Projektet

Projektet e realizuara nga qendra “Res Publica”, sipas objektivave strategjike janë:

1. Sigurimi i aksesit efektiv në drejtësi të individëve në nevojë

  • Dhënia e ndihmës juridike për grupet vulnerabël dhe individët në nevojë – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2010 – 2011)
  • Mbështetje e aksesit në drejtësi për gratë dhe vajzat rome dhe ato që jetojnë në zonat rurale – Banka Botërore (2011)
  • Triple A për qytetarët: Akses në informacion, Këshillim dhe Ndihmë aktive – BE (IPA/CSF) përmes ECAS (European Citizen Action Service), Bruksel. (2015 – 2016)
  • Për një drejtësi më të aksesueshme për gratë dhe burrat shqiptarë (2017 – 2018)
  • Përmirësimi i efektivitetit të pastrimit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë (2020 – 2021)
  • Për një drejtësi më të aksesueshme për gratë dhe burrat shqiptarë (2023 – në vazhdim)

2. Sigurimi i llogaridhënies së zyrtarëve të shtetit, përmes advokimit dhe litigimit strategjik

  • Dhënia e ndihmës juridike / krijimi i praktikave dhe advokimi për të promovuar të drejtat e grupeve në nevojë – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2011 – 2012)

3. Mbrojtja e të drejtave procedurale të viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të viktimave në procesin penal dhe të miturit në konflikt me ligjin

  • Vlerësimi i ndihmës juridike në procesin penal në Shqipëri – Open Society Foundations, Human Rights Initiative, Hungari (2015 – 2016)
  • Shqipëria: Përmirësimi i skemës së ndihmës juridike penale (2016 – 2018)
  • Analiza e marrëveshjes për pranimin e fajësisë në Shqipëri (2018 – 2019)
  • Përmirësimi i të drejtave proceduriale në procedimin penal – PR-ALB (2019 – 2021)
  • Përmirësimi i sistemeve të heqjes dorë nga gjykimi në Evropë – TWSE (2019 – 2021)

4. Forcimi i transparencës dhe mirëqeverisjes në administratën publike, me fokus të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe sfidën ndaj praktikave korruptive

  • Përmirësimi i llogaridhënies publike dhe promovimi i sundimit të ligjit në Shqipëri lidhur me aksesin në dokumentat zyrtarë – Open Society Foundations, Human Rights and Good Governance Program, Hungari (2012 – 2013)
  • Analizimi dhe vlerësimi i transparencës së qeverisjes / sfidimi i kulturës së pandëshkueshmërisë – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2014)
  • Promovimi i luftës kundër mosndëshkimit në lidhje me kallëzimet penale të paraqitura nga Institucioni i Lartë i Auditimit dhe vlerësimi i veprimeve të prokurorëve (2016 – 2017)
  • Mbrojtja dhe ngritja gjyqësore në interes të publikut për të drejtat e konsumatorëve dhe të drejtat mjedisore (2017 – 2018)
  • Rural Watch – Përmirësimi i rolit të OSHC-ve në mbështetjen e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike dhe biznesit në zonat rurale të Shqipërisë (2018 – 2020)
  • Le ta bëjmë sërish Divjakën natyrale (2019 -2020)
  • Mbrojtja e çështjeve mjedisore pranë gjykatave vendase në kuadër të projektit: Shpëtimi i lumit të fundit të egër në Evropë: Vjosa-Aoos (2019 – në vazhdim)
  • Për një process rindërtimi të përgjegjshëm (2022 – 2023)
  • Shpëtimi i lumit të fundit të egër me rrjedhë të lirë të Evropës-Vjosa/Aoos (trajnimi i magjistratëve në Shqipëri lidhur me ligjin dhe praktikën mjedisore) (2022)
  • OJQ-të Ruajtjen e Biodiversitetit (2022 – në vazhdim)

5. Promovimi i të drejtës së strehimit, me fokus të veçantë në mbrojtjen e grupeve të ish-qiramarrësve të dëbuar nga pronat e kthyera pronarëve dhe komunitetin Rom

  • Identifikimi dhe adresimi i problemeve të komunitetit Rom lidhur me të drejtën e strehimit / promovimi i zhvillimit të komunitetit – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2013 – 2014)
  • Promovimi i të drejtës së strehimit për grupet vulnerabël – Civil Rights Defenders (2015)

6. Zhvillimi i lirisë së shprehjes, lirisë së informimit dhe gazetarisë etike

  • Promovimi i lirisë së shprehjes në Shqipëri – National Endowment for Democracy (2012 – 2013)
  • Promovimi i lirisë së informimit në Shqipëri – National Endowment for Democracy (2013 – 2014)
  • Promovimi i vetë-rregullimit në fushën e medias – Civil Rights Defenders (2013)
  • Promovimi i gazetarisë investigative të përgjegjshme – South East Europe Media Observatory (2014)
  • Promovimi i lirisë së informimit në Shqipëri – National Endowment for Democracy (2014 – 2015)
  • Përmirësimi i aftësisë së gazetarëve në aksesimin e informacionit dhe përmirësimi i gazetarisë etikë në raportimin e cështjeve – Civil Rights Defenders (2014)
  • Promovimi i lirisë së shprehjes dhe informimit të medias në Evropën Juglindore – Përdorimi i reklamave shtetërore si formë e censurës së butë – Këshilli i Evropës (2015)
  • Promovimi i angazhimit qytetar në advokimin në çështjet legjislative – National Endowment for Democracy (2015 – 2016)
  • Promovimi i aksesit të qytetarëve në informacion/vlerësimi i punës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit (2016)
  • Rritja e aksesit të gazetarëve hulumtues në informacionin zyrtar (2016 – 2017)
  • Promovimi i angazhimit qytetar në advokimin legjislativ (2017 – 2019)
  • Promovimi i aksesit të qytetarëve në informacion/vlerësimi i punës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit (2017)
  • Promovimi i aksesit të qytetarëve në informacion/vlerësimi i punës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit (2018 – 2019)
  • Rritja e aksesit të gazetarëve hulumtues në informacionin zyrtar (2018 – 2019)
  • Promovimi i lirisë së shprehjes në Shqipëri (2019 – 2020)
  • Promovimi i aksesit të qytetarëve në informacion/vlerësimi i punës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit (2019 – 2020)
  • E drejta e informimit në Shqipëri në kushtet e fatkeqësisë natyrore (2020)
  • Promovimi i lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim në Shqipëri (2020 – 2022)
  • Partneritet në Jufrex 2 (2020 – në vazhdim)
  • Promovimi i lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim në Shqipëri (2020 – në vazhdim)

7. Rritja dhe thellimi i njohurive të avokatëve dhe gjyqtarëve mbi jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

  • Nga teoria në praktikë: E drejta e strehimit dhe mbrojtja nga dëbimet me forcë, me fokus të veçantë në çështjet e komunitetit Rom / Egjiptian – Këshilli i Evropës (2014)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *