Me takimin e zhvilluar në Rubik u përmbyll cikli i takimeve informuese në kuadër të projektit PAMANCA, financuar nga Bashkimi Europian.
Takimi mblodhi rreth 60 aktivistë dhe pjesëmarrës nga Mirdita, Mati dhe Dibra, të cilët diskutuan mbi problematikat që lidhen me mbrojtjen e zonave të mbrojtura, zbatimin e legjislacionit mjedisor dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet dhe aktivistët lokalë në mbrojtjen e natyrës.
Pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete nga zonat e tyre, shqetësime mbi ndërhyrjet që cenojnë mjedisin dhe ide mbi mënyrat se si mund të përmirësohet reagimi qytetar dhe përdorimi i mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.
Takimi në Rubik shënoi përmbylljen e një cikli aktivitetesh që synuan të nxisin informimin, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, aktivistëve dhe aktorëve lokalë të angazhuar në mbrojtjen e mjedisit.
Projekti PAMANCA zbatohet nga Res Publica dhe Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.












