Opinion ne lidhje me Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10039, dt. 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”

Filed under: Opinione |


fut monedhenNë muajin qershor të vitit 2014, Këshilli i Ministrave ka dërguar  në Kuvend një draft për ndryshimin e ligjit për “Ndihmën Juridike”. Qendra Res Publica, pasi mori dijeni për projektligjin “Për ndihmën juridike” dhe me kërkesë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, parashtroi disa argumenta që duhet të përfshihen në këtë projektligj.

 

1. Sipas Qendrës Res Publica, në rrethin e subjekteve që duhet të përfitojnë nga ndihma ekonomike, duhet të përfshihen përveç shtetasve shqiptarë me vendbanim në territorin e Republikës së Shqipërisë, shtetasit e huaj që e përfitojnë atë mbi bazën e parimit të reciprocitetit dhe personat pa shtetësi të pajisur me leje qëndrimi, të shtohen edhe  “shtetasit e huaj, të cilët nuk janë të pajisur me leje qëndrimi dhe janë në kushtet e pamundësisë ekonomike/financiare”.

 

2. Në projektligj parashikohej se mund të përfitonin ndihmë juridike personat që kishin të ardhura nën pagën minimale. Vendosja e standartit të pagës minimale si kusht i vetëm dhe absolut për të përfituar nga ndihma juridike nuk mund të qëndrojë, pasi ka shumë familje, të cilat ndonëse mund të kenë një pagë mbi atë minimale, të ardhurat e tyre mund të jetë të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e jetesës, pasi mund të ketë shumë fëmijë apo persona të paaftë për të siguruar të ardhura, mund të ketë probleme shëndetësore, kurimi i të cilave kushton etj, prandaj në këtë mënyrë e ka të pamundur të paguajë shpenzimet gjyqësore. Vendosja e këtij standarti i privon ato nga përfitimi i ndihmës juridike, pavarsisht faktit që mund të jenë përpara pamundësisë reale për të paguar shpenzimet gjyqësore.  Qendra Res Publica është bazuar edhe në vendimin e  Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila mban të njëjtin qëndrim:

 

“Gjykata konsideroi që autoritetet gjyqësore nuk kishin arritur të siguronin një baraspeshë të duhur ndërmjet, në njërën anë, interesit të Shtetit në mbledhjen e taksave gjyqësore dhe, në anën tjetër, interesit të kërkuesit në vendikimin e pretendimit të tij përmes gjykatave. Pagesa e kërkuar ndaj aplikantit me veprimin e tij ishte e tepruar dhe rezultoi në pushimin e gjykimit mbi pretendimin e tij duke mos u dëgjuar nga një gjykatë, e cila, sipas mendimit të Gjykatës, ka dëmtuar thelbin e të drejtës së tij për akses në gjykatë. Si rezultat, Gjykata gjeti se kishte pasur shkelje të nenit 6 § 1.”

 

Një çështje tjetër me interes për këtë temë është edhe Cibicki kundër Polonisë, aplikimi nr. 20482/03, aktgjykimi i datës 3 mars 2009. Në këtë rast gjykata u shpreh:

 

“32. Gjykata vëren më tej se ankuesi ishte një person i moshuar dhe jeton e pensionit të tij të pleqërisë së 700 Zloti. Familja e tij përfshinte gruan e tij të papunë dhe vëllain e saj me të meta, i cili merrte 450 Zloti për shkak të invaliditetit. Nga vendimet e gjykatave të brendshme konstatohet se autoritetet ishin në dijeni të gjendjes së vështirë, sidomos të aplikantit. Megjithatë, gjykatat supozuan se aplikanti duhet të kishte ruajtur paratë që nga fillimi i procedurës në 1997 dhe se ai duhej të kishte parashikuar se do t’i kërkohej të paguante taksat gjyqësore kur të paraqiste padinë civile. Gjykata vëren, megjithatë, se në fillim të procedurës ankuesi u përjashtua nga taksat gjyqësore në mënyrë të plotë. Meqënëse gjendja e tij financiare nuk është përmirësuar pas këtij momenti, ai mund të presë me të drejtë se ai do të urdhërohet për të paguar taksat gjyqësore në fazat e mëvonshme të procedurës. Për më tepër, Gjykata çmon se vlerësimi i gjykatës vendase e gjendjes financiare të aplikantit ishte bazuar në një llogaritje tepër teorike të aftësisë së tij, për të kursyer para nga të ardhura shumë modeste, të cilat ndaheshin mes tre personave. Gjatë procedurës është vënë re se të ardhurat e familjes së ankuesit nuk kishin qenë të mjaftueshme për të mbuluar jetesën, medikamentet, dhe nevojat e tjera themelore. Nuk ka asgjë element bindës që autoritetet vendase të besonin se ankuesi kishte burime të tjera të të ardhurave ose aseteve. Ndërsa është e vërtetë që aplikanti ishte përjashtuar pjesërisht nga taksat gjyqësore, gjithsesi shuma e mbetur prej 600 Zloti nuk mund të konsiderohet e papërfillshme për kërkuesin, pasi ishte pothuajse e barabartë me të ardhurat e tij mujore.”

 

Qendra Res Publica është bazuar edhe në praktikën tonë, e cila lidhet me paditë civile të ngritura nga familjarët e viktimave të Gërdecit dhe 21 janarit. Objekti i padisë së tyre ka një vlerë të lartë sepse bëhet fjalë për kompensimin e humbjes së jetës së familjarëve të tyre, dhe nga ana tjetër, shuma për t’u paguar është në masën 1% të këtij kërkimi. Në pjesën dërrmuese, tarifa e gjykatës varion nga 200.000 lekë në 1.500.000 lekë për cdo familje, ndërkohë që disa prej tyre janë të punësuar me paga relativisht të ulëta, prej 20.000 deri 50.000 lekë në muaj. Në të gjithë rastet, të ardhurat e tyre janë mbi pagën minimale të vendosur nga Këshilli i Ministrave (19.000 lekë në muaj), por në rrethanat konkrete ata janë objektivisht të paaftë për të paguar vlerën e kërkuar nga gjykata. Ndryshimi ligjor që paraqet ky projekt-ligj, do t’i vendosë ata në pozicion të vështirë, pasi nuk do t’i klasifikojë ata si përfitues.

 

Përjashtimi nga pagimi i tarifës gjyqësore pasohet edhe me efekte në lidhje me shpenzimet e tjera gjyqësore. Sjellim në vëmendjen tuaj nenin 105 të Kodit të Procedurës Civile, në të cilin parashikohet:

 

“Shpenzimet për dëshmitarët, ekspertët dhe për këqyrjen e sendeve ose këqyrjen në vend parapaguhen nga pala që i ka kërkuar në shumën që ka caktuar gjykata. Por gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e çështjes dhe gjendjen pasurore të palëve, mund të ngarkojë njërën ose të dyja palët që të paguajnë shpenzimet e tyre, pavarësisht se kush prej tyre ka kërkuar pyetjen e dëshmitarëve, kryerjen e ekspertimit ose të këqyrjes.

Kur një palë është e detyruar që të paguajë shpenzimet gjyqësore dhe nuk i paguan vullnetarisht, gjykata urdhëron me vendim nxjerrjen e tyre të detyrueshme.”

 

Ndërkohë, paragrafi i parë i nenit 105/b i Kodit të Procedurës Civile, shprehet:

 

“Personat që, sipas dispozitave për taksën mbi aktet, përjashtohen nga pagimi i taksës, përjashtohen edhe nga pagimi i shpenzimeve të tjera gjyqësore. Në këto raste, shpenzimet përballohen nga fondi përkatës i parashikuar në Buxhetin e Shtetit.”

 

Nga sa më sipër rezulton se personat që do të përfitojnë ndihmën juridike në formën e përjashtimit nga tarifat gjyqësore, kanë të drejtë të kërkojnë edhe përjashtimin e detyrimit të pagimit të shpenzimeve të tjera gjyqësore, sic janë shpenzimet për dëshmitarët, ekspertët dhe për kqyrjen e sendeve. Shpesh këto shpenzime janë të larta, sidomos ato të ekspertëve. Në çështjet e referuara më lart, familjarët e viktimave të Gërdecit dhe 21 janarit do të duhet të përballojnë vetë pagesat e ekspertëve që për çdo familje arrijnë vlerën e 170.000 deri 200.000 lekë. Nëse ata nuk do të përjashtohen nga këto detyrime, pasi janë në kushte objektive të pamundësisë ekonomike, ndaj tyre mund të aplikohen dy veprime të dëmshme: (1) pushimi i gjykimit, (2) detyrimin e pagimit forcërisht, duke vendosur shtëpitë e banimit (për ata që disponojnë një të tillë) në sekuestro dhe më pas në shitje me ankand.

 

Të dy skenarët janë të dëmshmëm dhe nuk përmbushin standardet e një procesi të rregullt ligjor. Për këto arsye, Qendra Res Publica mban qëndrimin se duhet të rishikohet kriteri i përfitimit të ndihmës juridike, duke marrë parasysh realitetin e vendit dhe shembuj të mirë nga bota.

 

Duke analizuar situatën dhe pasi u bazuam në standartet ndërkombëtare, sugjeruam që ndihma juridike në lidhje me përjashtimin nga shpenzimet gjyqësore të përcaktohet në përqindje, në përputhje me të ardhurat e individit, duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave, në raport me kritere të tjera si: kushtet familjare, shpenzimet për personat që ka në ngarkim, gjendja sociale, shëndetësore etj, të cilat duhet të shqyrtohen rast pas rasti nga Komisioni. Një shembull i mire që i’u sugjerua, ishte sistemi i ndihmës juridike në Francë, ku shteti ndihmon aplikantët duke marrë pjesë në përballimin e shpenzimeve gjyqësore sipas nivelit të të ardhurave personale, duke konkluduar në tabelën e mëposhtme:

 

Taux de prise en charge selon les ressources

Nombre de personnes à charge Ressources mensuelles maximales Prise en charge
Aucune 936 € 100%
979 € 85%
1 032 € 70%
1 107 € 55%
1 191 € 40%
1 298 € 25%
1 404 € 15%
1 personne 1 104 € 100%
1 147 € 85%
1 200 € 70%
1 275 € 55%
1 359 € 40%
1 466 € 25%
1 572 € 15%
2 personnes 1 273 € 100%
1 316 € 85%
1 369 € 70%
1 444 € 55%
1 528 € 40%
1 635 € 25%
1 741 € 15%
3 personnes 1 379 € 100%
1 422 € 85%
1 475 € 70%
1 550 € 55%
1 634 € 40%
1 741 € 25%
1 847 € 15%
4 personnes 1 486 € 100%
1 529 € 85%
1 582 € 70%
1 657 € 55%
1 741 € 40%
1 848 € 25%
1 954 € 15%

Ky opsion është i studiuar mirë dhe paraqet një logjikë të mbarë, ku megjithëse aplikantët kanë të ardhura në nivele të ndryshme, përsëri ata përfitojnë ndihmë pjesërisht.

4. Në lidhje me nenin 8 të projektligjit, sugjeruam që pika 4 duhet të riformulohet, pasi detyrimi i avokatit për të pranuar detyrën në momentin që caktohet nga Komisioni cenon lirinë profesionale, pasi avokati mund të ndodhet në kushtet kur nuk mund ta pranojë marrjen përsipër të çështjes. Jemi dakort me pjesën ku avokati në momentin që pranon detyrën, ka detyrimin të mos heq dorë nga ajo, por ka të drejtën të japë pëlqimin në momentin që Komisioni e cakton për të përfaqësuar një çështje.

 

Res Publica

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *