Nis funksionimin Publeaks.al, një platformë e re për të drejtën e informimit

Filed under: Lajme te reja,Veprimtari |

publeaks-fotoKa nisur sot funksionimin platforma për të drejtën e informimit, Publeaks.al. Kjo platformë online synon të vijë në ndihmë të qytetarëve për të pasur akses në informacionin dhe dokumentet zyrtare. Platforma operohet nga një organizatë jofitiprurëse, Res Publica, e cila prej disa vitesh është aktive në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit. Qytetarët do të kenë mundësi që të aplikojnë online pyetje të ndryshme që ata kanë, ose të kërkojnë të njihen me dokumenta të caktuar dhe Publeaks do të marrë masat për të dërguar kërkesat me shkrim, të bëjë ankimet përkatëse, deri sa informacioni të sigurohet dhe të publikohet. Platforma përmban një sistem të gjurmimit online të kërkesës, ku do të shfaqen edhe përgjigjet e kërkesave të tjera, duke ruajtur anonimatin e kërkuesve. Në platformë ndodhet gjithashtu një sasi e madhe e informacionit për 100 institucionet publike më të rëndësishmë në vend, informacion i cili do të shtohet me kalimin e kohës. Gjithashtu, një nga rubrikat ju njeh edhe me renditjen e transparencës së institucioneve publike, për të krijuar idenë se si janë përmbushur kërkesat e ligjit për të drejtën e informimit nga këta institucione.

Një aspekt tjetër i kësaj platformë është edhe konsultimi publik. Të dy mjetet, e drejta për informim dhe ajo për konsultim publik, janë dy mjete të rëndësishme në dorën e qytetarëve që të ndikojnë në vendimmarrjen publike. Platforma Publeaks.al përmban një listë të drafteve që janë aktualisht në konsultim, duke dhënë një mundësi që qytetarët e interesuar të marrim pjesë në konsultim.

2 Responses to Nis funksionimin Publeaks.al, një platformë e re për të drejtën e informimit

  1. cfare po behet me prjekte ligjin e hartuar nga ministria e mbrojtjes per nje ndryshim ne ligjin nr. 9179 .dt. 29/01/2004 ;Per nje tratim te vecante te punonjesve qe kane punuar dhe punojne ne industrine ushtarake; I cili ndodhet i puplikuar ne faqen zyrtare te kesaj ministrie . per konsultim puolik, per gjate gjithe vitit 2016 e ne vazhdim

    BAFTJAR HOXHA
    16/03/2017 at 11:23
    Reply

  2. CILI ESHTE AFATI KOHORE PER SHYRTIMIN E NJE SCESHTJE CIVILE NE GJYKATEN E APELIT DURRES ..?

    BAFTJAR HOXHA
    08/05/2017 at 20:59
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *