Shpesh flitet për pandëshkueshmërinë e zyrtarëve publikë. Ky problem, i perceptuar gjerësisht nga publiku, ka nevojë për vëzhgime e studime në fusha të ndryshme, në mënyrë që të gjenden dhe riparohen defektet në sistemin ligjor.
Një nga aspektet e rëndësishmë që Res Publica konsideron është edhe efektiviteti i kallëzimeve penale të bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Për këtë qëllim, Res Publica, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ka përfunduar një studim (kliko këtu për ta shkarkuar) për të evidentuar problemet e mundshme në kuadrin ligjor që rregullon këtë veprimtari si dhe praktikës së organeve të përfshira, të tilla që mund të favorizojnë pandëshkueshmërinë.
Ky studim është i ndarë në 4 pjesë kryesore.
Res Publica