• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Objektivat strategjikë
    • Vizioni
    • Misioni
    • Vlerat
  • Stafi
    • Stafi ekzekutiv
  • Mbeshtetesit
    • Donatoret
      • Partneret
  • Sherbime
    • Aplikimi Online
    • Përfaqësimi në gjykatë
    • Keshillimi
  • Veprimtari
    • Trajnime
    • Projektet
    • Nismat
    • Publikime
  • Kontakt
  • Linke
    • Kerkesa Online
    • Gjurmo Online
    • Aplikacioni tone Android
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Objektivat strategjikë
    • Vizioni
    • Misioni
    • Vlerat
  • Stafi
    • Stafi ekzekutiv
  • Mbeshtetesit
    • Donatoret
      • Partneret
  • Sherbime
    • Aplikimi Online
    • Përfaqësimi në gjykatë
    • Keshillimi
  • Veprimtari
    • Trajnime
    • Projektet
    • Nismat
    • Publikime
  • Kontakt
  • Linke
    • Kerkesa Online
    • Gjurmo Online
    • Aplikacioni tone Android
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Objektivat strategjikë
    • Vizioni
    • Misioni
    • Vlerat
  • Stafi
    • Stafi ekzekutiv
  • Mbeshtetesit
    • Donatoret
      • Partneret
  • Sherbime
    • Aplikimi Online
    • Përfaqësimi në gjykatë
    • Keshillimi
  • Veprimtari
    • Trajnime
    • Projektet
    • Nismat
    • Publikime
  • Kontakt
  • Linke
    • Kerkesa Online
    • Gjurmo Online
    • Aplikacioni tone Android
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

Gjykata Evropiane, vendim i paprecedentë mbi çështjen e sekuestrimit te kompiuterave te Lapsi.al

Respublica by Respublica
22/04/2021
in Lajme te reja, Vendime Gjykate
0
Gjykata Evropiane, vendim i paprecedentë mbi çështjen e sekuestrimit te kompiuterave te Lapsi.al
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Matlija:  SPAK të shkojë në PS dhe institucionet e tjera për marrjen e të dhënave  nëse do të hetojë skandalin e përdorimit të të dhënave personale.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, komunikoi  më 22 Prill 2021, vendimin për  masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Vendimi u marr pas një kërkesë për pezullim të dërguar në këtë gjykatë nga aplikantët Aramand Shkullaku,  Andi Bushati dhe Lapsi .al  të përfaqësuar nga avokati Dorian Matlija. Kërkesa është dërguar mbrëmjen e 19 Prillit 2021, menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila lejonte prokurorinë të sekuestronte  kompjuterët, celularët dhe çdo paisje elektronike të redaksisë së Lapsi.al.

Në një intervistë avokati Dorian Matlija, shpjegon  rëndësinë që ky vendim i Gjykatës së Strasburgut ka për lirinë e medias në Shqipëri, që dukshëm sipas vendimit, është cenuar nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Z. Matlija, përse iu vendosët ti drejtoheshit Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, kur në pamje të parë duket se kemi të bëjmë për një hetim  që i përket çështjeve të brendshme të një shteti?

Nisur nga fakti që  vendimi i  Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lejonte sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, ishte një vendim shumë i rrezikshëm për standardet e lirës së shprehjes dhe konkretisht mbrojtjen e burimeve të gazetarëve,  si dhe  për faktin që ligji shqiptar nuk parashikon asnjë mekanizëm për të pezulluar  një urdhër të tillë, qoftë edhe duke u ankuar në Gjykatën e Apelit,  e vetmja mundësi mbetej  që të kërkonin ndërhyrjen nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Për këtë këtë arsye, unë dhe kolegu im, Theodors Alexandritis,  përpara se të bëhej një dëm tepër i rëndë dhe i pariparueshëm, patëm idenë  të ndërmarrin këtë hap të pazakontë.

Në rregulloren e Gjykatës së Strasburgut ka një nen,  me nr 39,  që  parashikon  të drejtën e kësaj gjykatë për të ndërhyrë në masa urgjente  kur jemi përpara një rasti ekstrem të shkeljes së drejtave të njeriut. Duke shfrytëzuar këtë nen të Gjykatës  së Strasburgut ne iu drejtuam me datë 18 Prill 21 kësaj gjykatë me një kërkesë për pezullimin e vendimit të marrë nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mëngjesin e së enjtes, më 22 Prill 2021, pra vetëm pas dy ditësh nga dërgimi i kërkesës suaj, Gjykata e Strasburgut del me vendim për  masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al,.  Në dijeninë tuaj, ka pasur raste  të ngjashme që Gjykata e Strasburgut ka reaguar kaq shpejt?

Në dijeninë time, masat  urgjente  nga Gjykata e Strasburgut merren vetëm kur i kërcënohet jeta ose integriteti fizik i personit  por edhe për çështje të lirisë së shprehjes. Unë di që deri më tani  ka pasur një rast të ngjashëm. Bëhet fjalë për  çështjen “Sedletska kundër Ukrainës”- kur në vitin 2018  Gjykata e Strasburgut  morri një masë të ngjashme. Sedletska  ishte një gazetare ndaj së cilës në Ukrainë u urdhërua sekuestrimi i telefonit,  siç është dhe rasti  që Gjykata në Shqipëri  urdhëroi të sekuestroheshin telefonat, USB, server, CD  e çdo gjë tjetër  elektronike  që mban gazeta Lapsi.al  dhe administratorët e saj.

Pa dyshim,  që rasti kundër Lapsit është rast edhe më i rëndë se ai  i Sedletskës në Ukrainë, sepse jo vetëm mund të zbulohen  burimet e gazetarit  dhe sekretet profesionale të tij  por dhe e lë gazetën pa punë duke urdhëruar  sekuestrimin e të gjithë bazën materiale.

Cilat janë veprimet e Gjykatës së Strasburgut për të dalë me një vendim të tillë. Mjaftohet gjykata vetëm me kërkesën e për pezullim të një vendimi  të dërguar nga një palë?

 Gjykata e Strasburgut  bën veprimet duke verifikuar çdo pretendim të paraqitur nga palët.

Së pari vlerëson dokumentet e dërguara dhe legjislacionin vendas. Më pas merr  kontakte me qeverinë për tu siguruar që situata,   së pari është serioze,  së dyti  veprimi pritet të ndodh menjëherë,  së treti  që nuk ka asnjë mundësi sipas ligjit vendas për ta zgjidhur konfliktin ndryshe. Pasi sigurohet që dëmi mund të vij në çdo çast se nuk ka asnjë  mekanizëm mbrojtës ligjor tjetër  dhe që organet shtetërore kanë  vullnetin për të çuar deri në fund vendimin e marrë, atëherë Gjykata e Strasburgut,  nëse  sheh që ka cenim  edhe  të  parimeve të drejtave  themelorë  të njeriut,  në rastin konkret, mbrojta e burimeve të gazetarit si garanci për lirinë e medias, vendosi  të ndërhyj urgjentisht  në punët e brendshme  të një shteti  dhe të frenojë veprimet,  sa po ndodhur dëmi i rëndë dhe i  pa riparueshëm.

A do ta konsideroni këtë vendim të Gjykatës së Strasburgut një fitore të media në Shqipëri?

Patjetër që po,  por mbi të gjitha është fitore e standardeve  të cilët  sot i vijnë në formën e një leksioni edhe organeve të reja të drejtësisë.

Z. Matlija, një vlerësimin tuaj, ky vendim i Gjykatës së Strasburgut a vë në pikëpyetje hetimet dhe veprimet procedurale të SPAK?

Njësoj si në çështjen “Sedletska kundër Ukrainës”,  patjetër që Gjykata e Strasburgut arriti ta kuptojë  që hetimi për një nga skandalet më të mëdha , sic ishte ai i përdorimit të të dhënave  të qytetar çdo ve, kishte mundësi të tjera  dhe  që cenimi i burimit të gazetarëve  nuk ishte aspak i justifikuar.  Kështu që pas këtij leksioni SPAK të shkoj në PS për të marrë serverat ose tek AKSHI apo dhe institucione të tjera që disponojnë këtë databazë.

Z. Matlija, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, në gjykimin tuaj cili do të jetë fati  i këtij hetimi që ka nisur Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. për të zbardhur përdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve?

Nëse ky vendim i Gjykatës së Strasburgut e cila  vendos një masë masë sigurie duke  mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN. do të ndikonte vërtetë në cilësinë e hetimet të SPAK, sigurisht që Gjykata  e Strasburgut nuk do të merrte këtë masë.

 Është e qartë për të gjithë ata që janë profesionistë të ligjit që SPAK ka shumë mundësi , rrugë ligjore,  për të hetuar këtë çështje. Madje mënyra  që ajo  nisi këtë procedim penal ishte shumë e mbrapshtë sepse nuk nis hetimi nga sekuestrimi i materiale të denoncuesit publik të  skandalit të përdorimit të të dhënave personale por nga atë që janë  denoncuar, e për këtë ne pamë të gjithë se kishte indicie të mjaftueshme për të kuptuar që databaza ka marë të thëna të fiksuar në servera shtetërore që vetëm shteti i disponon.  Gjithashtu ne pamë që  ata që  emërtoheshin si patronazhistë ishin  vërtetë anëtarë të Partisë Socialiste dhe ka dyshime serioze se vërtetë ata janë ngarkuar më këtë  detyrë dhe  kanë përdorur këtë databazë.

Kështu që hetimi detyrimisht  duhet të filloj atje ku është probabiliteti më i madhe ku mund të gjendet e vërteta.

Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut është dhe një mundësi  për SPAK që  të tregojë një integritet dhe profesionalizëm për hetimin e zbardhjen  e skandalit, ndoshta më të madh i këtij viti, për t’i ardhur për shtat edhe pritshmërisë së gjithë ndërkombëtarëve që i kanë bërë shqiptarët  të besojnë tek ky bast i madh i vendosur për drejtësinë që quhet ndryshe, Reforma  Drejtësi.

Previous Post

Aktivistë të qytetit të Tiranës vazhdojnë betejën ligjore kundër ndërtimeve në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë

Next Post

Organizatat e medias mbështesin vendimin e Gjykatës së Strasburgut për moslejimin e sekuestrimit të kompjuterëve të Lapsit.al

Respublica

Respublica

Next Post
Organizatat e medias mbështesin vendimin e Gjykatës së Strasburgut për moslejimin e sekuestrimit të kompjuterëve të Lapsit.al

Organizatat e medias mbështesin vendimin e Gjykatës së Strasburgut për moslejimin e sekuestrimit të kompjuterëve të Lapsit.al

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Mijëra qytetarë që u prekën nga skema e rindërtimit “u dëbuan” nga banesat në shpërfillje të plotë të ligjit

Mijëra qytetarë që u prekën nga skema e rindërtimit “u dëbuan” nga banesat në shpërfillje të plotë të ligjit

06/01/2023
Private: Rindërtimi – Zbardhet vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës që zbulon abuzimin e Bashkisë së Tiranës në vendimet e prishjes së pallateve në Kombinat

Rindërtimi – Zbardhet vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës që zbulon abuzimin e Bashkisë Tiranë për prishjen e pallateve në Kombinat

06/12/2022
Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

13/01/2023
Rindërtimi – Banorët nën presion nga Bashkia Tiranë për të braktisur pallatin e planifikuar për t’u shembur

Rindërtimi – Banorët nën presion nga Bashkia Tiranë për të braktisur pallatin e planifikuar për t’u shembur

02/12/2022
Me vendim gjykate, uji më 2017 ishte i papijshëm në Tiranë.

Me vendim gjykate, uji më 2017 ishte i papijshëm në Tiranë.

6
Bunkeri i Magjistraturës

Bunkeri i Magjistraturës

3
Nis funksionimin Publeaks.al, një platformë e re për të drejtën e informimit

Nis funksionimin Publeaks.al, një platformë e re për të drejtën e informimit

3
Lidhje te rendesishme, ku mund te merret informacion i vlefshem

Lidhje te rendesishme, ku mund te merret informacion i vlefshem

2
Letër e hapur e Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Res Publica për Bashkinë Tiranë

Letër e hapur e Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Res Publica për Bashkinë Tiranë

13/01/2023
Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

13/01/2023
Letër e hapur për respektimin e standardeve ligjore të zhvendosjes së familjeve

Letër e hapur për respektimin e standardeve ligjore të zhvendosjes së familjeve

12/01/2023
Ç’të bën Bashkia, s’ta bën as Perëndia!

Ç’të bën Bashkia, s’ta bën as Perëndia!

12/01/2023

Recent News

Letër e hapur e Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Res Publica për Bashkinë Tiranë

Letër e hapur e Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Res Publica për Bashkinë Tiranë

13/01/2023
Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

13/01/2023
Letër e hapur për respektimin e standardeve ligjore të zhvendosjes së familjeve

Letër e hapur për respektimin e standardeve ligjore të zhvendosjes së familjeve

12/01/2023
Ç’të bën Bashkia, s’ta bën as Perëndia!

Ç’të bën Bashkia, s’ta bën as Perëndia!

12/01/2023
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Stafi
  • Mbeshtetesit
  • Sherbime
  • Veprimtari
  • Kontakt
  • Linke

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Objektivat strategjikë
    • Vizioni
    • Misioni
    • Vlerat
  • Stafi
    • Stafi ekzekutiv
  • Mbeshtetesit
    • Donatoret
      • Partneret
  • Sherbime
    • Aplikimi Online
    • Përfaqësimi në gjykatë
    • Keshillimi
  • Veprimtari
    • Trajnime
    • Projektet
    • Nismat
    • Publikime
  • Kontakt
  • Linke
    • Kerkesa Online
    • Gjurmo Online
    • Aplikacioni tone Android

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT