• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

MIE sajon truqe për të mos dhënë informacion për Aeroportin e Vlorës. Padit dy herë për të njëjtën çështje gazetarin Artan Rama, pasi ky fitoi gjyqin kundër ministrisë.

Respublica by Respublica
23/05/2023
in Lajme te reja, Vendime Gjykate
0
MIE sajon truqe për të mos dhënë informacion për Aeroportin e Vlorës. Padit dy herë për të njëjtën çështje gazetarin Artan Rama, pasi ky fitoi gjyqin kundër ministrisë.
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Një qeveri publike pa informim publik, ose që nuk ka nocionin e dhënies së tij, është prologu i një farse apo tragjedie, pse ndoshta të dyja bashkë. Dija duhet të qeverisë gjithmonë mbi injorancën, dhe një popull që synon të jetë zot i vetes duhet të armatoset me fuqinë që të japin njohuritë”. – James Madison

Gazetari Artan Rama në janar të këtij viti fitoi gjyqin ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP), të cilat me insistim kanë refuzuar dhënien e informacionit me interes publik të lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës.

Artan Rama ka punuar në televizione të ndryshme private, duke prodhuar një sërë emisione lajmesh dhe dokumentarësh investigativë. Që nga viti 2016, punon si regjisor/producent dokumentarësh dhe gazetar investigativ i pavarur dhe ka në fokus çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm: ndikimin mjedisor, energjinë e gjelbër dhe hetimin e dëmeve shkaktuar natyrës nga ana e korporatave vendase e të huaja.

Në përpjekjen për informimin e publikut për një çështje tepër të ndjeshme për opinionin, në 2022 gazetari kërkon nga MIE informacion lidhur me projektin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Informacioni i kërkuar lidhet me një pjesë të dokumentacionit teknik e mjedisor (master plan, plane zhvillimore të zonës, etj.), që janë pjesë përbërëse e kontratës mes MIE dhe shoqërisë koncensionare për ndërtimin e aeroportit. Dhënia e informacionit me interes publik është një detyrim ligjor për Autoritetet Publike.

Kërkesa u refuzua nga MIE, me pretendimin se publikimi i informacionit cënonte sekretin hetimor mbi procedimin penal që po hetonte procedurën e prokurimit të ndërtimit, operimit dhe zhvillimit të Aeroportit të Vlorës.  

Megjithëse ekziston një kategori informacioni, publikimi i së cilës kufizohet me ligj për arsye se interesi publik për kufizimin e tejkalon interesin për publikimin e tij, Autoriteti Publik ka të paktën detyrimin që të tregojë se në ç’mënyrë publikimi e dëmton këtë interes. Asgjë nga këto nuk u konsiderua nga MIE, me një papërgjegjshmëri që vendos shumë pikëpyetje për transparencën e procesit.

Refuzimi e detyroi gazetarin të paraqesë një ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP), i cili rekomandoi dhënien e dokumentacionit pas përfundimit të hetimeve nga SPAK. Kjo sigurisht është një përgjigje sa për sy e faqe për të zvarritur dhënien e një informacioni që vlerën e ka tek aktualiteti.

Këtu Rama i drejtohet gjykatës, duke paditur të dyja institucionet për moszbatim të detyrimeve të tyre ligjore “për të drejtën e informimit”, një e drejtë themelore e njeriut e parashikuar nga Kushtetuta shqiptare, Konventa Evropiane e të Drejtave e Njeriut dhe Konventa e Aarhusit. Çështja u përfaqësua nga avokatë të Qendrës “Res Publica”, me mbështetjen e National Endowment for Democracy.

Gjatë gjykimit u provua pavlefshmëria e pretendimit të MIE se dhënia e informacionit kërkuar nga gazetari cënon sekretin hetimor, po ashtu dhe rekomandimi nga IDP për dhënien e informacionit pas hetimeve të SPAK.

Gjykata vendosi që MIE t’i japë gazetarit informacionin e kërkuar me një vendim me ekzekutim të përkohshëm, thënë ndryshe i ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershme, nga shërbimi përmbarimor. Ky vendim mori parasysh faktin se tashmë janë lejuar një sërë vonesash, të cilat mund ta cënojnë qëllimin e kërkimit të informacionit dhe aktualitetin e tij.

Por Ministria e Infrastrukturës nuk e lë me kaq. Jo vetëm që nuk e zbaton vendimin e gjykatës, por si e si të vështirësojë procesin i drejtohet gjykatës për ta kundërshtuar atë, duke paditur Artan Ramën dhe shërbimin përmbarimor. Madje dy herë. Gjykata e rrëzon kërkesën e parë si të pabazuar dhe rikonfirmoi edhe një herë në fuqi vendimin e parë, me ekzekutim të menjëhershëm.

Kjo nuk e ndali Ministrinë të padisë përsëri me të njëjtat argumenta gazetarin dhe zyrën e përmbarimit.

Mënyra se si është refuzuar dhënia e informacionit dhe abuzimi i mekanizmave ligjore nga ana e Autoriteteve Publike për të penguar transparencën për një çështje nevralgjike, bën të mendosh se çfarë mund të fshihet pas gjithë kësaj. Mos të harrojmë se shpenzimet gjyqësore për këto çështje që i ngarkohen Autoriteteve vilen nga buxheti i shtetit. Duket se motivi për ta fshehur informacionin është më i madh sesa kostot për publikun.

Res Publica

Tags: aksesi ne informacione drejta e informimitRes Publicatransparenca
Previous Post

Erion Veliaj tërhiqet nga padia për shpifje ndaj gazetarit Bledian Koka. Gjykata vendos pushimin e çështjes.

Next Post

Bashkia shemb pallatin në mënyrë arbitrare. Banorët kërkojnë nga Gjykata dëmshpërblim për dëbimin nga streha e tyre, përveç dëmshpërblimit për pasurinë e shkatërruar.

Respublica

Respublica

Next Post
Bashkia shemb pallatin në mënyrë arbitrare. Banorët kërkojnë nga Gjykata dëmshpërblim për dëbimin nga streha e tyre, përveç dëmshpërblimit për pasurinë e shkatërruar.

Bashkia shemb pallatin në mënyrë arbitrare. Banorët kërkojnë nga Gjykata dëmshpërblim për dëbimin nga streha e tyre, përveç dëmshpërblimit për pasurinë e shkatërruar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Programe
  • Veprimtari
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT