• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

Res Publica, letër e hapur GJKKO-së: Gjykata të administrojë gjykimin e jo redaksitë e lajmeve

Respublica by Respublica
07/09/2026
in Lajme te reja, Opinione, Veprimtari
0
Res Publica, letër e hapur GJKKO-së: Gjykata të administrojë gjykimin e jo redaksitë e lajmeve
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Res Publica, përmes një letre të hapur drejtuar Kryetarit të GJKKO-së, z. Erion Bani, kërkon rishikimin e menjëhershëm të Rregullores së Brendshme dhe shfuqizimin e dispozitave që cenojnë aksesin e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Rregullorja, që nisi zbatimin më 1 shtator 2026, vendos një sërë pengesash për raportimin nga gjykata. Ajo kushtëzon ndjekjen e seancave publike me akreditim, kërkon paraqitjen e kërkesës të paktën 24 orë përpara dhe i nënshtrohen autorizimit paraprak intervistat dhe deklaratat për median në ambientet publike të Gjykatës. Ajo parashikon gjithashtu kontroll të gjerë mbi materialin audioviziv dhe masa që mund të çojnë në pezullimin e akreditimit deri në gjashtë muaj ose revokimin e tij.

Një problem tjetër lidhet me ndalimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike për gazetarët në sallën e gjykimit. Telefoni dhe laptopi nuk janë thjesht sende personale, por mjete pune. Ato përdoren për shënime, konsultimin e dokumenteve, komunikimin me redaksinë dhe përgatitjen e lajmit. Ndalimi i filmimit, regjistrimit ose transmetimit pa autorizim nuk është njëlloj me ndalimin e vetë mbajtjes së pajisjes.

Res Publica kërkon që edhe për gazetarët të ndiqet i njëjti parim që duhet të vlejë për çdo pjesëmarrës në proces, që përdorimi konkret i pajisjeve të kontrollohet nga kryesuesi i seancës, jo të ndalohet paraprakisht dhe në mënyrë absolute nga një rregull administrativ. Gjykata Kushtetuese ndjek një model shumë më proporcional, duke lejuar pajisjet mobile me zërin e çaktivizuar dhe duke i lënë kryesuesit të ndërhyjë vetëm nëse përdorimi pengon zhvillimin normal të seancës. Edhe praktika e Gjykatës së Lartë tregon se solemniteti mund të ruhet pa ua hequr gazetarëve mjetet e punës.

Kjo Rregullore është shumë problematike. Jo vetëm që kushtëzimi i aksesit të gazetarëve me akreditim bie ndesh me standardet e Këshillit të Evropës, por krijon edhe absurditete ku gazetarit i kërkohet të dijë sot se çfarë do të jetë lajm nesër. Seancat urgjente, ndryshimet e kalendarit dhe zhvillimet e paparashikuara janë pjesë e përditshme e raportimit. Një seancë publike nuk mund të kthehet në një aktivitet ku hyrja varet nga rezervimi një ditë më parë.

Po aq shqetësuese është që një gazetar të duhet të marrë leje për të intervistuar dikë në hollin e Gjykatës, apo që një avokat ose palë të kërkojë autorizim për të dhënë një deklaratë për median.

Res Publica mbështet nevojën për siguri, rend dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në proces. Por këto dispozita shkojnë përtej këtij qëllimi dhe ngrenë probleme serioze në raport me Kushtetutën dhe standardet evropiane të lirisë së shprehjes. Edhe mundësia e humbjes së aksesit për muaj me radhë krijon një efekt të fortë frenues mbi punën e gazetarëve.

Përmes letrës, Res Publica kërkon rishikimin e dispozitave kufizuese dhe pezullimin e zbatimit të tyre deri në përfundimin e këtij procesi, si dhe shpreh gatishmërinë për konsultim me Gjykatën dhe organizatat e gazetarëve.

Media është një nga mjetet përmes të cilave realizohet publiciteti i drejtësisë. Rregullat e sigurisë duhet të mbrojnë gjykimin, jo ta izolojnë atë nga publiku dhe as t’u heqin gazetarëve mjetet me të cilat bëjnë punën e tyre.

Mbështetur nga #National Endowment for Democracy.

leter kryetarit te GJKKO – problemet e rregullores per gazetaretDownload
Tags: liria e shprehjesliria e shtypitNational Endowment for Democracyte drejtat e njeriut
Previous Post

Res Publica kallëzon penalisht efektivët e Policisë për ndalimin e qytetarit që po filmonte në protestën e datës 1 shtator 2026

Respublica

Respublica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Programe
  • Veprimtari
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT