Qendra Res Publica fiton një tjetër gjyq në Gjykatën e Strasburgut për pengesat e proceseve që kanë të bëjmë me tragjedinë e Gërdecit

Filed under: Lajme te reja |

Qendra Res Publica ka fituar një tjetër çështje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila sot bëri publik vedimin për çështjen Laçi kundër Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një nga dhjetra procese të hapura nga familjarët e personave që humbën jetën nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, në vitin 2008.

Nafije Laci, ishte një 26 personat që humbën jetën në këtë tragjedi dhe bashkëshorti i saj, Mustaf Laci, iu drejtua gjykatës për dëmshpërblim. Por Gjykata Administrative i kërkoi Laçit të paguante tarifën gjyqësore në vlerë mbi 300 mijë lekë, pa përfshirë këtu edhe kostot e ekspertëve, shumë kjo e përllogaritur sa njëqind e njëzet fishi i nivelit të të ardhurave të tij mujore.

Në pamundësi finaciare për të paguar kostot gjyqësore, Mustaf Laci aplikoi për ndihmë juridike në formën e një përjashtimi nga pagesa e tarifës gjyqësore. Ky aplikim nuk mori një përgjigje dhe cështja e tij u zvarrit në dyert e gjykatave, pa u gjykuar ende edhe sot. Kërkesa e tij për t’u përjashtuar nga ky detyrim para Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë u refuzua. Sot kjo cështje vijon, duke qenë në pritje në Gjykatën e Lartë.

Në vitin 2017, qendra Res Publica, e cila përfaqëson familjen Laçi, vendosi t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriu, për shkelje të nenit 6 (procesi i rregullt gjyqësor) të Konventës Evropiane për të Drejtave të Njeriut

Pas 4 vitesh, Gjykata e Strasburgut vendosi që shteti shqiptar jo vetëm që duhet t’i paguajë Mustafa Laçit 7,500 për andrallat e krijuara, por nxjerr në pah një sërë problemesh që ekzitojnë në sistemin gjyqësor në Shqipëri.

“Gjykatat  vendase nuk kanë kryer ende një vlerësim të individualizuar të gjendjes financiare të aplikantit në mënyrë që të përcaktohet nëse ai duhet apo jo të përjashtohet nga pagimi i taksës. Në përgjithësi, aplikanti kishte përdorur të gjitha mundësitë të parashikuara nga ligji i brendshëm. Sidoqoftë, përpjekjet e tij u penguan nga mosfunksionimi i KSHNJ-së dhe dështimi i këtij të fundit për të miratuar aktet nënligjore zbatuese; ngurrimi i dukshëm i gjyqtarëve vendas për të përjashtuar personat me pamundësi financiare nga pagesa e taksës; dështimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për të vlerësuar siç duhet gjendjen e tij financiare si dhe vonesat e konsiderueshme në Gjykatën e Lartë. Si rezultat, ankuesi vazhdonte të përballej me pasiguri në lidhje me ecurinë e shqyr timit në themel të kërkesës së tij për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara në vitin 2008” thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Për Avokatin Dorian Matlija, rasti Laçi kundër Shqipërisë është një vendim i rëndësishëm pasi është hera e parë që Gjykata e Strasbugut shprehet mbi çështjet që kanë të bëjnë me personat që nuk kanë mundësi finaciare për të përballur kosot gjyqesore për Shqipërinë.

“Prej kohesh kemi luftuar kundër një sistemi jo funksional për të drejtën e aksesit në gjykatë për personat në vështirësi ekonomike. Zhvillimet në Shqipëri kanë qenë të vakta. Vërtetë është miratuar një ligj i ri për ndihmën juridike, por problemi nuk është zgjidhur në praktikë. Më në fund, Gjykata Evropiane me këtë vendim vë në dukje difektet e sistemit tonë që u kushton shtrenjtë personave në vështirësi ekonomike. Këta persona humbin të drejtat e tyre pikërisht sepse nuk janë në gjëndje të përballojnë kostot” – shpjegon Matlija.

Por, më shumë se sa një betejë e fituar në Strasburg, Matlija thotë se ky vendim hap një kapitull të ri për gjyqësorin shqiptar.

“Ky vendim është i detyrueshëm për gjykatat shqitare edhe për cështje të tjera të ngjashme dhe hap një kapitull të ri për çdo person që është në pamundësi ekonomike. Ai duhet të dëgjohet nga gjykata pavarësisht se ai nuk paguan dot kostot gjyqsore. Kjo do të thotë që këta persona nuk duhet të detyrohen të paguajnë tarifa të lartat gjyqësore, duhet t’u sigurohet avokat nga shteti dhe duhet paguhen nga shteti edhe ekspertët që thërret gjykata” – shpjegon Matlija.

Aktualisht në gykatat shqiptare ka një numër të lartë cështjesh të kësaj natyre dhe për avokatin Matlija ky vendim do të vendosë insitucionet shtetëtore në një pozicion të tillë që do të duhet të revolucionarizohet sistemi tërësisht. “Me këtë vendi gjykata është e detyruar të vendosin sistemin në presion që të gjejë zgjidhje serioze të problemeve, ose përndryshe do të vazhdojë shkelja e të drejtave të njeriut dhe për rrjedhojë të të penalizohemi edhe nga Strasburgu. Tashmë avokatët janë bërë më të zotë për të vënë shtetin me shpatulla për muri dhe ky mur është vetë Konventa”- përfundoi Matlija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *