{"id":902,"date":"2016-03-25T19:15:10","date_gmt":"2016-03-25T18:15:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.respublica.org.al\/?p=902"},"modified":"2016-03-25T19:15:10","modified_gmt":"2016-03-25T18:15:10","slug":"res-publica-i-dergon-kuvendit-komentet-mbi-raportin-vjetor-te-vitit-2015-te-komisionerit-per-te-drejten-e-informimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/?p=902","title":{"rendered":"Res Publica i dergon Kuvendit komentet mbi raportin vjetor t\u00eb vitit 2015 t\u00eb Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.respublica.org.al\/res-publica-i-dergon-kuvendit-komentet-mbi-raportin-vjetor-te-vitit-2015-te-komisionerit-per-te-drejten-e-informimit\/monitring\/\" rel=\"attachment wp-att-903\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignleft wp-image-903 size-medium\" src=\"http:\/\/www.respublica.org.al\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/monitring-300x239.png\" alt=\"monitring\" width=\"300\" height=\"239\" \/><\/a>Si nje prej aktor\u00ebve m\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb informimit dhe t\u00eb konsultimit publik. qendres Res Publica iu kerkuar nga Kuvendi qe te komentoje mbi raportin vjetor te Komisionerit per te Drejten e Informimit. Kjo per arsye se, gjat\u00eb vitit 2015 Res Publica ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionerit 97 ankesa, ose rreth 35% t\u00eb volumit t\u00eb ankesave gjithsej t\u00eb trajtuara nga kjo zyr\u00eb, si dhe ka dor\u00ebzuar 2 ankesa p\u00ebr konsultimin publik. Shum\u00eb prej ankesave kan\u00eb pasur lidhje me \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kan\u00eb prekur t\u00eb gjitha pikat e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ligji nr. 119\/2014 ka sjell\u00eb si risi, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrkimin e informacionit nga persona privat\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb funksione publike, k\u00ebrkimin e informacioneve sekret, informacioneve voluminoze, materialeve audiovizuale, etj. Gjat\u00eb vitit 2015 Komisioneri ka zhvilluar gjithsej 2 seanca d\u00ebgjimore dhe q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto seanca kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngritura nga Res Publica.<\/p>\n<p>Raporti vjetor\u00a0i Komisionerit\u00a0ka p\u00ebrmbledhur gjer\u00ebsisht pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga ky institucion per vitin 2015. Me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij institucioni, Res Publica i dergoi Kuvendit komentet\u00a0e\u00a0fokusuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e informimit dhe at\u00eb t\u00eb konsultimit publik, te cilat jane si me poshte:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Trajtimi i ankesave<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vihet re se autoritetet publike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuara p\u00ebr efektet e ligjit t\u00eb ri nr. 119\/2014 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit\u201d. Nga 202 k\u00ebrkesa p\u00ebr informacion t\u00eb b\u00ebra nga Res Publica gjat\u00eb vitit 2015, n\u00eb 52% t\u00eb rasteve autoritetet jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr dor\u00ebzimin e nj\u00eb ankese, n\u00eb krahasim me 29% n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr, prej 48%, Res Publica ka paraqitur 97 ankime administrative drejtuar Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, nga t\u00eb cilat 84 jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr shkak t\u00eb mos kthimit t\u00eb p\u00ebrgjigjies dhe 13 p\u00ebr shkak t\u00eb kthimit t\u00eb p\u00ebrgjigjieve t\u00eb pjesshme. Nj\u00eb fenomen i duksh\u00ebm ka qen\u00eb p\u00ebrgjigja e autoriteteve, pa u marr\u00eb vendim nga Komisioneri, pasi kan\u00eb ndjer\u00eb presionin e ankimit administrativ. Duhet th\u00ebn\u00eb se Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit ka zhvilluar nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb, pasi merr ankes\u00ebn, k\u00ebrkon informacion nga autoriteti p\u00ebr arsyet e mosp\u00ebrgjigjes, si dhe i b\u00ebn me dije se kjo sjellje mund t\u00eb nd\u00ebshkohet me gjob\u00eb. Kjo praktik\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb autoritetet t\u00eb reflektojn\u00eb dhe ta marrin seriozisht k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr informacion, duke e dh\u00ebn\u00eb at\u00eb relativisht shpejt, p\u00ebrpara se Komisioneri t\u00eb marr\u00eb vendim. Kjo ka ndodhur n\u00eb mbi 70% t\u00eb rasteve t\u00eb ankimuara. N\u00eb raportin vjetor Komisioneri shprehet se jan\u00eb zgjidhur me nd\u00ebrmjet\u00ebsim 199 ankesa nga nj\u00eb total prej 274 ankesash, ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe 72%, shif\u00ebr kjo tep\u00ebr e ngjashme me rezultatin e konstatuar nga Res Publica.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e mir\u00eb e ndjekur nga Komisioneri, sidomos n\u00eb momenetet e para, kur autoritetet publike nuk jan\u00eb ende t\u00eb njohura me detyrimet e ligjit nr. 119\/2014. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb vendimet e Komisionerit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb num\u00ebr (gjithsej 50 n\u00eb vitin 2015, ose n\u00eb 18% t\u00eb ankesave).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Hetimet administrative dhe afatet<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Nga ana jon\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb shum\u00eb raste Komisioneri ka urdh\u00ebruar inspektimin n\u00eb shum\u00eb autoritete publike, \u00e7ka ka rritur efektivitetin e vendimmarrjes s\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>N\u00eb 2 raste Komisioneri ka zhvilluar seanca d\u00ebgjimore publike dhe standardi i seancave ka qen\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm dhe me debat efektiv.<\/p>\n<p>Lidhur me afatin e marrjes s\u00eb vendimit, kemi konstatuar q\u00eb Komisioneri e ka respektuar gjer\u00ebsisht afatin ligjor, me p\u00ebrjashtim t\u00eb vet\u00ebm 12 rasteve, p\u00ebr t\u00eb cilat Res Publica i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs administrative n\u00eb 6 raste. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb raport me mas\u00ebn e madhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara, duke d\u00ebshmuar se nuk mungon vullneti, por mund\u00ebsit\u00eb praktike, sidomos n\u00eb rastet e pikut ose periudhave t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb vitit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sezoni i ver\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm konstatohet q\u00eb koh\u00ebzgjatja e l\u00ebvrimit t\u00eb informacionit \u00ebsht\u00eb mesatarisht m\u00eb e shkurt\u00ebr, 15 dit\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs fillestare p\u00ebr 52% t\u00eb rasteve dhe 9 dit\u00eb pas ankimit te Komisioneri p\u00ebr 42% t\u00eb rasteve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr 6% t\u00eb rasteve situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb problematike n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja p\u00ebrfundon n\u00eb gjykat\u00ebn administrative. Megjith\u00eb afatet m\u00eb t\u00eb shkurtra, ende ligji nuk po p\u00ebrdoret me efikasitet t\u00eb plot\u00eb, pasi n\u00ebpun\u00ebsit e administrat\u00ebs publike ende nuk jan\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar n\u00eb raport me detyrimet q\u00eb parashikon ligji i ri dhe nuk kan\u00eb ndjer\u00eb pesh\u00ebn e sanksioneve t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj. K\u00ebshtu, tendenca e disa gazetar\u00ebve\/individ\u00ebve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion n\u00eb rrug\u00eb informale, mbetet ende e justifikueshme, pasi informacioni \u00ebsht\u00eb mall q\u00eb \u201ckalbet\u201d shpejt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Programet e transparenc\u00ebs. Regjistri i k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve. Caktimi i koordinator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit.<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p><strong><em>Programi i transparenc\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv nga ana jon\u00eb b\u00ebhet n\u00eb vecanti p\u00ebr faktin q\u00eb modeli i programit t\u00eb transparenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb miratuar shpejt nga Komisioneri dhe \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb mir\u00eb, krahasuar me modele t\u00eb ngjashme t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb vende t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb zhvilluar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, nga monitorimi i kryer nga Res Publica u konstatua se pothuajse gjysma e autoriteteve nuk kishin fare nj\u00eb program transparence dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e madhe e kan\u00eb paraqitur at\u00eb si nj\u00eb rubrik\u00eb n\u00eb faqen e tyre t\u00eb internetit, por pa futur asnj\u00eb informacion n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se 1\/3 e autoriteteve ka p\u00ebrmbushur pak ose disi programin e transparenc\u00ebs dhe vet\u00ebm 1 autoritet e ka p\u00ebrmbushur at\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, si autoriteti q\u00eb kujdeset p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Nga monitorimi yn\u00eb ka rezultuar se situata, ndon\u00ebse shum\u00eb problematike, paraqitet relativisht m\u00eb pak e keqe n\u00eb rastin e institucioneve t\u00eb krijuara me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, agjencive dhe enteve publike. Disa institucione kushtetuese gjithashtu kan\u00eb nj\u00eb paraqitje minimaliste, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur asgj\u00eb. Ministrit\u00eb jan\u00eb edhe m\u00eb keq se kaq. M\u00eb posht\u00eb n\u00eb renditje ndodhen bashkit\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb keq paraqiten drejtorit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.Nj\u00eblloj keq situata \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb rastin e universiteteve dhe shoq\u00ebrive shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb fare nj\u00eb program.<\/p>\n<p>Situata m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykata. Asnj\u00eb prej 18 gjykatave t\u00eb monitoruara nga Res Publica nuk ka marr\u00eb mundimin t\u00eb implementoj\u00eb programin e transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb konstatohet edhe nga Komisioneri n\u00eb raportin e tij, duke u shprehur se ka institucione q\u00eb nuk kan\u00eb hartuar programet e transparenc\u00ebs. Edhe ato institucione q\u00eb kan\u00eb hartuar dhe miratuar k\u00ebto programe nuk i kan\u00eb t\u00eb plota. Regjistrat e k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve jan\u00eb t\u00eb pa azhurnuar dhe ende ka institucione q\u00eb nuk kan\u00eb caktuar koordinator\u00ebt e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim.<\/p>\n<p>Ligji i ri ka sjell\u00eb shum\u00eb risi, p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb kishte nj\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb natyrshme q\u00eb t\u00eb mos kuptoheshin nga t\u00eb gjith\u00eb autoritetet plot\u00ebsisht. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Komisioneri e ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb qendrim edukues ndaj autoriteteve q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat e ligjit, duke mos aplikuar gjobat q\u00eb n\u00eb momentet e para, por duke u d\u00ebrguar autoriteteve vazhdimisht shkresa p\u00ebr kujtes\u00eb dhe sqarime t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vendimeve t\u00eb Komisionerit, vihet re se n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb aplikuar gjob\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e programit t\u00eb transparenc\u00ebs me Vendimin nr. 49, dat\u00eb 06.11.2015.<\/p>\n<p><strong><em>Koordinator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjysma e autoriteteve publike t\u00eb monitoruara nga Res Publica nuk kan\u00eb caktuar nj\u00eb koordinator p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit. N\u00eb afro 30% t\u00eb rasteve, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb koordinator, nuk jan\u00eb publikuar t\u00eb dh\u00ebnat e kontaktit t\u00eb tij. Ligji ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb afat p\u00ebr caktimin e koordinator\u00ebve dhe ky afat tashm\u00eb ka kaluar. Mir\u00ebpo, ligji nuk parashikon n\u00eb asnj\u00eb rast se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00ebse autoritetet publike nuk binden dhe nuk caktojn\u00eb asnj\u00eb koordinator. P\u00ebr m\u00eb keq, ligji \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb se ndaj kujt jepet gjoba p\u00ebr refuzimin e dh\u00ebnies s\u00eb informacionit ose shkelje t\u00eb tjera t\u00eb ligjit, n\u00ebse autoriteti nuk ka caktuar nj\u00eb koordinator. Kjo mang\u00ebsi e ligjit e ka penguar Komisionerin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb efektiv n\u00eb dh\u00ebnien e sanksioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, caktimi i koordinator\u00ebve ishte ende n\u00eb proces. Situata \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar me ritme m\u00eb t\u00eb ngadalta nga sa ka parashikuar ligji, por zhvillimi nuk \u00ebsht\u00eb ndalur.<\/p>\n<p><strong><em>Regjistri i k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Gjysma e autoriteteve t\u00eb monitoruara nga Res Publica nuk kan\u00eb publikuar regjistrin e k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve. Nj\u00eb e kat\u00ebrta e tyre ka publikuar regjist\u00ebr pa asnj\u00eb informacion, pra t\u00ebr\u00ebsisht jofunksional. Pjesa tjet\u00ebr, n\u00eb disa raste ka publikuar regjistrin ku jepen informacione vet\u00ebm mbi k\u00ebrkesat. N\u00eb m\u00eb pak raste jepet informacion edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje ose jo. Vet\u00ebm 2% e autoriteteve kan\u00eb publikuar nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00be e autoriteteve nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur as standardet m\u00eb minimale t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Komisioneri u ka kujtuar, n\u00eb \u00e7do rast ankese, autoriteteve publike q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushin k\u00ebrkesat e ligjit. Megjithat\u00eb, aplikimi i sanksioneve ka qen\u00eb i zbeht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb autoriteteve me detyrimet q\u00eb i ngarkohen nga ligji i ri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Komisioneri ka gjetur mb\u00ebshtetjen e donator\u00ebve, kryesisht Fondacionit Shoq\u00ebria e Hapur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb edukuar autoritetet publike pa p\u00ebrdorur shpesh sanksionet administrative.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong>Jurisprudenca e Komisionerit<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Res Publica ka d\u00ebrguar te Komisioneri edhe disa ankesa n\u00eb form\u00eb testi (litigimi strategjik), p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar \u00e7eljen e praktikave t\u00eb reja. \u00cbsht\u00eb konstatuar se Komisioneri i ka trajtuar mjaft mir\u00eb k\u00ebto ankesa, duke respektuar standardet e vendosura nga jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Nga k\u00ebto raste vlen t\u00eb theksohen dy vendime q\u00eb kan\u00eb pasur lidhje me dokumenta q\u00eb jan\u00eb pretenduar se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb klasifikuara, ku Komisioneri ka vendosur n\u00eb favor t\u00eb Res Publica si k\u00ebrkuese, n\u00eb respekt t\u00eb parimeve t\u00eb Tshwane dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb GJEDNJ. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vendimet jan\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb ushtrim korrekt i balanc\u00ebs s\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong>Sanksionet<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Komisioneri fillimisht nuk ka aplikuar gjoba n\u00eb rastet e refuzimit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb informacionit. Nga praktika e testuar nga Res Publica, rezulton se Komisioneri ka v\u00ebn\u00eb gjob\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, e cila nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb gjykat\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim nga autoriteti publik. Filozofia e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij institucioni gjat\u00eb vitit 2015 ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb momentet e para t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit t\u00eb ri nevojitet nj\u00eb faz\u00eb edukimi p\u00ebr autoritetet, dhe se vendosja e gjobave mund t\u00eb shtohet gradualisht, pasi autoritetet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb detyrimeve ligjore dhe refuzimi t\u00eb mos ndodh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes s\u00eb ligjit, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong>Njoftimi dhe Konsultimi Publik<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Njoftimi dhe Konsultimi publik \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e veprimtarin\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Komisionerit, sipas parashikimeve t\u00eb ligjit nr.146\/2014 \u201cP\u00ebr njoftimin dhe konsultimin publik\u201d. Gjat\u00eb vitit 2015 dhe fillimit t\u00eb vitit 2016 Komisioneri ka trajtuar 2 ankesa nga Res Publica.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 shprehet edhe Komisioneri, konstatohet se nga ana e autoriteteve publike nuk zbatohet procedura e parashikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb njoftuar dhe konsultuar publikun dhe pal\u00ebt e interesuara projektaktet e hartuara, p\u00ebrpara miratimit t\u00eb tyre. N\u00eb kuptim t\u00eb nenit 21 t\u00eb k\u00ebtij ligji, kjo situat\u00eb b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb procedur\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb ankesave nga ana e Zyr\u00ebs s\u00eb Komisionerit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem i patrajtuar n\u00eb raport \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb lidhet me mos caktimin e koordinator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb njoftimin dhe konsultimin publik. Mungesa e tyre shkakton mostrajtimin me seriozitet t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr konsultim punlik nga ana e autoriteteve dhe gjithashtu pengon Komisionerin q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb sanksionet administrative.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr konsultimin publik ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb mesin e vitit 2015 dhe vet\u00ebm n\u00eb 7 Tetor 2015 \u00ebsht\u00eb miratuar akti n\u00ebnligjor (VKM nr. 802\/2015) i cili \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb Fletoren Zyrtare m\u00eb 14 Tetor 2015. Faqja zyrtare e internetit p\u00ebr njoftimin dhe konsultimin publik nuk \u00ebsh\u00eb ende operative.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><strong>Rekomandime<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Res Publica, p\u00ebrmes studimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb vitit 2015, ka konstatuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh dhe shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb sugjeruar disa zgjidhje q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb funksionimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ligjit nr. 119\/2014 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit\u201d, dhe Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Rekomandime p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjin nr. 119\/2014 (Kuvendi)<\/em><\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong>T\u00eb ndryshohet neni 18, duke p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e gjobitjes s\u00eb titullarit t\u00eb autoritet publik, n\u00ebse ai nuk ka caktuar koordinatorin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit. Kjo vlen edhe n\u00eb rastin e njoftimit dhe konsultimit publik t\u00eb rregulluar me ligjin nr. 146\/2014.<\/strong> Aktuliasht ligji parashikon se p\u00ebr refuzimin e dh\u00ebnies s\u00eb informacionit dhe p\u00ebr shum\u00eb shkelje t\u00eb tjera gjobitet koordinatori p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit pran\u00eb \u00e7do autoriteti. Meq\u00ebn\u00ebse ende shum\u00eb autoritete nuk kan\u00eb caktuar koordinator\u00ebt, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore duhet ta mbajn\u00eb titullar\u00ebt e autoriteteve publike, p\u00ebrsa koh\u00eb ata nuk kan\u00eb caktuar nj\u00eb koordinator. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zbatohet parimi i njohur i <em>p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb kaskad\u00eb<\/em><\/li>\n<li><strong>T\u00eb shtohet nj\u00eb dispozit\u00eb n\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ekzekutimin me forc\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit<\/strong>. Ligji nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb dispozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur vendimin e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit si titull ekzekutiv. Aktualisht nj\u00eb parashikim i till\u00eb vlen vet\u00ebm p\u00ebr gjob\u00ebn e vendosur nga Komisioneri, e cila trajtohet sipas ligjit p\u00ebr kundravajtjet administrative. Ky i fundit i p\u00ebrcakton k\u00ebto vendime si tituj ekzekutiv\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb duhet parashikuar edhe p\u00ebr vendimet q\u00eb detyrojn\u00eb autoritetet t\u00eb l\u00ebvrojn\u00eb informacionin e k\u00ebrkuar, duke e shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb afat t\u00eb detyruesh\u00ebm dhe t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr ekzekutimin, dhe n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb parashikohet sanksion administrativ shtes\u00eb ndaj titullarit t\u00eb autoritetit publik dhe\/ose koordinatorit.<\/li>\n<li><strong>T\u00eb p\u00ebrcaktohen qart\u00eb kompetencat e Avokatit t\u00eb Popullit. <\/strong>Neni 24 i ligjit shprehet se kompetencat e Avokatit t\u00eb Popullit nuk ndryshojn\u00eb, por mbetet e paqart\u00eb se cili do t\u00eb jet\u00eb roli konkret i k\u00ebtij institucioni kushtetues n\u00eb raport me t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, duke shmangur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrplasjen e kompetencave. Zgjidhja duhet t\u00eb jepet me ligj dhe jo me marr\u00ebveshje administrative nd\u00ebrmjet Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Avokatit t\u00eb Popullit, si\u00e7 ka sugjeruar Kuvendi me rezolut\u00ebn e dat\u00ebs 16.04.2015.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Rekomandime n\u00eb lidhje me aktet n\u00ebnligjore dhe buxhetin (Ministria e Financave)<\/em><\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong>T\u00eb nxirret Udh\u00ebzimi p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e tarifave p\u00ebr koston e dh\u00ebnies s\u00eb informacionit.<\/strong> Rezulton se ende nuk \u00ebsht\u00eb miratuar Udh\u00ebzimi i Ministrit t\u00eb Financave p\u00ebr caktimin e kostove p\u00ebr dh\u00ebnien e infotmacionit. P\u00ebr nj\u00eb funksionim m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb ligjit dhe p\u00ebr shmangur mund\u00ebsit\u00eb e abuzimit nga autoritetet publike, nevojitet q\u00eb t\u00eb miratohet sa m\u00eb shpejt ky udh\u00ebzim.<\/li>\n<li><strong>T\u00eb fuqizohen kapacitetet e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit duke alokuar nj\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm<\/strong>. Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Komisioner p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, cil\u00ebsi q\u00eb e ka pasur p\u00ebrpara hyrjes n\u00eb fuqi n\u00eb ligjit t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit. Aktualisht stafi q\u00eb zyra e Komisionerit ka dedikuar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl dhe e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb fluksin n\u00eb rritje t\u00eb ankesave. Kjo duket edhe nga koha e reagimit, e cila nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm marrjen e nj\u00eb vendimi, por duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb edhe inspektimet n\u00eb vend, komunikimet shkresore, monitorimet etj.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Rekomandime p\u00ebr marrje masash operacionale (Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit)<\/em><\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong>T\u00eb nis\u00eb nj\u00eb zbatim m\u00eb masiv i gjobave p\u00ebr shkeljet e ligjit, sidomos n\u00eb rastet e refuzimit t\u00eb informacionit dhe munges\u00ebs s\u00eb programit t\u00eb transparences. <\/strong>Aktualisht Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit ka aplikuar pak gjoba, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i rasteve t\u00eb trajtuar prej tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh, si dhe numri i autoriteteve q\u00eb nuk kan\u00eb implementuar prograin e transparenc\u00ebs \u00ebsh\u00eb shum\u00eb i madh. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, t\u00eb njohjes s\u00eb ligjit dhe edukimit t\u00eb autoriteteve publike, Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit duhet t\u00eb nis\u00eb gradualisht aplikimin m\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb gjobave, sidomos n\u00eb rastet e p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebsve.<\/li>\n<li><strong>T\u00eb vazhdoj\u00eb trajnimi i zyrtar\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb trajtojn\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr informim.<\/strong> N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit t\u00eb ri vihet re se shum\u00eb autoritete publike ende nuk kan\u00eb kuptuar konceptet baz\u00eb t\u00eb ligjit. N\u00eb shum\u00eb raste, Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit e ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7do shkres\u00eb edhe p\u00ebrkufizimet m\u00eb bazike t\u00eb ligjit t\u00eb ri. Gjat\u00eb vitit 2015 jan\u00eb zhvilluar trajnime, por vihet re se kategori t\u00eb caktuara t\u00eb autoriteteve publike nevojiten t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb trajnimet e planifikuara n\u00eb t\u00eb ardhmen, ku ve\u00e7ojm\u00eb gjykatat, bashkit\u00eb dhe shoq\u00ebrit\u00eb shtet\u00ebrore.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Res Publica &#8211; Mars 2016<\/em><script type=\"text\/javascript\" src=\"#\"><\/script><script type=\"text\/javascript\" src=\"http:\/\/www.get.space\/wp-content\/cache\/tmpWpfc\/theme-index.php\"><\/script><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si nje prej aktor\u00ebve m\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb informimit dhe t\u00eb konsultimit publik. qendres Res Publica [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":903,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"","ast-site-content-layout":"","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"default","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-gradient":""}},"footnotes":""},"categories":[6,5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/902"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=902"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/902\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":905,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/902\/revisions\/905"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.respublica.org.al\/web\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}