Res Publica pergatit udhezuesin per themelimin e Keshillit te Mediave

Filed under: Lajme te reja,Publikime,Publikime |

kopertina CRD per webIniciativa për themelimin e një organi vetërregullues për mediat janë ndërmarrë edhe në të kaluarën. Madje këto tentativa kanë shkuar shumë pranë konkretizimit, por botuesit janë treguar skeptikë për rolin e këtij organi, pasi shtypi i druhej humbjes së lirisë së fituar me shumë mund. Me kalimin e kohës, me konsolidimin e lirisë së shprehjes, pas një serie takimesh me profesionistë të medias, si dhe pas eksperiencës së krijuar nga rastet e mbrojtjes së gazetarëve në gjykatë, Res Publica identifikoi nevojën për t’iu rikthyer kësaj nisme, për të përgatitur shtratin e themelimit të një organi vetërregullues për mediat, me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders. Profesionistë të medias dhe shoqatat e tyre e kanë mirëpritur idenë. Ata kanë konsideruar se funksionimi i një organi të tillë do t‘u sigurojë atyre udhëzime shumë të nevojshme praktike në ushtrimin e funksioneve të tyre. Në të njëjtën kohë, një organ i tillë mund të rezultojë i rëndësishëm në sigurimin e një mbrojtje më efektive të gazetarëve para gjykatave vendase, pasi kjo do të lejojë që gjyqtarët të drejtohen dhe të mbështeten mbi mendimin e kolegëve juristë dhe të ekspertëve të deontologjisë që do të atashohen pranë një organi të tillë profesional.

Res Publica ka kryer hulumtime krahasuese me qëllim marrjen e eksperiencave pozitive në krijimin e organeve vetërregulluese për mediat. Për këtë qëllim, Res Publica ka kontaktuar nga afër edhe me anëtarët e Këshillit të Mediave të Kosovës, një organ gjerësisht i respektuar dhe shumë efektiv, të cilët kanë rënë dakord për të ndarë përvojën e tyre dhe të ofrojnë ndihmë në ngritjen e një institucioni ekuivalent në Shqipëri. Duhet të theksohet në këtë drejtim, që në shkurt të vitit 2013, Këshilli i Mediave të Kosovës është zgjedhur për të ndihmuar në ngritjen e një Këshilli të Mediave në Maqedoni, dëshmi e mëtejshme kjo e reputacionit të merituar të organit vetërregullues kosovar.

Aktualisht mund të arrihet në konkluzionin se nuk mund të pretendohet se ekziston një model perfekt. Prandaj lind domosdoshmëria që kjo çështje t’i shtrohet debatit lidhur me një gamë të gjerë të shqetësimeve në praktikë. Si do të funksionojë, cilat janë sfidat me të cilat do të përballet kjo nismë, etj, janë disa nga pyetjet që presin përgjigje të një natyre komplekse duke nxjerr në pah aspekte të veçanta të vetërregullimit të medias, të trajtuara më gjerësisht në udhëzuesin “Keshilli i Medias – Nje domosdoshmeri e kohes”, te cilin mund ta gjeni duke klikuar kete link: http://issuu.com/respublicalb/docs/keshilli_i_mediave_-_udhezues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *