Qendra Res Publica mori pjesë në konsultimin e Strategjisë për Reformën në Sistemin e Drejtësisë me komente dhe rekomandime me shkrim drejtuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.
Një pjesë e propozimeve lidhej me pengesat që qytetarët hasin në gjykatë. Res Publica rekomandoi që vendimet gjyqësore të shpalleshin të arsyetuara, që palët të merrnin procesverbalet menjëherë pas seancës dhe që të qartësoheshin kushtet e përjashtimit nga tarifat gjyqësore për personat në pamundësi ekonomike.
Res Publica propozoi gjithashtu që të rregullohej pjesëmarrja e palëve të treta si amicus curiae në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë, si dhe të parashikoheshin mekanizma për mbrojtjen kolektive të të drejtave në procesin civil.
(Komentet u botuan në Publeaks më 14 dhjetor 2016, por jo te faqja kryesore)
Shkarko më poshtë dokumentin e plotë me komentet mbi Strategjinë.