Lindita Çela përsëri në gjykatë

Filed under: Lajme te reja |

Përsëri Lindita Çela në gjykatën e Tiranës dhe përsëri në atë penale. Këtë herë është firma STSA Albania Shpk që e akuzon gazetaren e gazetës Shekulli për shpifje.

Pala e dëmtuar që në aktivitetin e saj ka si objekt import eksportin e përgjuesve dhe që ka pasur një kontratë me ministrinë e mbrojtjes, i është drejtuar Gjykatës me pretendimin se shkrimi i botuar në gazetën Shekulli ka pasur qëllim shmangien e kësaj firme nga tregu ku ajo operon.  Ajo pretendon se shprehjet e përdorura në artikull kanë krijuar klimën e mosbesimit në publik dhe se faktet nuk bazohen në elementë vërtetësie. Pala e dëmtuar pretendon gjithashtu se pjesa e shkrimit ku përcaktohet se firma STSA, megjithëse ishte e regjistruar në 6 muajt e fundit arriti të përfitonte në masën e 88 mijë dollarëve kontratë, nuk është i saktë si afirmim. Administratori saktësoi se ai kishte patur kontakt më të hershëm se vetë regjistrimi i firmës STSA,  me ministrin Imami, për ketë kontratë. Për këtë ai u angazhua që të sjelli fakte bindëse për Gjykatën. Logjika e përdorur nga paditësi në padi nuk është bindëse, duke qene se komunikimi me ministrin Imami nuk ndryshon faktin se firma STSA ishte pa aktivitet në muajt përpara kësaj kontrate. Seanca tjetër është vendosur për datën 30 tetor 2012, ora 9 e 30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *