Nismat

“Res Publica”, si organizatë jofitimprurëse në fushën e interesit publik, është konceptuar për të përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme te individeve dhe grupeve në nevojë, për të promovuar ndryshimin social dhe të mirën publike nëpërmjet zbatimit të ligjeve në fuqi, si dhe lobimit për përmirësimin e legjislacionit ekzistues.

Në kushtet e një legjislacioni ende të parregulluar mirë dhe të papërshtatur me atë ndërkombëtar, Res Publica e ka vlerësuar të arsyeshme të investohet drejtpërdrejti në disa pika që kërkojnë zgjidhje konkrete si:

  • Sigurimi i aksesit në drejtësi të kategorive që nuk kanë mundësi të paguajnë taksën e padisë, duke e adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut;
  • Sigurimi i një pozicioni të qartë të të Dëmtuarit Akuzues në procedurën penale, duke e adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut;
  • Mbrojtja e lirisë së shprehjes së gazetarëve dhe aktivistëve ne 9 procese gjyqesore;
  • Trajnimi i gazetarëve dhe profesionistëve të medias për të njohur më mirë kufijtë e lirisë së shprehjes, ne 5 qytete;
  • Trajnimi i vajzave dhe grave rome dhe atyre të zonave rurale për përfitimin e shërbimeve të asistencës, ne 2 zona;
  • Detyrimi i autoriteteve publike që të japin informacion dhe dokumente zyrtare, ne mbi 500 raste;
  • Detyrimi i organit të Prokurorisë të japë informacion dhe të procedojë fajtorin sipas kërkesës së të dëmtuarit nga vepra penale, duke e adresuar çështjen në Gjykatën e Lartë dhe
  • Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  • Vënia përpara përgjegjësisë të organeve të administratës shtetërore për shpërblimin e dëmit jashtëkontrator në mbi 40 raste;
  • Aplikimi i shpërblimit për vjetërsi në punë edhe në rastin e pushimeve kolektive nga puna, duke e adresuar çështjen në Gjykatën e Lartë në 6 raste;
  • Vënia përpara përgjegjësisë civile të kompanive tregtare të cilat me anë të operacioneve të rrezikshme vënë në rrezik serioz jetën, shëndetin, dhe pasurinë e qytetarëve;
  • Vënia e shtetit përpara përgjegjësisë civile, në rastet e mos garantimit të të drejtës së jetës, në kuadrin e ushtrimit të së drejtës së Tubimeve ne 3 raste;
  • Garantimi i të drejtave për të mos u diskriminuar, të drejtës së banesës, mbrojtjen nga tortura dhe trajtime të tjera çnjerëzore, duke e adresuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për 80 aplikante;
  • Mbrojtja e të drejtës për referendum në 1 rast para KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese (referendumi kundër importit të mbetjeve);
  • Mbrojtja e të drejtës së tubimit dhe lirisë së shprehjes në kuadër të saj, në 2 raste;
  • Mbrojtja e të drejtës për proces të rregullt ligjor në mbi 50 raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *