• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

Mungesa e sensit të përgjegjësisë në raportimin e rasteve të korrupsionit në prokurimin publik në Shqipëri

Respublica by Respublica
25/09/2024
in Lajme te reja, Veprimtari
0
Mungesa e sensit të përgjegjësisë në raportimin e rasteve të korrupsionit në prokurimin publik në Shqipëri
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

U zhvillua sot Debati Rajonal mbi Sfidat Kritike në Prokurimin Publik në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Balkan Tender Watch (BTW), ku mori pjesë edhe përfaqësuesi i Res Publica, Av. Dorian Matlija.

Balkan Tender Watch është një projekt i cili ka në fokus në vlerësimin e situatës së prokurimeve në Ballkanin Perëndimor, i zhvilluar nga një grup organizatash nga vendet pjesëtare, ku qendra “Res Publica” është përfaqësuese nga Shqipëria. Res Publica ka hartuar raportin e situatës së prokurimeve për vitin 2022, studim i cili është reflektuar në vlerësimin krahasues të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga BTW.

Ndërkohë, aktiviteti i sotëm mblodhi aktorë të rëndësishëm nga rajoni, përfshirë organizata të shoqërisë civile, institucione qeveritare dhe përfaqësues të sektorit privat, për të diskutuar çështje të rëndësishme në fushën e prokurimit publik. Fokusi i aktivitetit ishte ndarja e praktikave më të mira, identifikimi i hapësirave për përmirësim dhe adresimi i rreziqeve të korrupsionit, që janë kyçe për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në sistemet e prokurimit publik në Ballkanin Perëndimor.

Av. Dorian Matlija nga Res Publica mbajti fjalën e mëposhtme.

“Sot dua të trajtoj një çështje që vazhdon të pengojë përparimin e Shqipërisë drejt BE: mungesa e përgjegjësisë dhe zotërimit të kësaj përgjegjësie në lidhje me raportimin e korrupsionit brenda sistemit të prokurimit publik.

Prokurimi publik luan një rol jetësor në ekonominë tonë. Në vitin 2022, përfaqësoi rreth 9.4% të PBB-së. Kjo do të thotë se pothuajse 10% e aktivitetit ekonomik të vendit përfshin blerjen e mallrave, shërbimeve dhe ndërtimeve nga institucionet publike. Megjithatë, pavarësisht këtij ndikimi të rëndësishëm ekonomik, sistemet që janë ndërtuar për të siguruar transparencën, drejtësinë dhe përgjegjshmërinë në prokurim po dështojnë.

Agjencia e Prokurimit Publik operon një portal të centralizuar elektronik të prokurimit – një hap i madh drejt digjitalizimit të procesit, sigurimit të transparencës dhe reduktimit të mundësive për manipulim. Në fakt, sistemi elektronik i prokurimit të Shqipërisë është vlerësuar si më i miri në rajon. Edhe pse kjo është një arritje e rëndësishme, të kesh sistemin më të mirë elektronik nuk është aspak e mjaftueshme. Faktori njerëzor pas tij duhet gjithashtu të funksionojë në mënyrë efektive. Pa mbikëqyrje dhe monitorimin e duhur, ndikimi i sistemit minimizohet.

Për shembull, autoritetet duhet të shqyrtojnë me kujdes kriteret e kualifikimit të vendosura nga autoritetet kontraktore, të cilat shpesh dekurajojnë pjesëmarrjen ose skualifikojnë ofertuesit pa arsye të vlefshme. Ka gjithashtu procedura ku mungon konkurrenca, apo raste problematike gjatë zbatimit të kontratave të prokurimit. Këto sinjale alarmi, të theksuara nga organizatat e shoqërisë civile, media apo edhe faktorët politikë, të kombinuara me parregullsitë e zbuluara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe ato nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, tregojnë për korrupsion që buron nga dështimi i faktorit njerëzor për të marrë përgjegjësi që në fazat e hershme. Nuk mjafton të kemi një sistem të avancuar nëse njerëzit që e drejtojnë/operojnë këtë sistem nuk sigurojnë transparencën, drejtësinë dhe përgjegjshmërinë.

Një nga çështjet më shqetësuese, për periudhën e monitoruar nga ana jonë, është mungesa e plotë e raportimeve të rasteve të korrupsionit nga agjencitë e ngarkuara me monitorimin e këtyre proceseve. Në vitin 2022, Agjencia e Prokurimit Publik nuk raportoi asnjë rast korrupsioni në prokurori. Po kështu, Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion konfirmoi se nuk u paraqitën kallëzime penale për prokurimet gjatë kësaj kohe. Kjo ngre dyshime për një mungesë serioze të vullnetit nga këto organe për të marrë përgjegjësinë dhe për të vepruar kur ndodh korrupsioni.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së raportimit nga agjencitë përkatëse, ne e dimë se korrupsioni ekziston. Është fakt që Prokuroria e Posaçme ka nisur tashmë hetime të shumta mbi tenderat publikë dhe koncesionet. Ndërsa këto janë ende në proces, është e rëndësishme të theksohet se shkalla e suksesit të aktakuzave të Prokurorisë së Posaçme tejkalon 99%. Kjo na tregon se, me gjithë defektet e akuzave të tepruara në shumë raste, përsëri shumica e këtyre hetimeve janë të mirëbazuar. Me shumë gjasa, ato do të shpien në dënime për vepra penale si korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera.

Nga vijnë këto raportime të korrupsionit, nëse jo nga vetë agjencitë përgjegjëse për mbikëqyrjen? Ato nisen kryesisht nga subjekte jashtë sistemit të prokurimit – si Kontrolli i Lartëe i Shtetit, kompanitë private të prekura nga praktikat e padrejta, media apo politika. Kjo na tregon dy gjëra të rëndësishme: së pari, korrupsioni ekziston brenda sistemit, dhe së dyti, ka një dështim të dukshëm nga ana e agjencive për të marrë masa parandaluese ose korrigjuese. Në vend që të veprojnë si roje të transparencës dhe integritetit, këto agjenci e kanë pasuar punën e raportimit të korrupsionit tek të tjerët.

Le të shikojmë provat. KLSH identifikoi humbje të mëdha financiare që arrijnë në miliona euro për shkak të parregullsive në prokurim. Organizata të tilla si Open Data Albania kanë ngritur sinjale serioze alarmi në tenderat me vlerë të lartë, përfshirë procedurat e kufizuara, të cilat rrisin rrezikun e favorizimit dhe korrupsionit. Ne i shohim këto sinjale paralajmëruese, por institucionet përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit po dështojnë së vepruari.

Një tjetër problem madhor është mungesa e transparencës në procesin e prokurimit. Autoritetet janë të detyruara me ligj të ofrojnë akses në dokumente të tilla si kontratat e prokurimit, faturat, etj. Megjithatë, në praktikë, më pak se 20% e autoriteteve publike përmbushin plotësisht kërkesat për një informacion të tillë. Madje, dokumentet bazë të prokurimit shpesh mbahen të fshehtë deri sa ndërmerren veprime ligjore energjike për ti aksesuar ato me forcën e ligjit.

Sipas vlerësimit të Res Publica, gjatë vitit 2022, vetëm 2% e autoriteteve përmbushën detyrimet e transparencës proaktive lidhur me monitorimin e kontratave të prokurimit dhe koncesioneve. Kjo mungesë e rëndë transparence e ndërlikon më tej llogaridhënien. Shumë gazetarë dhe kërkues shkencorë gjejnë veten në beteja të gjata ligjore për të marrë këtë informacion – që ndonjëherë zgjasin me vite – shpesh deri në pikën e humbjes së interesit. Ky ambient pengues lë korrupsionin pa kontroll dhe përjetëson një kulturë fshehtësie dhe papërgjegjshmërie brenda sistemit të prokurimit publik.

Kryeministri Edi Rama i pranoi vetë këto probleme kur tha së fundmi: “Prokurimet janë një problem nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit”. Ai theksoi se futja e inteligjencës artificiale mund të ndihmojë në trajtimin e këtyre çështjeve: “Me modelin e inteligjencës artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet këtë gjë…dhe neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi“. Kryeministri sugjeron një të ardhme ku teknologjia, veçanërisht inteligjenca artificiale, vlerëson kriteret e tenderave dhe zgjedh fituesit, duke eliminuar shumë nga burokracitë që krijojnë mundësi për korrupsion. Siç e shpjegoi ai, “Në fund të ditës të ditës te gjithë ato qindra mijëra ndërveprime që bëjnë njerëzit, shko merr ketë, bjer atë letër merr atë letër, të mungon kjo, kështu ashtu… ato i bën algoritmi, i bën modeli“.

Por ndërsa kjo zgjidhje mund të zvogëlojë disa mundësi për manipulim, duhet të pyesim veten: A është automatizimi zgjidhja e vërtetë? A mund të mbështetemi vërtet te teknologjia për të zgjidhur një problem kaq të rrënjosur thellë, apo thjesht po e zhvendosim përgjegjësinë nga mbikëqyrja njerëzore te një robot që ndëshkimin më të madh e ka te heqja e prizës? Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në përmirësimin e proceseve dhe reduktimin e burokracive, por nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë që duhet të mbajnë zyrtarët publikë. Ne nuk mund të mbështetemi në algoritme për të vepruar si një zëvendësim për llogaridhënien. Në fund të fundit, njerëzit duhet të mbeten në zemër të këtij procesi, duke marrë përgjegjësinë e tyre për të siguruar që fondet publike të përdoren siç duhet dhe që korrupsioni të parandalohet që në fillim.

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë?

Së pari dhe më e rëndësishmja, ne duhet të forcojmë kornizën që rregullon prokurimin publik. Kjo do të thotë të rrisim konkurrencën, pajtueshmërinë dhe profesionalizimin në çdo nivel të procesit. Por edhe më e rëndësishme, ne duhet të promovojmë një kulturë përgjegjësie brenda institucioneve tona publike. Autoritetet publike duhet të ndalojnë pasimin e topit të përgjegjësisë. Është përgjegjësia e tyre të raportojnë dhe parandalojnë korrupsionin, dhe jo thjesht të reagojnë pasi të ndodhë. Nuk mund t’u lejojmë këtyre agjencive të fshihen pas kërkesave ligjore ose teknologjisë që ata implementojnë. Ata duhet të marrin përgjegjësinë dhe të përmbushin detyrën e tyre ndaj publikut.

Në përfundim, mungesa e rasteve të raportuara të korrupsionit nga agjencitë publike nuk do të thotë që korrupsioni nuk është i pranishëm – kjo do të thotë që ka një mungesë të sensit të përgjegjësisë. Ne kemi nevojë për një sistem ku zyrtarët publikë përqafojnë rolin e tyre si mbrojtës të transparencës dhe jo si spektatorë. Nëse nuk arrijmë të krijojmë këtë kulturë të përgjegjësisë, edhe teknologjitë më të avancuara, si inteligjenca artificiale, do të dështojnë të sigurojnë një proces të pastër të prokurimit publik në Shqipëri“.

Tags: Balkan Tender WatchprokurimeRes Publicate drejtat e njeriut
Previous Post

E paprecedent: Gazetarja Lindita Çela fiton gjyqin ndaj Gjykatës së Posaçme për të drejtën e informimit

Next Post

Gjykata Administrative njohu autoritetin e pushtetit gjyqësor për të detyruar pushtetin ekzekutiv të kryejë veprime të caktuara

Respublica

Respublica

Next Post
Gjykata Administrative njohu autoritetin e pushtetit gjyqësor për të detyruar pushtetin ekzekutiv të kryejë veprime të caktuara

Gjykata Administrative njohu autoritetin e pushtetit gjyqësor për të detyruar pushtetin ekzekutiv të kryejë veprime të caktuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Programe
  • Veprimtari
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT