Përjashtimi nga taksat gjyqësore: Vepro tani të ndryshosh praktikën gjyqësore.

Filed under: Lajme te reja,Publikime,Udhezime,Veprimtari |

capture-ecasGjate muajit nentor 2016, qendra Res Publica ka zhvilluar nje fushate per ndergjegjesimin e gjyqtareve dhe avokateve per te nxitur perjashtimin nga taksa gjyqesore te individeve qe jane ne pamundesi ekonomike. Res Publica ka zhvilluar takime ku eshte shperndare edhe nje broshure e ideuar per kete teme. Broshura permban nje pershkrim te shkurter te bazes se kesaj te drejte dhe keshilla praktike per gjyqtaret dhe avokatet. Per te dy grupimet eshte ideuar nje broshure e personalizuar, duke e pershtatur me kendin e veshtrimit te seciles pale.

Kjo fushate erdhi si nje produkt final i nje projekti te mundesuar nga ECAS ne kuader te projektit “Triple A for Citizens, pasi u krye litigimi i dhjetera rasteve. Res Publica permblodhi eksperiencen e krijuar ne 9 raste te suksesshme, ku perfitues ishin 17 aplikante, nderkohe qe ne nje rast tjeter per 4 aplikante gjykimi vijon ne Gjykaten Administrative te Apelit.

Ne periudhen ne vazhdim Res Publica ofron keshilla per te gjithe avokatet e interesuar. Praktika gjyqesore kerkon nderhyrjen e tyre dhe eshte koha per te vepruar.

 

Per te shkarkuar broshurat, kliko ketu per broshuren per gjyqtaret dhe ketu per broshuren per avokatet.

Res Publica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *