Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nisur komunikimin me Qeverinë Shqiptare për çështjen e familjarëve të Ziver Veizit, i mbetur i vrarë më 21 Janar 2011 përpara godinës së Kryeministrisë. Në një letër të datës 23 Mars 2016, e publikuar sot në faqen online të Gjykatës Evropiane, ajo ka kërkuar disa informacione për çështjen Veizi dhe Deda kundër Shqipërisë (kliko këtu për të shkarkuar dokumentin), e ndjekur nga Res Publica me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Në letrën e saj Gjykata Evropiane pyet qeverinë për sa më poshtë:
Gjykata Evropiane ka ftuar qeverinë shqiptare që të japë informacion për ecurinë e procesit penal dhe të dorëzojë në këtë gjykatë një kopje të fashikullit të hetimit.
Ky është vetëm komunikimi i parë i Gjykatës Evropiane për këtë çështje, por në javët e ardhshme do të nisë debati mes argumentave që do të japë qeveria dhe atyre që do të japë Res Publica.
Aplikantët u ankuan se atyre nuk iu dha mundësia të merrnin pjesë në hetimin dhe gjykimin penal, siç tashmë Gjykata Evropiane e ka bërë të qartë këtë standard të detyrueshëm për çdo shtet palë. Aplikantët u ankuan gjithashtu se gjykata shqiptare nuk dëgjoi pretendimet e tyre civile për shkak se ata nuk mund të paguanin tarifën e lartë gjyqësore, e cila në kohën e paraqitjes së kërkesë padisë u caktua në vlerën 500.000 lekë të reja, tërësisht në mospërputhje me mundësitë e tyre ekonomike.
Res Publica
One Response to Strasburgu kërkon informacion nga qeveria shqiptare për 21 janarin. Ja pyetjet.