• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
    • Konsultime publike
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
    • Konsultime publike
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
    • Konsultime publike
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

Konsultimi publik në Shqipëri: A dëgjohen vërtet rekomandimet e qytetarëve?

Respublica by Respublica
27/11/2026
in Lajme te reja
0
Konsultimi publik në Shqipëri: A dëgjohen vërtet rekomandimet e qytetarëve?
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga rubrika “Konsultimi publik në rrugën drejt BE-së”

Raporti i Komisionit Europian 2026: Çfarë propozuam, çfarë mbeti pa zgjidhur?

Pothuajse të gjitha ligjet konsultohen. Po çfarë ndodh me rekomandimet?

Në raportin e nëntorit 2026, Komisioni Europian jep dy të dhëna që, të vendosura pranë njëra-tjetrës, tregojnë shumë për cilësinë e konsultimit publik në Shqipëri.

Në vitin 2025, 45 nga 47 aktet ligjore të miratuara iu nënshtruan konsultimit publik. Por Komisioni konstaton se institucionet nuk ndjekin sistematikisht rezultatet e konsultimeve, se pjesëmarrja e shoqërisë civile mbetet e kufizuar dhe se aktet nënligjore konsultohen rrallë.

Pra, procedura kryhet pothuajse gjithmonë. Por sa ndikon ajo në përmbajtjen e ligjit?

Kjo është një pyetje që Res Publica e ka ngritur prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Që në vitin 2016, një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për konsultimin publik, prezantuam studimin “Konsultimi publik – Sfidat e vitit të parë të zbatimit të ligjit”.

Në vitin 2019 publikuam studimin “Konsultimi publik në Shqipëri 2017–2018”, ku analizuam mënyrën si ministritë, bashkitë dhe Kuvendi zbatonin detyrimet për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

Çfarë konstatuam?

  • Projektakte që nuk konsultoheshin fare, megjithëse duhej t’i nënshtroheshin konsultimit.
  • Njoftime të paplota, pa informacion të mjaftueshëm se ku dhe deri kur mund të dërgoheshin rekomandimet.
  • Afate që nuk respektoheshin, duke i kufizuar publikut mundësinë për të studiuar projektaktet dhe për të reaguar.
  • Mungesë dokumentimi dhe transparence për rezultatet, që e bënte të vështirë të kuptohej çfarë ishte pranuar, çfarë ishte refuzuar dhe përse.
  • Një regjistër elektronik që nuk po funksiononte si mjet real pjesëmarrjeje, ndërkohë që edhe vetë qytetarët e organizatat përfshiheshin pak.

Për të treguar se këto nuk ishin thjesht probleme teorike, në vitin 2018 kundërshtuam mënyrën si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kishte konsultuar një projektvendim për ndotjen e ajrit nga automjetet. Konsultimi ishte mbyllur pa u respektuar afati ligjor prej 20 ditësh dhe njoftimi nuk përmbante të gjitha të dhënat e nevojshme.

Pas ndërhyrjes sonë, Ministria e ripublikoi projektaktin, duke respektuar afatin e konsultimit.

Ja përse konsultimi publik ka rëndësi. Ai nuk është një njoftim që vendoset në një faqe interneti për të plotësuar procedurën. Është mundësia që qytetarët, ekspertët dhe organizatat të ndikojnë te një vendim përpara se ai të merret.

Studimet tona nuk u kufizuan te evidentimi i shkeljeve. Kërkuam respektimin e afateve, përmirësimin e regjistrit elektronik, dokumentimin e konsultimeve dhe transparencë për mënyrën si trajtoheshin rekomandimet.

Sot, raporti i Komisionit Europian për vitin 2026 na rikthen te i njëjti problem. Ka më shumë akte që kalojnë formalisht në konsultim, por ende nuk garantohet që komentet e publikut të shqyrtohen dhe të ndiqen siç duhet.

Këtë e kemi parë edhe në fushat për të cilat kemi folur në këtë rubrikë. Reformën në drejtësi; të drejtën e informimit; të drejtat e të pandehurve dhe mbrojtjen e natyrës. Në secilën prej tyre janë paraqitur rekomandime konkrete, ndërsa disa nga problemet që ato synonin të zgjidhnin vazhdojnë të diskutohen edhe sot në kuadër të integrimit europian.

Integrimi nuk duhet të na mësojë vetëm si të përafrojmë ligjet me ato të BE-së. Duhet të na mësojë edhe si të bëjmë ligje më të mira, duke dëgjuar njerëzit që njohin problemet e zbatimit të tyre. Një konsultim ku propozimet mblidhen, por nuk shqyrtohen seriozisht, mund të përmbushë një procedurë. Nuk përmbush qëllimin e saj.

Nëse 45 nga 47 akte ligjore janë konsultuar, por Komisioni Europian vazhdon të kërkojë konsultim publik me ndikim real është koha dhe rasti të ndryshojmë mënyrën si e masim suksesin e këtij procesi.

Studimi “Konsultimi publik në Shqipëri 2017–2018”

Tryeza e Res Publica-s për konsultimin publik, korrik 2016

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, 2026

Tags: komisioni europiankonsultimi publikRes Publicate drejtat e njeriut
Previous Post

Kur gjyqi bëhet mjet për të heshtur gazetarët: Pse nevojitet një ligj efektiv anti-SLAPP

Respublica

Respublica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Programe
  • Veprimtari
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
    • Konsultime publike
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT