• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Objektivat strategjikë
    • Vizioni
    • Misioni
    • Vlerat
  • Stafi
    • Stafi ekzekutiv
  • Mbeshtetesit
    • Donatoret
      • Partneret
  • Sherbime
    • Aplikimi Online
    • Përfaqësimi në gjykatë
    • Keshillimi
  • Veprimtari
    • Trajnime
    • Projektet
    • Nismat
    • Publikime
  • Kontakt
  • Linke
    • Kerkesa Online
    • Gjurmo Online
    • Aplikacioni tone Android
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Objektivat strategjikë
    • Vizioni
    • Misioni
    • Vlerat
  • Stafi
    • Stafi ekzekutiv
  • Mbeshtetesit
    • Donatoret
      • Partneret
  • Sherbime
    • Aplikimi Online
    • Përfaqësimi në gjykatë
    • Keshillimi
  • Veprimtari
    • Trajnime
    • Projektet
    • Nismat
    • Publikime
  • Kontakt
  • Linke
    • Kerkesa Online
    • Gjurmo Online
    • Aplikacioni tone Android
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Objektivat strategjikë
    • Vizioni
    • Misioni
    • Vlerat
  • Stafi
    • Stafi ekzekutiv
  • Mbeshtetesit
    • Donatoret
      • Partneret
  • Sherbime
    • Aplikimi Online
    • Përfaqësimi në gjykatë
    • Keshillimi
  • Veprimtari
    • Trajnime
    • Projektet
    • Nismat
    • Publikime
  • Kontakt
  • Linke
    • Kerkesa Online
    • Gjurmo Online
    • Aplikacioni tone Android
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

Intervistë me Znj. Yllka Lamçe, Drejtore Ekzekutive e Res Publica

Respublica by Respublica
02/10/2013
in Lajme te reja, Opinione
0
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa muajsh në media janë shfaqur rregullisht disa avokatë të rinj të cilët shprehen se përfaqësojnë Res Publica. Për se bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për një organizatë jofitimprurëse, e cila ka për qëllim të mundësojë akseksin në drejtësi nëpërmjet dhënies së ndihmës juridike pa pagesë, duke realizuar interesin publik dhe duke promovuar barazinë e të drejtave për të gjithë.

Si lindi Res Publica?

Formalisht krijimi i Res Publica përkon me regjistrimin e saj si qendër në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Por natyrisht që përpara këtij momenti formal, qendrojnë përpjekjet më të hershme të grupit fillestar të punës, i cili u angazhua me çështje të një ndjeshmërie të veçantë sociale që prekin interesin publik.

Grupi fillestar u krijua si pasojë e angazhimit spontan të një grupi miqsh në një moment të vështirë për shoqërinë shqiptare, të njohur për opinionin publik. Bëhet fjalë për shpërthimin e Gërdecit në 15 mars 2008, ku si pasojë e shpërthimit tragjik, shumë njerëz mbetën viktima të menaxhimit të papërgjegjshëm nga ana e autoriteteve shtetërore, të procesit të demontimit të armëve në fabrikën famëkeqe.

Me kalimin e kohës, duke parë kompleksitetin që çështja mori në shumë nivele, kryesisht në atë ligjor dhe procedural, nisur nga situata e krijuar për familjarët e viktimave, të cilët nuk po arrinin të gjenin dot drejtësi, si dhe nga eksperiencat personale të çdo dite lidhur me mosfunksionimin e

hallkave të caktuara të drejtësisë shqiptare, grupi fillestar i punës pati idenë e organizimit të mirëfilltë për t’i dhënë një tjetër impuls çështjes dhe efektivitetit të zgjidhjes së saj.

Cilët janë njerëzit e Res Publica?

Bëhet fjalë për një grup juristësh të rinj, pjesëtarë të përhershëm të stafit të Res Publica, si dhe të tjerë juristë dhe specialistë të jashtëm të fushave që lidhen me objektin e veprimtarisë, si ekspertë në çështjet sociale, në çështjet e familjes, në çështjet e punës, etj.

Personalisht vij nga një formim juridik dhe eksperiencë si juriste dhe pedagoge në fushën e drejtësisë. Angazhimi me Res Publica nënkupton jo vetëm një kontribut personal në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por gjithashtu përfaqëson                një mundësi shumë të mirë për t’u pasuruar me eksperiencë dhe rritje profesionale, duke pasur parasysh angazhimin që kërkon kjo punë, përgatitjen e vazhdueshme, larminë e çështjeve sociale, etj.

Andi Kananaj, një tjetër koleg dhe kontribues kryesor i Res Publica, vjen si njohës shumë i mirë i shoqërisë civile, me një eksperiencë disa vjeçare dhe të pasur në fushën e të drejtave, promovimit të shoqërisë civile, të përballjes me institucionet në raport me qytetarin, etj. E gjithë kjo e mbështetur edhe në formimin e tij në drejtësi dhe eskperiencën në fushën ligjore përgjatë punës disa vjeçare në shoqërinë civile. I angazhuar   vazhdimisht   në përcaktimin  e  strategjisë  së mbrojtjes ligjore, Andi gjithashtu ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut shumë të rëndësishëm në koordinimin e grupi të punës dhe në marrëdhëniet me mediat.

Dorian Matlija vjen nga një eksperiencë gjithashtu e pasur në avokaturë, sidomos për sa i përket ligjit procedural dhe përballjes me gjykatat. Kjo eksperiencë është e pasuruar edhe nga angazhimet e tij të mëparshme si jurist në administratën shtetërore në pozicione drejtuese. Dori është vazhdimisht i angazhuar me kontaktet dhe marrëdhëniet me individët, kategoritë dhe grupet në nevojë, me institucionet, kryesisht ato gjyqësore, duke qenë gjithashtu një nga avokatët kryesorë të grupit të punës.

Cili është projekti më i rëndësishëm me të cilin po merreni tani?

Qendra është e angazhuar në një seri projektesh të rëndësishme, prej të cilëve sidoqoftë më i rëndësishmi mbetet projekti mbi Gërdecin, i cili motivoi edhe krijimin e qendrës. Çështja është nga më të rëndësishmet jo vetëm për kapitalin e dëmtuar njerëzor si pasojë e shpërthimit, por sidomos   për   implikimin   e organeve shtetërore në këtë çështje, përgjegjësitë e thella të munguara nga ana e organeve shtetërore në ekspozimin tragjik të banorëve të zonës ndaj pasojave tragjike dhe shumë të rënda mbi shëndetin, integritetin njerëzor, cënimin e pronës, mbrojtjen e munguar të të miturve, etj. Por ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen është fakti se sot e kësaj dite përgjegjësit kryesorë për këtë tragjedi nuk janë akoma përpara organeve të drejtësisë.

Sidoqoftë, Res Publica ka në axhendën e saj një sërë projektesh të tjera lidhur më çështjet e punësimit dhe të pushimit nga puna, si në rastin e punonjësve të Albpetrolit, apo të sigurisë së munguar në punë të minatorëve, çështja e ushtarakëve dhe e sigurimeve të tyre shoqërore, etj.

Siç mund të kuptohet, qëllimi ynë është adresimi i çështjeve në mënyrën e duhur përpara institucioneve të drejtësisë lidhur me grupe identitare apo kategori në nevojë të cilat nëse kanë sukses, mund të krijojnë precedentë pozitivë për të ardhmen.

Si do ta përshkruanit punën tuaj?

Puna që kryejmë është mëse angazhuese dhe si çdo angazhim serioz kërkon pasionin për punën dhe sidomos për njerëzit. Ajo ka të bëjë me njerëzit me të cilët ndahen eksperienca,      me përgatitjen e vazhdueshme profesionale e cila sfidohet nga larmia e çështjeve që lindin, por edhe me dëshirën për të ndihmuar dhe realizuar diçka të mirë. Ka të bëjë edhe me kolegët dhe më mënyrën se si punohet në grup.

Përballja me çështjet probono është një sfidë e vazhdueshme në fushat ku drejtësia vepron ose duhet të veprojë, gjë që kërkon përkushtim por që të jep njëkohësisht edhe kënaqësi.

Ç’përshtypje keni për aktivitetin e deritanishëm dhe cila është perspektiva për të ardhmen?

Duke qenë në hapat e parë të eksperiencës tonë të punës së organizuar në grup si dhe duke pasur parasysh kompleksitetin e veprimtarive të deritanishme, mund të them se kemi ecur mjaft mirë dhe të koordinuar si në aspektin e brendshëm, pra me njëri tjetrin, dhe në atë të jashtëm, pra lidhur me grupet e interesit, me individët në nevojë, me institucione e partnerë që merren më çështje të ngjashme dhe që na japin mundësinë që të përfitojmë nga eksperienca të tjera të suksesshme.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ndihma për njerëzit, realizimi i ndryshimit të mentalitetit mbi ligjin dhe besimin tek ai janë shpërblyese dhe frymëzuese gjithashtu, sepse ligji, me përgatitjen, përkushtimin dhe ndjeshmërinë e duhur, funksionon. Duhet të funksionojë.

Previous Post

Fillon punë Qendra

Next Post

Katër vjet të humbura

Respublica

Respublica

Next Post
Katër vjet të humbura

Katër vjet të humbura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Mijëra qytetarë që u prekën nga skema e rindërtimit “u dëbuan” nga banesat në shpërfillje të plotë të ligjit

Mijëra qytetarë që u prekën nga skema e rindërtimit “u dëbuan” nga banesat në shpërfillje të plotë të ligjit

06/01/2023
Private: Rindërtimi – Zbardhet vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës që zbulon abuzimin e Bashkisë së Tiranës në vendimet e prishjes së pallateve në Kombinat

Rindërtimi – Zbardhet vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës që zbulon abuzimin e Bashkisë Tiranë për prishjen e pallateve në Kombinat

06/12/2022
Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

13/01/2023
Rindërtimi – Banorët nën presion nga Bashkia Tiranë për të braktisur pallatin e planifikuar për t’u shembur

Rindërtimi – Banorët nën presion nga Bashkia Tiranë për të braktisur pallatin e planifikuar për t’u shembur

02/12/2022
Me vendim gjykate, uji më 2017 ishte i papijshëm në Tiranë.

Me vendim gjykate, uji më 2017 ishte i papijshëm në Tiranë.

6
Bunkeri i Magjistraturës

Bunkeri i Magjistraturës

3
Nis funksionimin Publeaks.al, një platformë e re për të drejtën e informimit

Nis funksionimin Publeaks.al, një platformë e re për të drejtën e informimit

3
Lidhje te rendesishme, ku mund te merret informacion i vlefshem

Lidhje te rendesishme, ku mund te merret informacion i vlefshem

2
Letër e hapur e Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Res Publica për Bashkinë Tiranë

Letër e hapur e Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Res Publica për Bashkinë Tiranë

13/01/2023
Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

13/01/2023
Letër e hapur për respektimin e standardeve ligjore të zhvendosjes së familjeve

Letër e hapur për respektimin e standardeve ligjore të zhvendosjes së familjeve

12/01/2023
Ç’të bën Bashkia, s’ta bën as Perëndia!

Ç’të bën Bashkia, s’ta bën as Perëndia!

12/01/2023

Recent News

Letër e hapur e Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Res Publica për Bashkinë Tiranë

Letër e hapur e Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit dhe Res Publica për Bashkinë Tiranë

13/01/2023
Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

Letër e hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit për rindërtimin

13/01/2023
Letër e hapur për respektimin e standardeve ligjore të zhvendosjes së familjeve

Letër e hapur për respektimin e standardeve ligjore të zhvendosjes së familjeve

12/01/2023
Ç’të bën Bashkia, s’ta bën as Perëndia!

Ç’të bën Bashkia, s’ta bën as Perëndia!

12/01/2023
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Stafi
  • Mbeshtetesit
  • Sherbime
  • Veprimtari
  • Kontakt
  • Linke

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Objektivat strategjikë
    • Vizioni
    • Misioni
    • Vlerat
  • Stafi
    • Stafi ekzekutiv
  • Mbeshtetesit
    • Donatoret
      • Partneret
  • Sherbime
    • Aplikimi Online
    • Përfaqësimi në gjykatë
    • Keshillimi
  • Veprimtari
    • Trajnime
    • Projektet
    • Nismat
    • Publikime
  • Kontakt
  • Linke
    • Kerkesa Online
    • Gjurmo Online
    • Aplikacioni tone Android

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT