dhe negocion kushtet e kontrat\u00ebs me nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb prej tyre, duke shmangur s\u00ebrish gar\u00ebn e hapur mes operator\u00ebve. T\u00eb dyja k\u00ebto procedura kufizojn\u00eb konkurrenc\u00ebn mes operator\u00ebve dhe nuk lejojn\u00eb zhvillimin e gar\u00ebs s\u00eb hapur, duke l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr dyshime p\u00ebr korrupsion\u201d- thot\u00eb Brahaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr projekte komplekse, Res Publica zbuloi se Bashkis\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur vet\u00ebm 3 muaj koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr fituesit e t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb kontratat, t\u00eb cilat refuzoi t\u2019i b\u00ebj\u00eb publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse nd\u00ebrtimet jan\u00eb kategorizuar n\u00eb programin e rind\u00ebrtimit, projektet p\u00ebrkojn\u00eb me planet e bashkis\u00eb t\u00eb miratuara shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara t\u00ebrmetit, n\u00eb prill 2017, n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet <a href=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/17at85JPJRe131trFkYy8F8EBQcMoPD2_\/view?usp=sharing\">masterplani \u201cTirana 2030\u201d<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Plani parashikon nd\u00ebrhyrjen n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 573 hektar\u00ebsh ku 5 qendrat e reja t\u00eb vendosura n\u00eb 5 km nga qendra do t\u00eb jen\u00eb qytete t\u00eb mir\u00ebfillta brenda qytetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kontratat e lidhura me kompanit\u00eb e p\u00ebrzgjedhura n\u00eb procesin e rind\u00ebrtimit n\u00eb Kombinat p\u00ebrkojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb masterplan, por q\u00eb n\u00eb Korrik t\u00eb 2020 u pag\u00ebzua edhe me nj\u00eb em\u00ebr arti.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs thot\u00eb se n\u00eb procesin e tenderimit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb asnj\u00eb projekt<a href=\"https:\/\/www.skyscrapercity.com\/threads\/tirana-projects-construction.701700\/page-47#post-171823380\"> <\/a>i quajtur \u201cKombinArt.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e parashtruar p\u00ebr informacion, p\u00ebr projektin KombinArt, ju informojm\u00eb se Drejtoria e Prokurimeve nuk ka nj\u00eb projekt me k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim n\u00eb planin e prokurimeve p\u00ebr buxhetin e vitit 2022\u201d- thuhet n\u00eb <a href=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1vpr_vNX-RvmYHLxFwtDuVYBcxnMT8LSi\/view?usp=sharing\">p\u00ebrgjigjenq\u00eb Res Publica mori<\/a> nga koordinatorja p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkia sakt\u00ebson se projektet e nd\u00ebrtimit n\u00eb Kombinat jan\u00eb bazuar n\u00eb planet vendore dhe nj\u00eb studim t\u00eb realizuar p\u00ebr llogari t\u00eb tyre nga kompani q\u00eb u p\u00ebrzgjodh\u00ebn me \u201cProcedur\u00eb t\u00eb Kufizuar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021 Bashkia n\u00ebnshkroi me \u201cAtelier 4\u201d shpk &#8211; \u201cKejsi 05\u201d shpk &#8211; \u201cSeed Consulting\u201d shpk, nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb zon\u00ebs zhvillimore n\u00eb Kombinat.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas <a href=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1ZudJVvIJsaXcgSPqXlyozddILIpzwvBX\/view?usp=sharing\">dokumenteve t\u00eb tenderit<\/a>, zona q\u00eb do t\u00eb merrej n\u00eb studim ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn jug- per\u00ebndimore t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsish rreth 6 km larg qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe rreth 145 Ha, e p\u00ebrcaktuar si zon\u00eb e re zhvillimore sipas Planit t\u00eb Detyruar Vendor.<\/p>\n\n\n\n<p>Por Bashkia e Tiran\u00ebs refuzoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike projektin mbi Kombinatin dhe detajet e tij, me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb prokuruar ende prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDetaje t\u00eb projektit nuk mund t\u2019ju vihet n\u00eb dispozicion pasi ende nuk \u00ebsht\u00eb prokuruar nga Autoriteti Kontraktor\u201d- shpjegoi zyra e informimit, sipas t\u00eb cil\u00ebs projekti \u00ebsht\u00eb hartuar bazuar n\u00eb planet vendore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb zyra e bashkis\u00eb referoi ishte<a href=\"https:\/\/planifikimi.gov.al\/index.php?eID=dumpFile&amp;t=f&amp;f=6698&amp;token=ff4aeaf967201d46c536b278df8725523ecb07f4\"> <\/a><a href=\"https:\/\/planifikimi.gov.al\/index.php?eID=dumpFile&amp;t=f&amp;f=6698&amp;token=ff4aeaf967201d46c536b278df8725523ecb07f4\">nj\u00eb link,<\/a> ku flitet pik\u00ebrisht p\u00ebr realizimin e atyre projekteve t\u00eb cil\u00ebt banor\u00ebt e Kombinatit thon\u00eb se po ndodh shp\u00ebrngulja e tyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rind\u00ebrtimit. Vullneti i tyre p\u00ebr t\u2019u organizuar dhe adresuar problemin n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore, deri tani rezulton e vetmja forc\u00eb q\u00eb po kund\u00ebrshton Bashkin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, p\u00ebr ta detyruar at\u00eb q\u00eb t\u00eb sillet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, me pahir.<\/p>\n\n\n\n<p>L.C.<\/p>\n\n\n\n<p><em>* Ky artikull u realizua n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201cP\u00ebr nj\u00eb proces rind\u00ebrtimi m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d t\u00eb mb\u00ebshtur nga LevizAlbania, nj\u00eb projekt i Agjencis\u00eb Zvicerane p\u00ebr Zhvillim dhe Bashk\u00ebpunim, SDC.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspertiza t\u00eb pasakta, rr\u00ebnime objektesh n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, qytetar\u00eb q\u00eb enden gjykatave e t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn panikun e shp\u00ebrnguljes, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":2347,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"","ast-site-content-layout":"","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"default","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"footnotes":""},"categories":[6,5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2346"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2346"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2346\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2348,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2346\/revisions\/2348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2347"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}