Përtej ëndrrave

Filed under: Lajme te reja |

Kërkesa për informacion drejtuar INSTAT në lidhje me vdekshmërinë foshnjore dhe atë të nënave, e hartuar nga qendra Res Publica dhe Instituti Shqiptar i Shkencave tregoi se dhe viti 2011 nuk ka qenë një moment jo i mirë për lindjet në institucionet tona mjekësore.

Sipas të dhënave të INSTAT, Drejtoria e Statistikave Sociale, Sektori i Demografisë:

  • Numri i vdekshmërisë foshnjore 0 deri 1 vjeç për vitin 2011 ishte 299,
  • Koeficienti i vdekshmërisë foshnjore 0 deri 1 vjeç për vitin 2011 ishte 8.72
  • Numri i lindjeve për vitin 2011 ishte 34 285.

Gjithashtu sipas të dhënave të  Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtoria e Monitorim-Vlerësimit, Zyra e Statistikave Shëndëtësore, norma e vdekshmërisë së nënave për vitin 2011 ka qenë 5.8 për 100 000 lindje.

Këto shifra lënë sërish Shqipërinë në vendin e fundit në rajon. Koeficienti i vdekshmërisë foshnjore për vendet e rajonit ka qenë si më poshtë: Greqia  koeficienti 5, Kroazia koeficienti  6, Sllovenia koeficienti  4, Serbia koeficienti  6, Maqedonia koeficienti 8, Bosnia koeficienti  8.

http://informimipublik.files.wordpress.com/2012/12/instituti-i-statistikave09-12.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *