Qendra Res Publica, ofron ndihmë ligjore për qiramarrësit e detyruar të lirojnë banesat në zbatim të Aktit Normativ nr. 3 dt. 01.08.2012. Për veprime në gjykatat e rrethit dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, nevojitet që qiramarrësit të sigurojnë dokumentet e mëposhtëm:
Pasi të siguroni këto dokumenta duhet të nënshkruani:
Shënim:
Prokura tip dhe aplikimi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut është falas.
Ndërsa, në rastet kur mund të aplikohet, në gjykatën e rrethit mund të paraqiteni vetë, por edhe mund të lëshoni dhe prokurë e cila zakonisht kushton 3800 leke dhe i paguhen noterit. Për të dhënat e prokurës mund të kontaktoni në numrat e telefonit të dhëna më poshtë. Procedura kërkon gjithashtu pagesën e një takse në gjykatë në vlerën 12.000 lekë. Kjo taksë paguhet në gjykatë.
Kujtesë:
Aplikoni për të gjithë përfitimet që ofron Akti Normativ. Nëse banka ju refuzon kredinë për shkak se nuk përmbushni kriteret, MOS pranoni të nënshkruani ndonjë dokument ku ju kërkohet të pranoni se ju po refuzoni tërheqjen e kredisë. Në vend të këtij dokumenti, kërkoni me forcë që banka t’ju japë me shkrim përgjigjen se kredia juaj nuk u aprovua. Nëse banka refuzon të japë këtë përgjigje me shkrim, atëherë na kontaktoni që ne ta raportojmë rastin pranë Entit Kombëtar të Banesave.
Për cdo informacion na kontaktoni në numrat:
0674053564, 0674098604, nga ora 12.00 deri 16.00 cdo ditë, nga e hëna në të premte
Kapacitetet tona janë të kufizuara, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj.