Sa zbatohet në praktikë e drejta për infomim mbi dokumentat zyrtarë?

Filed under: Lajme te reja,Veprimtari |

Më datë 18 tetor 2013, Qendra “ResPublica” me mbështetjen e  Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” – Soros, organizon tryezën me temë “Zbatimi në praktikë i të drejtës së infomimit mbi dokumentat zyrtarë”. Tryeza do të zhvillohet në Hotel Rogner, ora 10:30.

Qendra “ResPublica” gjatë periudhës shtator 2012 – shtator 2013, me anë të rreth 200 kërkesave për informacion vuri në provë zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit mbi dokumentat zyrtare”. Risia e këtij projekti, krahasuar me nisma të mëparshme, ishte testimi deri në ezaurim i të gjithë iterit, si administrativ ashtu dhe gjyqësor, që përshkon një kërkese për informacion.

Ky testim tregoi në menyrë të qartë se ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtar”, i pandryshuar që prej vitit 1999, është i ngadalëshëm dhe jo efektiv. Por cilat ishin problemet në çdo hap të zbatimit dhe si pritet me skepticizëm edhe nga gjykata, kjo tashmë është sa e re dhe njëkohësisht mjaftueshmërisht e testuar. Gjetjet e këtij projekti krijojnë premisën për përmirësimin e kuadrit ligjor më efektiv, që do të mund të rezultojë i zbatueshëm në praktikë.

Me këtë synim, që kuadri ligjor të garantojë të gjithë potencialin e të drejtës së informimit të parashikuar në Kushtetutë, sipas standardeve të së drejtës ndërkombëtare, Qendra ResPublica me mbështetjen e Fondacionit Soros organizojnë tryezën informuese për problematikën reale, si dhe për të risjellë në vëmendjen e legjislatorit, institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të shoqërisë civile, nevojën për përmirësimin e ligjit “Për të drejtën e informimit”, duke vendosur kësisoj piketat e përmirësimit të situatës, përmes ofrimit të një pakete me rekomandime konkrete.

Në këtë kuadër, janë ftuar të marrin pjesë në këtë tryezë dhe të japin kontributin në diskutim përfaqësues të institucioneve publike dhe aktorë të shoqërisë civile.

Nëse dëshironi të merrni pjesë në këtë tryezë, Ju lutem kontaktoni në adresën  andi.kananaj@gmail.com, ose duke telefonuar në numrin 0674098604.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *