Fillojne negociatat per strehimin e familjeve rome ne Elbasan

Filed under: Lajme te reja |

photo of the authors house-2Pas dhenies se dy masave te pezullimit nga Komiteti per te Drejtat e Njeriut ne OKB, qe ndalonin qeverine shqiptare te debonte familjet rome nga shtepia e tyre ne Elbasan, Keshilli i Bashkise se Elbasan, me 29 korrik 2014, miratoi dhenien e bonueseve te qirase per keto familje. Nderkohe ka nisur nje proces negocimi mes Bashkise Elbasan dhe familjeve rome. Negociata konsiston ne lidhjen e nje kontrate me anen e se ciles Bashkia Elbasan merr persiper te strehoje familjet rome, dhe vetem pasi te jete siguruar strehimi alternativ do te prishen shtepite e tyre per te hapur rruge me pas ndertimit te rruges Qemal Stafa dhe rikonstruksionit te stadiumit Ruzhdi Bizhuta. Kjo negociate eshte e para e llojit te saj dhe tregon se nje ere e re ka nisur ne respektimin e standardeve nderkombetare. Nje gje e tille u be e mundur vetem pas nderhyrjes se institucioneve nderkombetare, pas venies ne levizje nga qendra Res Publica. Megjithate, duhet pranuar se nga Bashkia Elbasan po shfaqet nje vullnet pozitiv per te permbushur detyrimet qe burojne nga aktet nderkombetare.

Ne ditet e nxehta te gushtit, kur cdokush me te drejte mendon per pushimet verore, Res Publica dhe Kryetari i Bashkise se Elbasanit po mendojne per te gjetur gjuhen e perbashket per te strehuar familjet rome, duke treguar se te drejtat e njeriut kane nje rendesi prioritare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *