• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

Apeli i GJKKO rrëzon masën e sigurisë ndaj gazetarit Elton Qyno

Respublica by Respublica
14/01/2025
in Lajme te reja, Vendime Gjykate
0
Apeli i GJKKO rrëzon masën e sigurisë ndaj gazetarit Elton Qyno
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në dt. 25 nëntor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno masën e sigurisë të “detyrimit për paraqitje pranë oficerit të policisë gjyqesore” në lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv në sektorin privat.

Mëngjesin e dt. 25 nëntor, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit hynë në shtëpinë e gazetarit Qyno duke ushtruar kontroll dhe sekuestruar telefonat e tij. Në ndryshim nga çështja e mëparshme ku i njëjti gazetar pësoi sekuestrimin e pajisjeve të tij sepse mbrojti burimet e gazetarit në një rast ku dyshohet se prokurorët ose OPGJ-të rrodhën materiale nga një dosje hetimore, e cila është ende në pritje të vendimmarjes së Gjykatës Kushtetuese, këtë herë kundër gazetarit Elton Qyno u ngrit akuza se ishte paguar nga bandat kriminale për të publikuar lajme, modifikuar apo fshirë lajme në interes të tyre.

Duke qenë e vetëdijshme që do të shkaktohej një tjetër reagim ndërkombëtar si ai i çështjes tjetër ku gazetari Qyno mori një masë pezulluese nga OKB, kësaj here Prokuroria e Posaçme hoqi dorë nga sekuestrimi i pajisjeve të gazetarit dhe ia ktheu ato menjëherë, por duke kërkuar njëkohësisht vendosjen ndaj tij të masës së sigurisë për detyrim paraqitjeje. Pavarësisht se kjo masë duket e lehtë dhe konkretisht për gazetarin Qyno nuk shkakton ndonjë mundim të madh pasi ai çdo ditë paraqitet në SPAK për të mbuluar çështje të krimit të organizuar, ajo gjithsesi krijonte një efekt diskreditues ndaj tij, si dhe një mesazh ndaj kolegëve të tjerë gazetarë që mbulojnë çështje të tilla.

Kërkesa e Prokurorisë, e pranuar fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë, u rrëzua sot nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si një masë tërësisht e papërshtatshme pasi nuk u sollën prova ku gazetari të kishte fshirë ose modifikuar ndonjë shkrim, ndërkohë që shkrimet e përmendura nga ai referojnë fakte të vërteta. Gjyqtari Dhimitër Lara shfuqizoi vendimin e shkallës së parë duke e çliruar gazetarin nga efekti diskreditues në këtë fazë të hetimeve që ai të vijojë misionin e tij, për sa kohë Prokuroria ende nuk e ka qartësuar për vete të saj rolin e këtij gazetari në raportimin e ngjarjeve.

Raportimi mbi krimin e organizuar është një nga llojet më të vështira dhe të rrezikshme të gazetarisë, dhe vetëm përmes një gazetarie të lirë publiku mund të informohet për zhvillimet e botës së nëndheshme kriminale. Rrëzimi i kësaj mase sot është një mesazh qetësimi jo vetëm për gazetarin Qyno, por për gjithë komunitetin e gazetarëve, të cilët duhen mbrojtur nga ndërhyrjet e çdo pushteti, qoftë edhe ai i drejtësisë, që mund të shkaktojnë censurë të panevojshme për një shoqëri demokratike.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin për mediat lidhur me çështjen në fjalë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Download

Tags: e drejta e informimitElton Qynogjykateliria e shtypitRes PublicaSPAKte drejtat e njeriut
Previous Post

Bashkia Tiranë tenton një tipologji të re abuzimi me procesin e rindërtimit. Gjykata e bllokon.

Next Post

Gjykata i jep një leksion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i tërheq veshin Komisionerit për të Drejtën e Informimit

Respublica

Respublica

Next Post
Gjykata i jep një leksion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i tërheq veshin Komisionerit për të Drejtën e Informimit

Gjykata i jep një leksion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i tërheq veshin Komisionerit për të Drejtën e Informimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Programe
  • Veprimtari
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT