• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendos: Autoritetet shqiptare duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për vrasjen e A. Nikës gjatë protestës së 21 janarit 2011

Respublica by Respublica
15/11/2023
in Lajme te reja, Vendime Gjykate
0
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendos: Autoritetet shqiptare duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për vrasjen e A. Nikës gjatë protestës së 21 janarit 2011
0
SHARES
82
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vendimin e 14 Nëntorit 2023, për çështjen Nika k. Shqipërisë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNj) në Strasburg gjeti njëzëri se ka pasur dy shkelje të nenit 2 (e drejta për jetën dhe për hetimin për humbjen e jetës) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Çështja në fjalë që nga autoritetet shqiptare është zvarritur prej 12 vjetësh, lidhet me një ankim pranë GJEDNj nga familjarët e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë me plumb në kokë në vitin 2011 gjatë protestës përpara Kryeministrisë. Në përgjigje të ankimit nga bashkëshortja dhe dy vajzat e të ndjerit Nika, GJEDNj konstatoi një varg shkeljesh për sa i përket përgjegjësive të shtetit shqiptar dhe të organeve të drejtësisë në Shqipëri në lidhje me hetimin ndaj dosjes së 21 janarit.

GJEDNj konstatoi se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues të Gardës nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili nuk zbardh sekuencën apo natyrën e urdhrave të dhënë për të shtënat mbi protestuesit. Gjatë hetimit kishte pasur gjithashtu edhe një sërë mangësish të tjera, duke përfshirë fshirjen e videoregjistrimeve të incidentit nga kamerat e sigurisë së ministrisë dhe mos-ndjekjen e disa pistave kyçe të hetimit, si shenjat e plumbave të gjetura në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë. Këto mangësi ngritën dyshime nga GJEDNj se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim padrejtësisht.

GJEDNj ka pranuar si të drejta të gjithë argumentat e paraqitura nga qendra “Res Publica” e cila në këtë proces ndërhyri si palë e tretë. Trupi gjykues gjeti të meta në kuadrin ligjor që rregullonte në atë kohë përdorimin e armëve të zjarrit në kontekstin e tubimeve masive, i cili ka qenë një nga argumentet kryesore të sjellë nga Res Publica. Gjithashtu, sipas GJEDNj ka pasur defekte serioze në menaxhimin e protestës dhe planin e masave të asaj dite, ku vërehen mangësi në koordinimin mes Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, mjeteve të përdorura përpara armëve të zjarrit dhe më pas në mënyrën se si janë përdorur këto armë. Res Publica i theksoi këto argumente për shkak se një nga mënyrat që ka përdorur mbrojtja e të pandehurve në këtë rast ishte pikërisht fakti që ligji u lejonte gardistëve të përdornin armët nëse sulmohej një institucion i rëndësisë së veçantë. Sipas GJEDNJ dhe jurisprudencës së saj të konsoliduar, përdorimi i armëve të zjarrit justifikohet vetëm ndaj personave që rrezikojnë në mënyrë të dukshme dhe iminente jetën e dikujt tjetër dhe jo kur rrezikojnë pasuri materiale siç është edhe një godinë kryeministrie.

Trupa gjyqësore vendosi se sipas nenit 46 (forca detyruese dhe ekzekutimi i vendimeve) autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e vdekjes së A. Nikës dhe të identifikojnë e ndëshkojnë përgjegjësit.

Ky vendim qartësoi përfundimisht se hetimi për vrasjen e Aleks Nikës ka qenë i mangët dhe duhet riparë me përgjegjësi mundësia për ta zbardhur plotësisht ngjarjen, përmes çdo metode hetimi. Gjithashtu vendimi qartësoi se asnjë nuk duhet plagosur ose vrarë sepse po sulmon thjesht një godinë. Vendimi mund të konsiderohet edhe si një vulë përmbyllëse e debatit nëse hetimi i kohës ishte një sulm politik, siç e ka etiketuar kryeministri i asaj kohe, apo jo. GJEDNJ la të kuptohet se  domosdoshmëria e hetimit dhe gjykimit të fajtorëve është vetëm juridike dhe aspak politike.

Previous Post

Sqarim për mediat nga Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit për domethënien e vendimit të Strasburgut

Next Post

Fitohet beteja e banorëve të pallatit në rrugën “Myslym Keta” kundër Bashkisë së Tiranës: Gjykata rrëzon vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e ndërtesës

Respublica

Respublica

Next Post
Fitohet beteja e banorëve të pallatit në rrugën “Myslym Keta” kundër Bashkisë së Tiranës: Gjykata rrëzon vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e ndërtesës

Fitohet beteja e banorëve të pallatit në rrugën “Myslym Keta” kundër Bashkisë së Tiranës: Gjykata rrëzon vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e ndërtesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Programe
  • Veprimtari
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT