Res Publica bind gjykatën që të detyrojë Bashkinë Tiranë dhe OSHEE të bëjnë transparencë për reklamat televizive

Filed under: Lajme te reja,Vendime Gjykate |

Encrypt-sensitive-info-600-X-600--tojpeg_1430913374578_x2Gjykata Administrative e Shkallës së Parë pranoi dy paditë e ngritura nga Qendra Res Publica kundër Bashkisë Tiranë dhe OSHEE me objekt dhënien e informacionit dhe vënien në dispozicion të dokumentave të kërkuara për reklamat televizive të paguara me fondet publike. Pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit të ri për të drejtën e informimit në shtator të vitit 2014, disa autorite shtetërore vazhdojnë të refuzojnë të bëjnë transparencë. Pas ankimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Qendra Res Publica iu drejtua gjykatës, e cila pranoi paditë e ngritura dhe vendosi detyrimin e Bashkisë Tiranë dhe OSHEE  për të na vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Sipas gjykatës, institucionet publike dhe cdo administrator tjetër i pasurisë publike, qoftë kjo edhe kompani shtetërore, duhet ta pranojë që një nga parimet bazë të një shoqërie demokratike është transparenca në kryerjen e detyrave dhe shpenzimet publike dhe e drejta për t’u informuar është një e drejtë e mbrojtur në nivel kushtetues.

Res Publica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *