Nis Shkolla Verore 2024: Tema ligjore me interes për gazetarët, organizuar nga Res Publica me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Sesioni i parë në formën e një trajnimi dy-ditor i prezantoi gazetarët profesionistë me tema mbi kontratat publike dhe çështjet mjedisore. Temat u trajtuan nga Elvana Tivari, eksperte ligjore, dhe Lindita Çela, gazetare pranë OCCRP. Nga ana e pjesëmarrësve pati angazhim dhe diskutime të shumta, duke qenë këto tema të ndjeshme për publikun.
Sesionet e ardhshme të trajnimit janë të parashikuara për gazetarët e rinj dhe studentët e gazetarisë.
I falenderojmë të gjithë për pjesëmarrjen aktive dhe urojmë që trajnime të tilla të kenë sa më shumë vlerë për gazetarët.