Në datat 5–6 qershor 2025, në kuadër në Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Res Publica në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe me mbështetjen e organizatave EcoAlbania dhe Euronatur, organizoi në Përmet një trajnim të thelluar mbi të drejtën mjedisore, me pjesëmarrjen e magjistratëve dhe ekspertëve të fushës. Vjosa, si simbol i natyrës së egër dhe të mbrojtur, ishte vendi i përsosur për të reflektuar mbi drejtësinë mjedisore.
Temat e prezantuara nga ekspertet e Shkollës së Magjistraturës dhe Qendrës “Res Publica”, përfshinë standardet evropiane dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit, krimet mjedisore, lejet dhe koncesionet, rolin e të drejtave të njeriut në çështjet mjedisore si dhe kuadrin ligjor kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura.
Me një format interaktiv dhe me fokus në raste konkrete, trajnimi synoi fuqizimin e praktikës gjyqësore në një fushë që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në kontekstin shqiptar dhe global.
Ky aktivitet ishte një tjetër hap drejt ndërtimit të një qasjeje ligjore më të ndjeshme dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit.