Progres Raporti i BE për Shqipërinë: Probleme me lirinë e medias

Filed under: Lajme te reja |

Rasti i Lapsi.al për të cilin Gjykata e Strasburgut dha një masë sigurie (e ndjekur nga avokatët e Res Publica), përmendet si tregues i përkeqësimit të lirisë së medias.

endimi i Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut për çështjen e përfaqësuar nga qendra Res Publikua zë vend edhe në raportin e progresit e Shqipërisë që Bashkimi Evropian publikoi për vitin 2021.

Në seksionin ku flitet për “intimidimin e gazetarëve”, çështja e ndjekur në Gjykatën e Strasburgut nga qendra Res Publika përmendet në progres-raport si tregues i përkeqësimit të lirisë së fjalës dhe mediave në Shqipëri.

Skandali i sekuestrimit të pajisjeve elektronike të Lapsi.al, për të hetuar përdorimin e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve u bë objekt shqyrtimi në Gjykatën e Strasburgut pasi aplikantët Armand Shkullaku, Andi Bushati dhe Lapsi.al, të përfaqësuar nga avokat Dorian Matlija kërkuan pezullimin e sekuestrimit.

Në raport gjyqet e hapura ndaj gazetarëve dhe mediave kritike raportohen si shqetësim serioz, ku deri në gusht 2020, kishte më shumë se 20 padi kundër gazetarëve, kryesisht për shpifje.

Ka një numër të shtuar të padive për shpifje ose padi strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut kundër mediave ose gazetarëve individualë, që vijnë nga kompani dhe politikanë të fuqishëm që synojnë të censurojnë dhe frikësojnë mediat kritike”.

“Në Prill 2021, GJEDNJ lëshoi një vendim të përkohshëm që vendos një masë sigurie për të parandaluar konfiskimin e serverëve dhe të dhënave kompjuterike të një media online, e cila kishte zbuluar një bazë të dhënash që përmbante informacionin personal të më shumë se 910,000 votuesve në rajonin elektoral të Tiranës. Të pyetur nga Zyra e Prokurorit Special Antikorrupsion (SPAK), dy pronarët e portalit të lajmeve Lapsi.al refuzuan të ndajnë burimin e informacionit të tyre dhe vetë bazën e të dhënave me SPAK. Pas vendimit të përkohshëm të GJEDNJ, në maj 2021, Gjykata Speciale e Apelit shfuqizoi një vendim gjykate të shkallës së parë për konfiskimin e serverëve, kompjuterëve dhe telefonave të gazetarëve të Lapsi.al” – thuhet në raport.

Shqetësues konsiderohet edhe presioni politik, përdorimi e gjuhës frikësuese, kërcënimet dhe dhuna kundër gazetarëve. Në periudhën e raportimit u pa gjithashtu një numër i shtuar i padive për shpifje ose padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike ndaj mediave ose gazetarëve individualë, që vijnë nga kompani dhe politikanë të fuqishëm që synojnë të censurojnë dhe frikësojnë mediat kritike.

Me krizën e pandemisë COVID-19, në raport theksohet se tensionet midis aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur ndjeshëm dhe se atmosfera e sulmeve verbale dhe fushatave shpifëse nuk është përmirësuar.

“Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Tensionet midis aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë krizës COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare. Sulmet e raportuara kundër gazetarëve nuk kanë rezultuar në asnjë dënim përfundimtar”- vijon raporti.

Projekt-ligji i qeverisë për paketën “anti-shpifje” për median on-line është një tjetër shqetësim i ngritur në Progres Raport.

Qeverisë i është lënë detyrë, jo vetëm të marrë në konsideratë opinionet e Komisionit të Venecias, por edhe dhe të organizojë konsultimet e duhura për miratimin e tij.

“Parlamenti dhe qeveria duhet të respektojnë angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediat të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe të paraqitet në konsultimet e duhura”, thuhet në raportin e progresit që Bashkimi Evropian publikoi për Shqipërinë për vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *