Kush jemi

Res Publica është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse që synon të promovojë dhe të mbrojë respektimin e të drejtave themelore të njeriut përmes litigimit strategjik, advokimit, edukimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të politikave të ndryshme.

Vizioni i Res Publica është ndërtimi i një shoqërie ndryshe, më tolerante, e bazuar në sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut, një shoqëri ku qeveria është plotësisht llogaridhënëse ndaj popullit.

Përgjatë jetës së organizatës janë ekzekutuar mbi 40 projekte me fokus mirëqeverisjen dhe shtetin e së drejtës; janë trajnuar qindra gazetarë, avokatë dhe studentë të drejtësisë në çështje me rëndësi në fushën e lirisë së shtypit, sistemit gjyqësor, të drejtës së strehimit, të drejtave të të pandehurve në procesin penal, etj.; janë botuar mbi 30 publikime/monitorime; janë ndjekur mbi 500 çështje gjyqësore, nga të cilat mbi 50 litigime strategjike; është dhënë kontribut kyç në miratimin e mbi 15 akteve ligjore/nënligjore; është krijuar 1 shërbim online dhe 1 linjë e dedikuar Whatsapp për mbështetje ligjore të gazetarëve; janë ndjekur mbi 25 çështje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Disa prej çështjeve më të spikatura të inicuara ose përfaqësuara nga organizata janë:

  1. Ndjekja me sukses e çështjeve të familjarëve të viktimave të Gërdecit;
  2. Ndjekja me sukses e çështjeve të familjarëve të viktimave të 21 Janarit 2011;
  3. Mundësia për përjashtim nga taksat gjyqesore të individëve pa mundësi financiare, e debatuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila pasoi me ndryshimin e legjislacionit për ndihmën jurikike falas;
  4. Fitorja ne Gjykaten Kushtetuese të referendumit të parë dhe të vetëm të nisur nga publiku;
  5. Avancimi i pozicionit procedural të viktimës në procesin penal, shndërrimi i tyre në palë aktive në proces;
  6. Përfshirja për herë të parë në legjislacionin për strehimin (2018) e ndalimit të dëbimit me forcë, që erdhi pas suksesit të ndalimit të dëbimit të familjeve rome nga UN, siç u trajtua më sipër;                       
  7. Mbrojtja në procese gjyqësore të mbi 70 gazetareve, të gjitha çështjet të fituara;                                                          
  8. Certifikimi me vendim gjykate i cilësisë së munguar të ujit të pijshëm nga UKT Bashkia Tiranë; 
  9. Ndalimi i sekuestrimit të serverave të portalit “Lapsi.al” përmes një vendimi pezullimi të paprecedent nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke vendosur një precedent të ri të pasuar me një Vendim Unfikues të Gjykatës së Lartë;
  10. Ndalimi i shembjes së pallateve të padëmtuar nga tërmeti përmes masave të sigurisë të kërkuara në Gjykatën Administrative dhe pranimit të themelit të këtyre padive në vijim;     
  11. Ofrimi i mbrojtjes aktivisteve në rastet kur ndaj tyre janë ngritur akuza penale për organizime dhe pjesëmarrje në tubime;
  12. Fitorja e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë kundër Bashkisë Tiranë për ta detyruar atë të ndërtojë dhe ta bëjë të aksesueshme një qendër për ofrimin e shërbimeve për komunitetin e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *